Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

PERIUDHA PËR NDËRRIMIN E QENDRAVE TË VOTIMIT 23 prill – 29 prill 2019

Gjatë kësaj periudhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës ju ofron mundësin të gjithë votuesve për ndërrimin e Qendrës së Votimit sipas zgjedhjes së tyre dhe sa më afër vendbanimit të tyre të përhershëm. Votuesi mund të kërkoj ndërrimin e qendrës së votimit nga data 23 prill 2019 deri me datën 29 prill [...]

VOTIMI PËRMES POSTËS – Periudha e aplikimit/regjistrimit 23 – 30 prill 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan më 19 maj 2019. Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës, por që jetoni jashtë Kosovës, ju mund të aplikoni për regjistrim për të votuar [...]

AFATI PËR APLIKIM PËR AKREDITIMIN E VËZHGUESVE DHE MEDIAVE 9 PRILL – 12 MAJ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 9 prill ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj. Sipas vendimit të KQZ-së, ky afat përfundon me datë 12 [...]

Mbahet programi trajnues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Në këtë drejtim, KQZ ka filluar me programin orientues të trajnimit për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga këto katër komuna. Ky program synon ngritjen e nivelit profesional të [...]

Përmbyllet afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të Subjekteve Politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj. Gjatë kësaj kohe (9 prill – 18 prill) kanë aplikuar [...]

KQZ-ja emëroi anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Në vazhdim të mbledhjes, kryetarja e KQZ-së bëri [...]

Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike 9 PRILL – 18 PRILL

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha Subjektet Politike (Partitë Politike, Kandidatët e Pavarur, Koalicionet dhe Iniciativat Qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan se afati i aplikimit për certifikim ka filluar më 9 prill dhe përfundon më 18 [...]

KQZ-ja vazhdon me përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin Operacional për organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019. Ky plan parasheh të [...]

Go to Top