Nė bazė tė nenit 64.2, paragrafi (a) dhe (b), neni 128.2 dhe Kreu XI tė Ligjit nr.03/L-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me datėn 24.02 .2016, nxjerr: RREGULLĖN Nr. 18/2016 PĖR EMĖRIMIN, PĖRBĖRJEN DHE FUNKSIONIMIN E KOMISIONEVE KOMUNALE TĖ ZGJEDHJEVE I. DISPOZITAT E PĖRGJITHSHME Neni 1 Qėllimi Kjo rregull ka pėr qėllim tė rregullojė: pėrbėrjen, themelimin dhe pėrgjegjėsitė e KKZ-ve, kriteret pėr emėrim tė anėtarėve tė KKZ-ve, zėvendėsimin, shkarkimin e anėtarėve nė KKZ dhe pėrfundimin e mandatit, tė drejtat dhe detyrat e KKZ-sė, funksionimin e KKZ-sė, vulėn e KKZ-sė, kohėn e punės sė KKZ-sė, mbledhjet e KKZ-sė, procedurėn e zhvillimit tė mbledhjeve tė KKZ-sė, vendimmarrjen, konfliktin e interesit, dokumentacionin e KKZ-sė. Neni 2 Pėrkufizimet “Komisioni Komunal i Zgjedhjeve” ėshtė organ pėrgjegjės pėr zbatimin e aktiviteteve zgjedhore brenda territorit tė komunės. “Komuna“ - do tė thotė: njėsia themelore e vetėqeverisjes lokale nė Kosovė. “Komuniteti“ - do tė thotė: banorėt qė i pėrkasin njė grupi tė njėjtė kombėtar, etnik, gjuhėsor ose fetar, tradicionalisht tė pranishėm nė territorin e Kosovės. “Komisioni“ - do tė thotė: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, organ i pavarur i ekspertėve pėrgjegjės pėr administrimin e zgjedhjeve. “Sekretariati” - do tė thotė: Sekretariati i KQZ-sė. “Parti politike“ - do tė thotė: njė organizim i individėve tė cilėt janė bashkuar vullnetarisht mbi bazėn e ideve, interesit dhe pikėpamjeve tė pėrbashkėta, me qėllim tė ushtrimit tė ndikimit dhe pasjes sė pėrfaqėsuesve tė tyre tė zgjedhur nė zyrė publike, ose siē e pėrcaktuar ndryshe me legjislacionin nė fuqi. “Subjekti politik“ - do tė thotė: parti politike, koalicion, nismė qytetare ose kandidat i pavarur; “Subjekti(et) i certifikuar politik“ - do tė thotė: subjekti politik, qė ėshtė partia politike, koalicioni i partive politike, nisma qytetare ose kandidati i pavarur, i cili ėshtė i certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nė pėrputhje me kėtė ligj dhe me rregullat e KQZ-sė. “ZLKZ” - do tė thotė: Zyrtari i Lartė Komunal i Zgjedhjeve. “Qendra e Votimit” (QV) -do tė thotė: ndėrtesa ku ndodhen njė apo mė shumė vendvotime pėr qėllim tė votimit nė zgjedhje dhe pėrfshinė njė hapėsirė publike brenda rrezes 25 metra, nga dera e hyrjes nė ndėrtesė. “Vendvotimi” (VV) - do tė thotė: njė dhomė, sallė ose objekt i ngjashėm, pėr qėllim tė votimit nė Ditėn e Zgjedhjeve dhe qė, po ashtu, pėrfshinė hapėsirėn publike me rreze prej 25 metra tė hyrjes nė ndėrtesė nė tė cilėn ndodhet vendvotimi. Neni 3 Pėrbėrja dhe themelimi i KKZ-ve 1. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (nė tekstin e mėtejmė “KKZ”) nė pėrgjithėsi ka shtatė (7) anėtarė. Ky numėr mund tė rritet nėse numri i subjekteve politike qė kualifikohen pėr tė qenė pjesė e komisionit ėshtė mė i madh. Secili Komision Komunal i Zgjedhjeve ėshtė i pėrbėrė nga: 1.1 Zyrtari Ekzekutiv i KKZ-sė, i punėsuar nga Komisioni dhe i cili do tė jetė kryesues i KKZ-sė; dhe 1.2 nga njė anėtar i nominuar nga subjektet politike qė kanė kaluar pragun zgjedhor nė zgjedhjet nacionale, nėse i nėnshtrohen pragut zgjedhor; 2. Anėtarėt e KKZ-sė janė persona me tė drejtė vote nė komunė dhe me qėndrime tė larta profesionale e morale, me pėrvojė administrative ose zgjedhore dhe njohuri tė mjaftueshme qė i mundėson KKZ-sė tė kryejė me efektivitet detyrėn e vet. 3. Komisioni duhet tė pėrpiqet ta garantojė pėrfaqėsimin e drejtė nė KKZ pėr tė gjitha komunitetet, me numėr tė dallueshėm tė popullatės brenda njė komune. Neni 4 Paraqitja e propozimeve nga Subjektet Politike pėr anėtarė tė KKZ-sė 1. Komisioni, pėrmes Sekretariatit, jo me larg se 2 ditė nga shpallja e zgjedhjeve, u dėrgon njoftimin Subjekteve Politike qė kanė tė drejtė tė paraqesin nominimet e tyre pėr anėtarė tė KKZ-ve (sipas nenit 3 tė kėsaj rregulle), pėrmes ZLKZ-ve. Subjektet politike, jo me larg se 5 ditė nga dita e pranimit tė njoftimit, duhet t’i paraqesin nominimet. 2. Nominimi me shkrim, pėrmban: emrin dhe akronimin e subjektit politik, emrin, emrin e prindit, mbiemrin, vendbanimin, kualifikimin dhe numrin e ID-sė (formular shtojca nr. 1) tė nominuarit pėr anėtarė tė KKZ-sė. 3. Sė bashku me tė dhėnat e mėsipėrme, nominimit i bashkėngjitet dokumentacioni, si nė vijim: 3.1 Letėrnjoftimi, 3.2 Dėshmia e kualifikimit shkollor, 3.3 Numri i xhirollogarisė bankare, 3.4 Vėrtetimi mbi marrėdhėnien e punės - kontrata e punės (nėse ėshtė nė marrėdhėnie pune), 3.5 Formulari i kandidatit. Neni 5 Kualifikimi dhe kriteret pėr emėrim tė KKZ-sė 1. Personi i nominuar pėr emėrim pėr anėtar tė KKZ-sė, duhet t’i plotėsojė kėto kritere: 1.1. Tė jetė votues i komunės pėrkatėse, 1.2. Preferohet tė ketė shkollim universitar, sė paku shkollėn e mesme, 1.3. Preferohet tė ketė pėrvojė pune nė administratė/zgjedhje, 1.4. Tė mos jetė i dėnuar, pėr vepėr penale, me vendim tė formės sė prerė tė gjykatės, tre (3) vitet e fundit, 2. Asnjė person, nuk mund tė caktohet tė shėrbejė si anėtar i KKZ-ve, ose tė vazhdojė tė shėrbejė pasi qė ėshtė caktuar, poqė se ai: 2.1 Ėshtė kandidat pėr ndonjė post tė zgjedhur publik, 2.2 Ėshtė zotėrues i njė posti tė lartė publik, 2.3 Ėshtė zotėrues i ndonjė posti tė lartė publik ose i njė posti tė lartė nė parti politike, 2.4 Ėshtė shpallur mendėrisht i paaftė me vendim tė gjykatės, 2.5 Paraprakisht, me vendim tė Komisionit apo PZAP-sė, ėshtė vėrtetuar qė ka cenuar procesin zgjedhor, qė ėshtė duke zhvilluar procedurė penale pėr vepėr penale nga kapitulli XVIII tė Kodit Penal tė Kosovės. Neni 6 Emėrimi i anėtarėve tė KKZ-sė 1. Komisioni emėron me vendim anėtarėt e KKZ-ve, sipas nominimeve tė sjella nga subjektet politike, si nė nenin 3 dhe 4 tė kėsaj rregulle. 2. Komisioni emėron KKZ-tė brenda pesėmbėdhjetė (15) ditėve pas shpalljes sė zgjedhjeve. 3. Anėtarėt e KKZ-sė, pas emėrimit nga Komisioni, pajisen nga sekretariati me certifikatė tė emėrimit, nė tė cilėn shėnohet data fillimit dhe pėrfundimin e emėrimit, pajisen me kontratėn e punės dhe kodin e sjelljes. Neni 7 Pėrfundimi i mandati tė anėtarit tė KKZ-sė 1. Mandati i anėtarit tė KKZ-sė, pėrfundon: a) me pėrfundim te mandatit, b) me shkarkim, c) dorėheqje, d) humbje tė kritereve tė nominimit, e) vdekje. 2. Mandati i anėtarit tė KKZ-sė pėrfundon 15 ditė pas certifikimit tė rezultateve tė zgjedhjeve, pėrveē nėse ky mandat ndėrpritet para pėrfundimit tė mandatit ose zgjatet. 3. Anėtari i KKZ-sė, shkarkohet nga pozita e anėtarit: a) nuk i kryen detyrat e tij/saj sipas rregullave tė Komisionit, b) vepron nė mėnyrė tė anshme dhe joprofesionale; c) nuk merr pjesė nė dy takime tė njėpasnjėshme tė KKZ-sė pa ndonjė arsye tė bazuar; d) merr pjesė nė njė fushatė zgjedhore nė emėr tė njė subjekti politik ose ndėrhyn nė procesin zgjedhor; e) nuk lajmėrohet nė punė dy (2) ditė me radhė gjatė fushatės zgjedhore pa ndonjė arsye tė bazuar; f) ēdo herė kur bie ndesh me kriteret pėr nominim, sipas nenit 6 tė kėsaj rregulle. 4. Shkarkimi, bėhet me vendimin e Komisionit. 5. Kryesuesi i KKZ-sė e njofton Komisionin, ne rast se anėtari i KKZ-sė vepron nė kundėrshtim me LZP-nė, rregullat zgjedhore dhe kodin e sjelljes. 6. Komisioni, sipas paragrafit 3 tė kėtij neni, vendos me vendim meritor pas shqyrtimit tė njoftimit. 7. Ne secilin rast, Komisioni i kėrkon subjektit politik nga radhėt e tė cilit ėshtė shkarkuar anėtari i KKZ-sė, tė bėjė nominimin e ri brenda 3 ditėve nga dita e shkarkimit. Neni 8 Zėvendėsimi i anėtarėve nė KKZ 1. Kur pozita e njė anėtari tė KKZ-sė mbetet e lirė, Komisioni kėrkon nga subjektit politik tė paraqes propozimin pėr anėtarin e ri. 2. Emėrimi i anėtarit tė ri bėhet sipas afateve tė pėrcaktuara pėr secilin rast. 3. Kur anėtari i KKZ-sė jep dorėheqje, deklarata e dorėheqjes procedohet nė KKZ. 4. Kryesuesi i KKZ-sė, pas pranimit tė propozimit/kėrkesės pėr zėvendėsim nga ana e subjektit politik, evidenton dhe e protokollon nė Librin e Protokollit dhe menjėherė e dėrgon nė Sekretariat/Komision, pėr procedim tė mėtejmė. 5. Kryesuesi i KKZ-sė kėrkon nga subjekti politik, qė sė bashku me kėrkesėn pėr zėvendėsim, tė bashkėngjis njoftimin me shkrim dhe me kopjen origjinale tė deklaratės sė dorėheqjes. 6. Anėtari i KKZ-sė, i dorėhequr apo i shkarkuar, nuk mund tė largohet nga KKZ-ja pa dorėzuar tė gjitha pajisjet e ngarkuara nga Komisioni/Sekretariati dhe KKZ. Neni 9 Pėrgjegjėsitė e KKZ-sė 1. Tė gjitha KKZ-tė i administrojnė zgjedhjet pėrbrenda komunės, nėn mbikėqyrjen ekskluzive dhe udhėzimet e Komisionit qė vepron pėrmes Sekretariatit, duke garantuar ligjshmėri, legjitimitet dhe efikasitet tė procesit zgjedhor. Pa e kufizuar parimin e pėrgjithshėm tė pėrgjegjėsive tė tyre, secili nga KKZ duhet tė: a) themelojė njė zyrė brenda godinės sė administratės komunale pėr kryerjen e detyrave tė veta; b) sigurojė informata tė gjithė votuesve, pėr tė gjitha komunitetet dhe tė siguroj informata tė nevojshme pėr administrimin e zgjedhjeve; c) sigurojė informata tė paanshme pėr partitė politike, nismat qytetare, koalicionet dhe kandidatėt e pavarur lidhur me tė drejtat dhe obligimet e tyre ndaj zgjedhjeve; d) merr pjesė nė ēfarėdo seance trajnimi tė kėrkuar nga Komisioni; e) ndihmojė nė caktimin dhe trajnimin e cilit do person i cili ndihmon nė administrimin e zgjedhjeve, pėrfshirė edhe kėshillave tė vendvotimeve; f) ndihmojė marrėveshjet teknike nė Vendvotime dhe ēdo pėrgatitje tjetėr teknike pėr zgjedhje, pėrfshirė pranimin e tė gjithė materialit jo tė ndjeshėm; g) sigurojė mbajtjen e pėrshtatshme tė votimit dhe tė numėrimit dhe pėrmbledhjen e rezultateve tė zgjedhjeve brenda juridiksionit tė tyre; h) grumbullojė dhe ruajė materiale zgjedhore pas zgjedhjeve; dhe i) kryejė detyra tjera tė cilat kėrkohen nga legjislacioni nė fuqi ose Rregullat e Komisionit. 2. Secili Zyrtar i Lartė Komunal i Zgjedhjeve ( ne tekstin e mėtejmė ZLKZ, i dėrgon raporte Sekretariatit, ēdo javė, lidhur me punėn e KKZ-ve, siē ėshtė e caktuar nga Sekretariati. Nėse Sekretariati kėrkon nga njė ZLKZ-ja tė shkruajė raport tė menjėhershėm, ai duhet ta bėjė atė. ZLKZ-ja kryen detyra tjera tė caktuara nga Komisioni. 3. Komisioni Komunal Zgjedhor mban shėnime tė rregullta pėr punėn, pėrfshirė procesverbalet e mbledhjeve, vendimet e nxjerrura dhe raportet javore pėr Komisionin dhe informatat tjera relevante. 4. Kryesuesi, propozon pėr miratim KKZ-sė ekipet pėr pranimin dhe shpėrndarjen materialit zgjedhor, pėrcjelljen dhe pritjen e ekipeve mobile, pėr votimin e personave me nevoja tė veēanta dhe stafin tjetėr zgjedhor, 5. KKZ-ja harton planin operacional, nė nivel lokal, me tė cilin parashihen tė gjitha aktivitetet dhe afatet e realizimit tė tyre brenda pėrgjegjėsive tė veta. 6. KKZ-ja zbaton procedurat e parapara pėr fushatėn zgjedhore dhe cakton njė anėtar tė KKZ-sė si person kontaktues me policinė. 7. KKZ-ja, nė pajtim me rregullat, pėrpilon listėn e Menaxherėve tė Qendrave tė Votimit, dhe e pėrcjell nė Komision, 8. KKZ-ja propozon pozitat e anėtarėve nė KVV, Qendrėn e Votimit dhe Vendvotimin ku do tė angazhohen nė ditėn e zgjedhjeve. Neni 10 Tė drejtat dhe detyrat e anėtarėve tė KKZ-ve 1. Anėtari i KKZ-sė ka tė drejtėn e kompensimit pėr punėn e bėrė. 2. Kompensimi pėrcaktohet me vendimin te Komisionit. 