Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Këtu i gjeni të gjitha udhëzimet e KQZ-së për masat mbrojtëse nga COVID-19

Pas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit me COVID-19, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dy udhëzime administrative. Udhëzimi administrativ për masat mbrojtëse për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve me qëllim të parandalimit të infeksionit me COVID-19: https://localhost/kqz/wp-content/uploads/2020/11/1154-2020-Vendim-per-miratimin-e-udhezimit-adm-nr-03-2020_17-11-2020_1.pdf Udhëzimi administrativ për votimin e personave të cilët [...]

Vendim për kufizimin e numrit të vëzhguesve në vendvotime të partive politike dhe organizatave

Prishtinë, 28 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për kufizimin e numrit të vëzhguesve në vendvotimet gjatë procesit të votimit në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, më 29 nëntor 2020. Sipas vendimit të KQZ-së një subjekt politik dhe një organizatë, në të njëjtën kohë, mund të angazhojnë në [...]

KQZ miratoi masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve (Dokument)

Prishtinë, 17 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje tw kryesuar sipas radhws nga anwtari, Eshref Vishi.   Në këtë mbledhje, në kuadër të përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, KQZ mori vendim për miratimin e udhëzimit administrativ për masat mbrojtëse për [...]

Njoftim lidhur me akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut

Prishtinë, 16 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke pritur aplikimet për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Afati për aplikim për akreditim të vëvzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve është [...]

KQZ publikon adresat e Qendrave të Votimit në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut

Prishtinë, 14 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar adresat e të gjitha Qendrave të Votimit, në të cilat do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut. Sipas kësaj liste, në Komunën e Podujevës janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 Vendvotime, ndërsa [...]

Tërhiqet shorti për renditjen e kandidatëve për kryetar në fletëvotimin e zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë, 12 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të  jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.   Renditja në fletëvotim Kandidati për kryetar dhe subjekti politik [...]

KQZ miraton udhëzimin për votimin e personave të infektuar me COVID-19 dhe të vetizoluar (Dokument)

Prishtinë, 10 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e udhëzimit përmes së cilit përcaktohet mënyra e identifikimit, konfirmimit dhe votimi i qytetarëve me të drejtë vote, të cilët për shkak të testit pozitiv me COVID-19 janë në karantinë shtëpiake dhe të atyre që u është caktuar masa e vetizolimit.   [...]

Kryetarja e KQZ-së priti në Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog

Prishtinë, 4 nëntor 2020 – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim njoftues Shefin e Zyrës së BE-së dhe njëherit Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomáš Szunyog. Kryetarja e KQZ-së, Daka i uroi detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me qëllim të avancimit të proceseve zgjedhore në [...]

KQZ publikoi raportet financiare të partive politike për vitin 2019

Prishtinë, 2 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike të cilat i përkasin vitit 2019. Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i raporteve vjetore financiare, proces i cili bëhet nga auditorë auditorë të cilët i përzgjedhë Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e [...]

Ka filluar periudha e regjistrimit të personave me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile 2 nëntor – 6 nëntor 2020

Të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut më të drejtë vote, të cilët për shkak të nevojave të tyre të veçanta nuk mund të dalin për të votuar në vendvotimin e tyre, kanë të drejtë të kërkojnë votimin përmes ekipeve mobile në shtëpitë e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i [...]

Go to Top