Nė bazė tė nenit 64.2, paragrafi a) dhe nenit 128.2 tė Ligjit pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit Nr. 03/L-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės, Ligjit Nr. 03/L-072 pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės, si dhe Rregullores sė Punės sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, neni 17, pika d), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me datėn 00.11.2015, nxjerr ketė: UDHĖZUES PER MENAXHERĖT DHE STAFIN E QENDRAVE TĖ VOTIMIT I. DISPOZITATEPĖRGJITHSHME Neni 1 Qėllimi Qėllimi i kėtij Udhėzuesi ėshtė pėrcaktimi i detyrave dhe pėrgjegjėsive tė Menaxherit tė Qendrės tė Votimit dhe Personelit tjetėr ndihmės tė Qendrės sė Votimit. Neni 2 Fushėveprimi Dispozitat e kėtij Udhėzuesi janė tė detyrueshme pėr tė gjithė menaxherėt dhe personelin tjetėr ndihmės tė Qendrės sė Votimit. Neni 3 Pėrkufizimet “Qendra e Votimit”(QV) - do tė thotė ndėrtesa ku ndodhen njė apo mė shumė vendvotime, me qėllim tė votimit nė zgjedhje, dhe pėrfshinė njė hapėsirė publike brenda rrezes 25 metra nga dera e hyrjes nė ndėrtesė. “Vendvotimi”(VV) - do tė thotė njė dhomė, njė sallė ose objekt i ngjashėm, pėr qėllime tė votimit nė Ditėn e Zgjedhjeve. “Menaxheri i Qendrės se Votimit”- ėshtė personi zyrtar i cili kryen detyra teknike dhe ėshtė pėrgjegjės pėr organizimin dhe planifikimin e tė gjitha aktiviteteve zgjedhore nė Qendrėn e Votimit dhe jashtė saj, nga dera e hyrjes nė hapėsirėn e rrezes prej 25 metrash jashtė QV-sė. “Personeli ndihmės i Qendrės sė Votimit” - konsiderohet: zyrtari i tavolinės ndihmėse, Asistenti i Qendrės sė Votimit dhe zyrtari pėr futjen e tė dhėnave tė rezultateve preliminare. “Zyrtari i tavolinės ndihmėse” - ėshtė personi zyrtar i cili pėrmes Listės Votuese tė Komunės (LV e K), i drejton votuesit pėr nė qendrėn dhe vendvotimin adekuat ku janė caktuar pėr tė votuar. “Asistent i Qendrės sė Votimit” - ėshtė personi zyrtar i cili do tė drejtojė votuesit brenda dhe jashtė Qendrės sė votimit. ”Zyrtari pėr futjen e tė dhėnave tė rezultateve preliminare” - ėshtė personi zyrtar i cili raporton lidhur me pėrqindjen e daljes nė votim dhe rezultatet preliminare nė mėnyrė elektronike – K-Vote ose tė ngjashme. Neni 4 Nominimi dhe emėrimi i menaxherėve tė Qendrave tė Votimit 1. Menaxherėt e Qendrave tė votimit nominohen nga KKZ-ja dhe emėrohen nga Komisioni. 2. Stafi ndihmės i QV-sė emėrohet nga KKZ-ja me short, nė mesin e punėtorėve me kualifikimin mė tė lartė tė institucioneve nė mesin e personave qė paraprakisht kanė shfaqur gatishmėri pėr tu angazhuar si personel ndihmės i QV-sė. Pas shortit, KKZ-ja bėn pėrpjekje qė tė angazhojė stafin nė QV-nė ku ata votojnė. Neni 5 Kriteret e pėrgjithshme pėr menaxherėt dhe stafin e Qendrės sė Votimit 1. Asnjė person nuk mund tė shėrbejė si menaxher dhe si staf i QV-sė, nėse ai ėshtė: 1.2. Kandidat pėr funksion tė zgjedhur nė Kosovė, 1.3. Nė pozite tė lartė publike nė pajtim me LZP-nė, 1.4. Nė pozita tė lartė nė parti politike (kryetari i degės sė partisė, nėnkryetari i degės, sekretar, si dhe anėtari i kryesisė sė degės). 