KQZ mban programin e trajnimit për anëtarët e KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

01/11/2020

Prishtinë, 1 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti programin orientues për anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e MItrovicës së Veriut.

Ky program, ka për qëllim njoftimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve me të drejtat, detyrat dhe obligimet e tyre gjatë mandatit të tyre në KKZ.

Gjatë trajnimit, vëmendje e madhe i është kushtuar ndërlidhjes së punës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve me koordinimin në terren; shërbimin votues; shërbimin e trajnimit; si dhe me Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në kuadër të përgatitjes së procesit zgjedhor që do të mbahet më 29 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka emëruar 9 anëtarët të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut.

Ndërkaq, anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Podujevë janë emëruar më 14 shkurt 2020.

Sipas ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) është organ përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore brenda territorit të komunës.