Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Përfundon shtypja e fletëvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2021

  Është përmbyllur shtypja e fletëvotimeve të Zgjedhjeve Lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021. Shtypja e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për Zgjedhjet për Kuvende Komunale është bërë në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, Cetis, në Celje të Sllovenisë. Procesi i shtypjes është bërë konform standardeve [...]

Mbahet faza e parë e programit trajnues për Zgjedhjet Lokale 2021

  Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur fazën e parë të programit të trajnimit. Programi i trajnimit për 260 trajnerët, të cilët do të angazhohen në të gjitha komunat e Kosovës, është zhvilluar sipas planifikimeve me planin operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Ky program [...]

 Rikujtim – Afati për akreditimin e mediave përfundon më 2 tetor 2021

  Prishtinë, 28 shtator 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar të presë aplikimet për akredimin e mediave për Zgjedhjet Lokale 2021. Afati i fundit për aplikimin e mediave për t’u akredituar përfundon më 2 tetor 2021. KQZ njofton se vetëm mediat e akredituara mund të përcjellin procesin e votimit në [...]

Periudha e votimit përmes postës, 15 shtator – 15 tetor 2021

  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri [...]

Të dhëna për listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës

  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021. Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban: - 1 milion e 885 mijë [...]

Njoftim – Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 8 shtator, ora 10:00), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë (ish-Rilindjes), kati 0 (përdhesë). Obaveštenje - Izvlačenje žreba za redosled političkih subjekata na glasačkom [...]

Këta janë kandidatët e certifikuar për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale (Dokument)

  Prishtinë, 3 shtator 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, publikon listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për Zgjedhjet Lokale 2021. Listën e kandidatëve [...]

Go to Top