1.5. Pa diplome universitare, 1.6. Anėtar i Kuvendit (komunal dhe qendror) nė Kosovė dhe jashtė saj, 1.7. Anėtar i ndonjė KKZ-je, Sekretariati ose Komisioni, 1.8. Pjesėtar i Policisė sė Kosovės, pjesėtar i Forcės Sigurisė se Kosovės ose pjesėtar i ndonjė shėrbimi tjetėr ushtarak, tė sigurisė ose inteligjencės, 1.9. Shpallur i paaftė mendėrisht me njė vendim pėrfundimtar gjyqėsor, 1.10.Ėshtė shpallur fajtor pėr vepėr penale gjatė tri viteve tė fundit me njė vendim pėrfundimtar gjyqėsor, 1.11. Paraprakisht, me vendim tė Komisionit apo PZAP-sė ėshtė vėrtetuar se ka cenuar procesin zgjedhor, apo secili ndaj tė cilit ėshtė duke zhvilluar procedurė penale pėr vepėr penale nga kapitulli XVIII i Kodit Penal tė Kosovės. Neni 6 Pėrbėrja dhe menaxhimi i QV-sė 1. Qendra e Votimit menaxhohet nga personat si vijon: 1.1. Menaxheri i Qendrės sė Votimit, 1.2. Asistentėt e Qendrės sė Votimit (mbajtėsit e rendit/kontrollorė tė radhės), 1.3. Personeli i Tavolinės Ndihmėse, 1.4. Personeli pėr futjen e tė dhėnave tė rezultateve preliminare. 2. Ēdo Qendėr e Votimit udhėhiqet vetėm nga njė (1) menaxher. 3. Numri i nevojshėm i asistenteve tė QV-sė caktohet nė bazė tė “Formulės pėr mėnyrėn e nominimit tė personelit ndihmės”, e cila ėshtė pėrgjegjėsi e KKZ-sė, nė afatin e pėrcaktuar me plan operacional. 4. Numri i nevojshėm tavolinave dhe personelit tė tavolinave ndihmėse pėr QV-tė, caktohet nga KKZ-ja, nė afatin e pėrcaktuar me plan operacional. 5. Lista e nominimeve tė stafit tė QV-sė duhet tė pėrmbajė: a) Kodin e komunės, emrin e QV-sė dhe numrin, b) Emrin, c) Mbiemrin, d) Numrin personal, kopjen e LNJ-sė, e) Datėn e lindjes, f) Numrin e telefonit, g) Numrin e llogarisė bankare pėr ēdo tė nominuar, h) Pėrvojėn nė zgjedhje, i) Shkollimin, j) Pozitėn e tė nominuarit/asistent/ėve ndihmės, k) Pozitėn qė mban nė institucion, l) Datėn dhe vendin e dorėzimit tė listės sė nominimeve, m) Nėnshkrimin e pranuesit tė listės nga pėrfaqėsuesi apo Kryesuesi i KKZ-sė. 6. Ēdo personel/staf i QV-sė, duhet tė nėnshkruaj Marrėveshjen e Veēantė mbi Shėrbimin dhe Kodin e Mirėsjelljes. 7. KKZ-ja, jo mė vonė se 45 ditė, para ditės sė zgjedhjeve, nė pajtim me planin operacional, pėrmes njė njoftimi tė vendosur nė tė gjitha institucionet qė shėrbejnė si qendra votimit, fton tė punėsuarit e interesuar qė tė aplikojnė pėr tu angazhuar si personel i QV-sė. 8. Aplikimi pėr tu angazhuar si personel ndihmės i QV-sė, personeli i institucioneve qė shėrbejnė si QV, duhet ta bėjnė jo me vonė se tridhjetė (30) ditė para ditės se zgjedhjeve. Aplikimi bėhet individualisht nė KKZ-nė e komunės pėrkatėse. 9. Shorti pėr pėrzgjedhjen e personelit ndihmės tė QV-sė, bėhet nga KKZ-ja, nė prani tė vėzhguesve, jo mė vonė se njėzet e pesė (25) ditė para ditės sė zgjedhjeve. Neni 7 Pėrgjegjėsitė dhe detyrat e menaxherit tė QV-sė para ditės sė zgjedhjeve 1. Menaxheri dhe personeli ndihmės i QV-sė vijojnė trajnimin tė cilin e organizon KKZ-ja (mbi rolin, detyrat dhe pėrgjegjėsit e tij, njė ditė para zgjedhjeve dhe nė ditėn e zgjedhjeve, si dhe tė stafit teknik tė QV-sė). 2. Menaxheri i QV-sė, njė ditė para ditės sė zgjedhjeve, obligohet sipas planit operacional tė Komisionit, respektivisht KKZ-sė, tė bėjė hapjen e QV-sė nė kohėn e caktuar pėr rregullimin e Qendrės sė Votimit dhe vendvotimeve. 3. Pėrmes Kryesuesit tė Vendvotimit tė dyfishtė, pranon pakon e materialeve pėr QV-nė, edhe atė: a) Shenjat/tabelat e Qendrės sė Votimit, b) Shabllonin Raportues pėr tė raportuar nė ditėn e votimit, c) Listėn e gjerė komunale tė votuesve pėr Tavolinėn Ndihmėse, d) Afishet/posterėt mbi atė se si tė votohet, e) Materialin administrativ (pėr zyrė). 4. Nė bashkėpunim me KKZ-nė dhe Policinė, kujdeset pėr sigurinė e materialit zgjedhor jo tė ndjeshėm tė pranuar njė ditė para zgjedhjeve; 5. Planifikon radhitjen e Vendvotimeve nė Qendrėn e Votimit. 6. Siguron akomodimin dhe vendosjen e Tavolinės Ndihmėse dhe tė personelit tė Tavolinės Ndihmėse. 7. Siguron akomodimin (afėr Tavolinės Ndihmėse) tė stafit pėr futjen e tė dhėnave tė rezultateve preliminare 8. Vendos shenjat orientuese shtesė, nė mėnyrė qė tė lehtėsohet/ndihmohet qarkullimi i votueseve, nėse ėshtė e nevojshme. 9. Pėrkujdeset rreth ngritjes/organizimit tė duhur tė ndėrtesės dhe vendit pėr rreth, pėr tė lehtėsuar qasjen nė Qendrėn e Votimit. 10. Vendos shenjat orientuese dhe organizimin e radhėve tė votuesve, duke pėrdorur shiritat si barrierė/kufizim, nėse ėshtė e nevojshme. Dyert hyrėse dhe dalėse duhet tė jenė tė shėnuar nė mėnyrė tė qartė. Dyert tjera duhet tė jenė tė mbyllura ose bllokuara pėr tu siguruar qė ato tė mos pėrdoren. 11. Pėrkujdeset qė shenjat adekuate tė jenė shfaqura brenda dhe jashtė Qendrės sė Votimit. 12. Vendos tabelėn e Qendrės sė Votimit tė shfaqura nė mėnyrė tė qartė/dukshme nė hyrje tė QV-sė. 13. Vendos shenjat shigjetat orientuese pėr t'i orientuar votuesit (duke vizatuar nė letėr tė bardhė - p.sh. shigjetat nė mur, shenjat/shigjetat duke treguar drejtimin brenda/jashtė objektit, etj.) - tė ngjiten dhe vendosen ashtu siē duhet, duke iu siguruar atyre qarkullim qarkor (unazor). 14. Vendos tabelat/shenjat me numrin e vendvotimit dhe renditjen alfabetike per votuesit, tė cilat duhet tė jenė tė dukshme. 15. Vendos posterėt pėr informim tė votuesve ("Si tė votoni", posterėt e listės sė kandidatėve, etj.). Duhet tė jenė tė vendosur nė mėnyrė tė atillė qė votuesit tė mund t'i lexojnė. 16. Pėrkujdeset sė bashku me kryesuesit e KVV-ve qė tė gjitha materialet nga fushata tė jenė larguar nga brenda dhe jashtė Qendrės sė Votimit, nė perimetėr prej 100 metrash pėrreth QV-sė. 17. Pėrkujdesja/sigurimi qė tė ketė nė dispozicion tavolina dhe karrige tė mjaftueshme. 18. Takimi me personelin e Qendrės sė Votimit - Tavolinėn Ndihmėse dhe Asistentėt e Qendrės sė Votimit, dhe informimi i tyre shkurtimisht lidhur me detyrat dhe obligimet qė iu janė caktuar nė ditėn e zgjedhjeve. 19. Pėrkujdeset qė i tėrė personeli i Qendrės sė Votimit tė jetė informuar se duhet tė jetė i pranishėm nė Qendrėn e Votimit jo mė vonė se nė orėn 05:30 nė ditėn e zgjedhjeve. 20. Pėr te gjitha detyrat nga ky nen, ėshtė pėrgjegjės t’i zbatojė, duke u bazuar ne udhėzimet e dhėna nga Komisioni, pėrmes KKZ-sė. Neni 8 Pėrgjegjėsitė dhe detyrat e menaxherit tė QV-sė nė ditėn e zgjedhjeve 1. Sigurohet qė objekti - Qendra e Votimit tė jetė hapur para orės 05:30, pėr tu bėrė pėrgatitjet pėrfundimtare tė QV-sė, pėr tu hapur pėr votim nė orėn 07:00. 2. Sė bashku me asistentėt e QV-sė kujdeset pėr orientimin e votuesve drejt vendvotimeve pėrkatėse, nė mėnyrė qė tė mos krijohen turma tė votuesve. 3. Mbikėqyrė punėn e personelit teknik tė QV-sė. 4. Deri nė orėn 07:15, raporton nė KKZ lidhur me hapjen apo jo tė QV-sė dhe vendvotimeve, ndėrsa pėr statistikat e pėrqindjes sė pjesėmarrjes sė votuesve, raporton nė KKZ sipas orarit tė paracaktuar edhe atė nė orėn: 11:00 dhe 15:00, ndėrsa nė orėn 19:00 raporton pėr mbylljen apo jo tė QV-sė dhe VV-sė, si dhe pėr pėrqindjen e daljes nė votim, nėse nuk ėshtė paraparė ndryshe me plan operacional. 5. Pėr nevojat e “K-VOTE” cakton njė person ndihmės nga radhėt e stafit tė QV-sė, i cili do tė bėjė grumbullimin e tė dhėnave nga secili vendvotim, mbi pėrqindjen e daljes nė votime (nė intervalet kohore 3 herė nė ditė, nė orėn 11:00, 15:00 dhe 19:00), si dhe pas pėrfundimit tė procesit tė numėrimit, nga secili vendvotim tė marrė nga Kryesuesi i Vendvotimit kopjen e pestė (tė verdhė) tė FPR-sė dhe ta sjell tek stafi pėr futjen e tė dhėnave tė rezultateve preliminare K-VOTE. 6. Pėr nevojat e KKZ-sė, pėrmes informatave nga Kryesuesi i KVV-sė, mbanė evidencėn lidhur me vijueshmėrinė-mungesat dhe nevojėn e zėvendėsimit tė stafit zgjedhor brenda QV-sė pėrkatėse. 7. Informon KKZ-nė pėr ēdo zhvillim me rėndėsi brenda QV-sė. 8. I gjithė stafi i Qendrės sė Votimit duhet tė jetė nė Qendrėn e Votimit jo mė vonė se nė orėn 05:30 nė ditėn e zgjedhjeve. 9. Menaxheri i QV-sė duhet tė sigurohet qė stafi i Qendrės sė votimit - asistentėt e Tavolinės Ndihmėse dhe qendrave tė votimit, tė jenė tė pranishėm dhe mban evidencėn lidhur me vijueshmėrinė-mungesat dhe nevojėn e zėvendėsimit tė tyre pėrmes KKZ-sė. 10. Tė sigurohet qė tė gjitha pajisjet e Qendrės sė Votimit tė jenė gati. 11. Tė finalizojė vendosjen e Qendrės sė Votimit si dhe tė gjitha pėrgatitjet tjera tė nevojshme tė jenė gati nė kohėn e hapjes sė vendvotimeve nė orėn 07:00. 12. Tė sigurojė Listėn e gjerė komunale tė votuesve pėr stafin e Tavolinės Ndihmėse, dhe qė Tavolina Ndihmėse tė jetė e vendosur nė njė vend tė dukshėm dhe nė afėrsi tė hyrjes sė Qendrės sė Votimit, por nė mėnyrė tė atillė qė tė mos pengojė qarkullimin e votuesve. 13. Asistentėt e Qendrės sė Votimit duhet tė pozicionohen brenda dhe jashtė Qendrės sė Votimit, nė mėnyrė qė tė drejtojnė votuesit nė vendvotimin adekuat, tė cilėt arrijnė nė orėt e hershme duke mirėmbajtur dhe organizuar radhėn. 14. Tė sigurojė qė tė gjitha vendvotimet tė jenė tė organizuara/vendosura dhe tė pajisura me material tė nevojshėm. T’i raportojė KKZ-sė nėse ndonjė prej pajisjeve mungon. 