KQZ publikon adresat e Qendrave të Votimit në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut

14/11/2020

Prishtinë, 14 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar adresat e të gjitha Qendrave të Votimit, në të cilat do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

Sipas kësaj liste, në Komunën e Podujevës janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 Vendvotime, ndërsa në Komunën e Mitrovicës së Veriut janë 7 Qendra të Votimit me gjithsej 27 Vendvotime, të cilat do të hapen në ditën e zgjedhjeve më 29 nëntor 2020.

Lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut 2020

Lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë