Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 34 Komunave

  Prishtinë, 29 tetor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të 34 Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021. Një ditë më herët, më 28 tetor, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për [...]

Në QNR fillon rinumërimi i rreth 300 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale

  Prishtinë, 30 tetor 2021 – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të rreth 300 vendvotimeve të cilat u takojnë Zgjedjeve për Kuvende Komunale që u mbajtën më 17 tetor 2021. Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendikm për rinumërimin e këtyre vendvotimeve pasi ka mospërputhje të votave [...]

Njoftim për votimin jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedheve për Kryetarë të Komunave

  Prishtinë, 29 tetor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për raundin e parë, se ka filluar periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu [...]

Rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave

Prishtinë, 28 tetor 2021, 11:10 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeveb Lokale për Kryetarë të Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata [...]

Këto janë afatet e aktiviteteve zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave

  Prishtinë, 21 tetor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e planit operacional për organizimin e raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Në këtë plan përfshihen të gjitha aktivitetet që do të realizohen nga KQZ-ja për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve. Afatet e aktiviteteve kryesore zgjedhore janë këto: [...]

Publikimi i Formularëve të Rezulateve të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendeve Komunale

  Prishtinë, 19 tetor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e kopjeve të skanuara të Formularëve të Rezultateve të subjekteve politike të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor. Sipas procedurave, këta formularë skanohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve [...]

Në QNR numërohen votat nga jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021

  Prishtinë, 24 tetor 2021 – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat jashtë Kosovës, të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021. Në fillim të numërimit të tyre, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi njoftoi mediat se gjatë periudhës së votimit përmes postës, Komisioni [...]

KQZ heton 255 vendvotime të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale

Prishtinë, 24 tetor 2021 – Me qëllim të saktësisë së procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar një procedurë të veçantë për të hetuar një numër të caktuar vendvotimet. KQZ do të hetojë 10% të vendvotimeve të çdo komunë që i takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale. Këto vendvotime që do të hetohen, e që [...]

KQZ vendos të rinumërohen 23 vendvotime

  Prishtinë, 21 tetor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 23 vendovtimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës. Procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve edhe në prezencën e vëzhguesve. Sipas vendimit të KQZ-së, 8 vendvotime i takojnë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave [...]

Njoftim lidhur me pranimin e materialit zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

  Prishtinë, 18 tetor 2021 – Pas përfundimit të procesit të votimit dhe përfundimit të procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi lidhur me ecurinë e procesit pas ditës së zgjedhjeve. Në një konferencë për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi njoftoi për procedurat [...]

Go to Top