15. Qendra e Votimit duhet tė hapet nė orėn 07:00. Sigurohet qė tė gjitha vendvotimet tė jenė gati pėr hapje. 16. Tė raportojė nė KKZ rreth hapjes sė tė gjitha vendvotimeve nė bazė tė udhėzimeve tė raportimit. 17. Tė njoftojė KKZ-nė rreth ēfarėdo pyetjeje, incidenti, apo problemi. 18. Sigurimi i kontrollit tė turmės tė jetė i zbatuar nė mėnyrė tė duhur nga asistentėt e Qendrės sė Votimit. 19. Pritjet e votueseve (radhėt) tė jenė tė radhitura dhe votuesit tė cilėt presin nė radhė tė ndihen rehatshėm dhe tė jenė tė drejtuar nė mėnyrė tė duhur. 20. Votuesit tė cilėt kanė nevojė pėr njė vėmendje tė posaēme (veēantė), si bie fjala votuesit e moshuar dhe gratė shtatzėna, zyrtarėt me uniformė tė Policisė se Kosovės tė cilėt janė nė detyrė, si dhe anėtarėt e ekipeve tė votimit, tė ndihmohen dhe t'iu mundėsohet dalja nė krye tė radhės. 21. Asistentėt e Qendrės sė Votimit drejtojnė votuesit nė drejtim tė vendvotimeve tė duhura brenda Qendrės sė Votimit. 22. Personeli i Tavolinės Ndihmėse t'i drejtojė votuesit drejt qendrės sė tyre tė duhur tė votimit, nė rast se janė drejtuar nė qendėr tė gabuar. 23. Kontakton me KKZ-nė rast tė ndonjė urgjence ose rasti qė ka tė bėjė me sigurinė. 24. Mbledh dhe i raporton KKZ-sė statistikat e vendvotimeve gjatė ditės sė zgjedhjeve, nė bazė tė udhėzimeve pėr tė raportuar. Bėn mbledhjen e tė gjitha informatave tė nevojshme nga tė gjitha vendvotimet para kohės sė raportimit. 25. Raporton KKZ-sė nė bazė tė udhėzimeve tė raportimit dhe nė bazė tė nevojės. 26. Menaxheri i QV-sė nuk ka tė drejtė nė asnjė rrethanė tė jetė i pranishėm brenda vendvotimit, pėrveē rasteve tė parapara me rregullore. 27. Menaxheri i QV-sė nuk ka tė drejtė nė asnjė rast qė tė interferojė nė punėn e KVV-ve. 28. Pėr tė gjitha detyrat nga ky nen, ėshtė pėrgjegjės t’i zbatojė, duke u bazuar ne udhėzimet e dhėna nga Komisioni, pėrmes KKZ-sė. Neni 9 Pėrgjegjėsitė dhe detyrat e menaxherit dhe stafit tė Qendrės sė Votimit pas mbylljes sė VV-sė 1. I njofton tė gjithė Kryesuesit e Kėshillave tė Vendvotimit se tanimė asnjė votues nuk gjendet brenda QV-sė, nė mėnyrė qė KVV-tė tė fillojnė mbylljen e VV-ve dhe fillimin e procedurave pėr numėrimin e fletėvotimeve. 2. Kujdeset deri sa tė zgjasė procesi i numėrimit qė brenda QV-sė tė hyjnė vetėm personat e autorizuar (personeli i Sekretariati/KKZ-sė, trajnerėt e KVV-sė, policia nė rast se thirret pėr intervenim). 3. Tė sigurojė qė votuesit tė cilėt ndodhen nė radhė para qendrės sė votimit nė orėn 19:00, tė lejohen tė votojnė, ndėrsa asnjė votues i cili arrin pas kėsaj kohe tė mos lejohet tė hyjė nė radhė. 4. Asistentėt e qendrės sė votimit monitorojnė pėr sė afėrmi hyrjen. Nėse jashtė hyrjes ėshtė formuar radha, njėri nga asistentėt e qendrės sė votimit duhet tė vendoset prapa personit tė fundit nė radhė, nė mėnyrė qė tė sigurojė qė asnjė person tjetėr tė mos bashkėngjitet. 5. Dalja gjithashtu duhet tė monitorohet dhe asistentėt e Qendrės sė Votimit duhet tė drejtojnė tė gjithė personat tė cilėt kanė votuar nė drejtim tė daljes. 6. Pas mbylljes sė tė gjitha vend votimeve, raporti pėrfundimtar dhe statistikat pėrfundimtare duhet t'i dorėzohen KKZ-sė nė bazė tė udhėzimeve tė raportimit. 7. Tė marrė Listėn e gjerė komunale tė votuesve nga personeli i Tavolinės Ndihmėse dhe ta kthejė nė KKZ. Neni 10 Aktivitetet gjatė procesit tė numėrimit tė rezultateve tė votimit 1. Menaxheri i Qendrės sė Votimit cakton njė asistent tė Qendrės sė Votimit i cili do tė monitorojė hyrjen e Qendrės sė Votimit. 2. Anėtarėt e Komisionit, personeli i Sekretariatit, KKZ-ja, trajnerėt, do tė kenė qasje tė pakufizuar nė Qendrėn e Votimit. 3. Vėzhguesit dhe pėrfaqėsuesit e akredituar tė mediave, nėse largohen nga VV-ja para se tė pėrfundojė numėrimi, nuk do tė lejohen tė kthehen. Neni 11 Aktivitetet pas pėrfundimit tė numėrimit tė rezultateve 1. Qendra e Votimit duhet tė lihet e pastėr, orenditė duhet tė kthehen nė vendin e tyre tė duhur. Tė gjithė posterėt dhe materiali zgjedhor duhet tė largohen dhe tė gjitha mbeturinat duhet hedhur nė mėnyrė adekuate. 2. Kryesuesi i KVV-sė dhe cilido anėtar i KVV-sė, do t’i transportojė tė gjitha materialet zgjedhore nė depon komunale tė KKZ-sė. 3. Ēdo kryesues i KVV-sė i VV-sė sė rregullt, do tė grumbullojė tėrė materialin jo tė ndjeshėm, tė cilin do ta vendosė nė thes, ndėrsa Kryesuesi i KVV-sė, nė VV-nė e dyfishtė, do ta grumbullojė tėrė materialin jo tė ndjeshėm nė kutinė e zbrazėt tė votimit me kusht dhe tė njėjtin e dorėzojnė nė depon e KKZ-sė, bashkė me kutitė e votimit. Neni 12 Pėrgjegjėsitė e zyrtarit tė Tavolinės Ndihmėse 1. Ēdo Qendėr e Votimit, do tė ketė tė paktėn njė Tavolinė Ndihmėse, nė tė cilėn shėrbejnė dy persona dhe e njėjta, kudo qė ėshtė e mundur, do tė jetė e pajisur me njė kompjuter, rrjet interneti ose me njė CD me Listėn e gjerė komunale tė votuesve. Ata ndihmojnė duke iu dhėnė informata votuesve tė cilėt kanė arritur nė Qendrėn e gabuar tė Votimit apo emri i tė cilėve nuk gjendet nė Listėn Pėrfundimtare tė Votuesve (LPV). 2. Stafi i Tavolinės Ndihmėse do tė drejtojė votuesit drejt qendrave dhe vendvotimeve tė tyre tė sakta - caktuara, duke u dhėnė informatat mbi: vendndodhjen e QV-sė, emrin e lokacionit (objektit) tė saktė nė tė cilėn ndodhet QV-ja, numrin e QV-sė dhe numrin e vendvotimit ku duhet tė votojė. Tė gjitha kėto informata janė tė siguruara nga KKZ-ja, pėrmes materialeve adekuate. 3. Numri i tavolinave ndihmėse tė QV-sė ndryshon varėsisht nga numri i vendvotimeve brenda Qendrės sė Votimit. Mbi nėntė vendvotime, do tė vendosen dy Tavolina Ndihmėse. 4. Tavolina Ndihmese pajiset edhe me Shabllonėt e “Brajl-it “ - pėr t’i shėrbyer votueseve tė verbėr. 5. Tė gjitha qendrat e votimit do tė kenė tavolina ndihmėse pėr tė ndihmuar votuesit tė cilėt kanė arritur nė qendrėn e gabuar tė votimit, qė nuk mund tė gjenden nė Listėn Pėrfundimtare tė Votuesve (LPV), apo mund tė mos kenė dokumente tė pranueshme tė identifikimit. 6. Personeli i Tavolinės Ndihmėse, pėrmes Listės Komunale tė Votuesve (LKV), i drejton votuesit pėr nė Qendrėn e Votimit ku janė caktuar. 7. Tė gjitha qendrat e votimit do tė kenė personelin e Tavolinės Ndihmėse pėr tė informuar votuesit tė cilėt kanė arritur nė qendrėn e gabuar tė votimit dhe tė cilėt nuk mund tė gjinden ne Listėn Pėrfundimtare tė Votuesve (LPV). 8. Stafi i Tavolinės Ndihmėse do t’i referohet Listės Komunale tė Votuesve nė mėnyrė qė tė drejtojnė votuesit drejt qendrave dhe vendvotimeve tė tyre tė caktuara. 9. Personeli i Tavolinės Ndihmėse tė Qendrės sė Votimit do tė jetė i pajisur me Listėn Komunale tė Votuesve, e cila do tė pėrmbajė emrat e tė gjithė votuesve tė regjistruar nė komunėn pėrkatėse. Votuesit do tė jenė tė regjistruar sipas renditjes alfabetike, nė bazė tė mbiemrave. 10. Lista Komunale e votuesve, gjithashtu do tė pėrmbajė informata lidhur me vendvotimet dhe qendrat e caktuara tė votimit pėr secilin votues. 11. Detyrat e stafit tė Tavolinės Ndihmėse janė: a) Informon votuesit lidhur me atė se nė cilin vend votim dhe qendėr tė votimit janė caktuar. b) Drejton votuesit drejt vend votimeve tė dyfishta nė rast se emrat e votuesve nuk ndodhen nė LPV. c) Bėn pėrpjekje qė tė gjejė votuesin nė Listėn e gjerė komunale tė votuesve, dhe d) Nėse votuesi gjendet nė Listėn komunale e votuesve, informon votuesin lidhur me vendvotimin e drejtė brenda Qendrės sė Votimit, nė tė cilėn ai/ajo ėshtė i/e caktuar. e) Nėse votuesi nuk ėshtė nė gjendje qė tė shkojė nė Qendrėn e caktuar tė Votimit, ose refuzon tė ri-drejtohet, duhet tė informohet se i vetmi opsion (alternativė), ėshtė votimi me kusht. f) Ne zgjedhjet lokale, nėse votuesi nuk gjendet nė Listės komunale te votuesve, personeli i Tavolinės Ndihmese e udhėzon tė drejtohet nė komunėn pėrkatėse, nė tė kundėrtėn duhet ta informojė votuesin se nuk mund tė votojė me kusht. g) Ne zgjedhjet pėr Kuvendin e Kosovės, nėse votuesi nuk gjendet nė Listės komunale tė votuesve, personeli i Tavolinės Ndihmese e udhėzon tė drejtohet nė pėrkatėse ose tė votojė me kusht. Neni 13 Pėrgjegjėsitė e Asistentit tė QV 1. Ēdo Qendėr e Votimit nė pėrgjithėsi do tė ketė asistent tė Qendrės sė Votimit, tė cilėt do tė drejtojnė votuesit brenda dhe jashtė Qendrės sė Votimit. 2. Numri i asistentėve tė caktuar tė Qendrės sė Votimit do tė ndryshojė varėsisht nga numri i vendvotimeve brenda Qendrės sė Votimit. 3. Asistentėt e Qendrės sė Votimit janė pėrgjegjės pėr: a) Vendosjen e shenjave e Qendrės sė Votimit, tė cilat duhet tė jenė tė paraqitura nė vende tė dukshme jashtė Qendrės sė Votimit. b) Sė bashku me menaxherin e QV-sė dhe kryesuesit e KVV-sė, largon gjithė materialin e fushatės brenda Qendrės sė Votimit dhe100 metra pėrreth Qendrės sė Votimit. c) Tė jetė prezentė nė Qendrėn e Votimit, jo mė vonė se nė orėn 05:30. d) Tė krijojė radhė, me qėllim tė parandalimit tė grumbullimit tė turmės nė Qendrėn e Votimit. e) Tė ndihmojė lėvizjen brenda dhe jashtė ndėrtesės (ndėrtesave) dhe kontrollojė radhėt brenda dhe jashtė Qendrės sė Votimit; ndihmon kontrolluesit e radhėve tė vendvotimeve nė rast nevoje. f) T’u ofrojė ndihmė, kur tė jetė e nevojshme, votuesve tė cilėt kanė nevoja tė veēanta, votuesve tė moshuar, grave shtatzėna, si dhe anėtarėve tė KVV-ve, qė tu mundėsohet tė kalojnė nė krye tė radhės pėr tė votuar. g) Tė kujdeset qė pas mbylljes sė Qendrės sė Votimit nė orėn 19:00, tė monitorojnė pėr sė afėrmi hyrjen e QV-sė. Nėse ėshtė formuar radha jashtė, njėri nga asistentėt e Qendrės sė Votimit duhet tė pėrcaktojė votuesin e fundit nė radhė qė do tė mund tė votojė. h) Tė njoftojė menaxherin e Qendrės sė Votimit lidhur me ēfarėdo incidenti apo problemi tė cilėt mund tė kenė ndonjė ndikim nė zhvillimin e operacioneve tė Qendrės sė Votimit. i) Tė pozicionohen nė vendet e duhura brenda Qendrės sė Votimit, para portės dhe para hyrjes nė ndėrtesėn e Qendrės sė Votimit, pėr tė ndihmuar hyrjen dhe daljen e personave brenda dhe jashtė Qendrės sė Votimit. j) Tė kontrollojnė lėvizjen e turmės brenda Qendrės sė Votimit dhe tė sigurojnė qė njerėzit tė drejtohen drejt vendvotimit tė duhur ose Tavolinės Ndihmėse. Neni 14 Stafi pėr futjen e tė dhėnave tė rezultateve preliminare nė mėnyrė elektronike 1. Ēdo Qendėr e Votimit do tė ketė njė ekip tė stafit pėr futjen e tė dhėnave tė rezultateve preliminare nė mėnyrė elektronike, i cili pėrbėhet nga 1 zyrtar. 2. Zyrtari pėr futjen e tė dhėnave rekrutohet nga Komisioni, 3. Zyrtari pėr futjen e tė dhėnave bėn futjen e tė dhėnave mbi pėrqindjen e daljes nė votime, nė intervalet kohore 3 herė nė ditė, nė orėn 11:00, 15:00 dhe 19:00, vetėm nėse ėshtė pėrcaktuar ndryshe me planin operacional. 4. Pas pėrfundimit tė procesit tė numėrimit, zyrtari pėr futjen e tė dhėnave bėn futjen e rezultateve pėr secilin vendvotim dhe do tė marrė nga Kryesuesi i KVV-sė kopjen e pestė (tė verdhė) tė FPR-sė, sipas procedurės e paraparė me kėtė rregull. Neni 15 Raportimi nė KKZ gjatė ditės sė zgjedhjeve 1. Menaxheri i Qendrės sė Votimit ėshtė i obliguar tė raportojė nė KKZ hapjen e vendvotimeve, tė dhėnat mbi daljen e votuesve, mbylljen e vendvotimeve dhe pėr ēdo ēėshtje qė ėshtė e rėndėsishme lidhur me rrjedhėn e procesit zgjedhor. 2. Formulari i raportimit pėr ditėn e zgjedhjeve, i plotėsuar dhe nėnshkruar nga menaxheri i Qendrės sė Votimit, duhet t’i kthehet KKZ-sė. Neni 16 Shkelja e pėrgjegjėsive dhe detyrave nga menaxherėt dhe personeli ndihmės i QV-sė Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, evidenton dhe raporton secilėn shkelje tė detyrave dhe pėrgjegjėsive nga menaxherėt dhe personeli ndihmės i QV-sė, tek institucionet ku ata janė nė marrėdhėnie tė rregullt pune, me qėllim tė ndėrmarrjes eventuale tė masave disiplinore. Neni 16 DISPOZITAT PERFUNDIMTARE Bashkangjitur kėtij Udhėzuesi ėshtė formulari mbi raportimin e Menaxherit tė QV-sė. Neni 17 Hyrja nė fuqi Ky Udhėzues hyn nė fuqi ditėn e nėnshkrimit. Prishtinė, mė 00.11.2015 Kryetarja e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve _____________________________ Valdete Daka 1 Mbledhja e 38 e KQZ-sė Faqe 1 nga 3