3. Anėtari i KKZ-sė ka tė drejtė tė komunikojė dhe informojė Komisionin pėr ēdo problem qė ai e sheh tė arsyeshėm, vetėm pėrmes Kryesuesit, i cili e njofton Sekretariatin. 4. Anėtari ka tė drejtė tė propozojė/iniciojė, me mbėshtetjen e dy anėtarėve tė tjerė, mbajtjen e mbledhjes sipas nevojės sė KKZ-sė. 5. Anėtari ka tė drejtė tė njoftohet me vendimet e Komisionit. 6. Tė kėrkojė rimbursimin e mjeteve tė shpenzuara pėr nevoja tė KKZ-sė, pėr nevoja emergjente, pėr ēėshtje teknike, logjistike, e tė cilat arsyetohen nga Kryesuesi i KKZ-sė. 7. Anėtarėt e KKZ-sė, tė cilėt aktualisht janė tė punėsuar nė sektorin publik, marrin 50% e pagės mujore tė anėtarit tė KKZ-sė. 8. Kryesuesi i KKZ-sė ėshtė anėtar i panelit pėr pranimin e trajnerėve tė Kėshillave tė Vendvotimeve. 9. Pėr kryerjen e detyrave dhe funksionimin te KKZ-sė, kryesuesi u cakton detyra administrative-teknike anėtarėve tė KKZ-sė dhe trajnerėve. 10. Kryesuesi kėrkon nga subjektet politike tė caktojnė njė person kontaktues me KKZ-nė. 11. Anėtari i KKZ-sė ėshtė i detyruar tė paraqitet me rregull nė punė, nė pėrputhje me dinamikėn dhe vėllimin e punės sė KKZ-sė. 12. Nė ushtrimin e funksionit tė tij, anėtari i KKZ-sė duhet tė respektojė rregullat e Kodit tė Mirėsjelljes (shtojca 2) e kėsaj Rregulle. Neni 12 Funksionimi i KKZ-sė Pėrveē detyrave tė pėrcaktuara nė nenin 68, pika 1 e Ligjit tė Zgjedhjeve, KKZ-ja ushtron edhe kėto kompetenca: 1. Njofton subjektet politike tė certifikuara ose OJQ-se pėr programin e trajnimit tė KVV-ve tė organizuara nga Komisioni; 2. Ndėrmerr masat pėr mbarėvajtjen e trajnimeve, si dhe evidenton pjesėmarrėsit nė trajnim; 3. Bashkėpunon me drejtoritė komunale tė arsimit apo institucionet tjera, pėr sigurimin e ambienteve dhe bazės sė nevojshme logjistike, pėr trajnimin e stafit zgjedhor dhe sistemimin e materialit zgjedhor; 4. Ekspozon nė vendet publike tė dhėna qė lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve nė kuadėr te komunės sė tyre pėrkatėse. 5. Shqyrton dhe merr vendime pėr tė gjitha kėrkesat qė janė kompetencė tė tyre, dhe ankesat e paraqitura nga subjektet politike. 6. Mbikėqyrė, asiston sipas nevojės, nė pėrgatitjen e hapėsirave tė Qendrave tė Votimit dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore nė depot e KKZ-ve, deri nė pėrfundimin e procesit tė zgjedhjeve. Neni 13 Zyra e KKZ-sė 1. Vendndodhja e zyrave tė KKZ-ve, aty ku ėshtė e mundur, duhet tė jetė brenda ndėrtesave tė administruara nga administrata komunale, tė cilat duhet t’i plotėsojnė kushtet pėr punė normale. 2. Nė zyrėn e KKZ-sė duhet tė vendosen simbolet e Republikės sė Kosovės dhe Komisionit. 3. Nė hyrjen kryesore, pėr zyrėn e KKZ-sė, duhet tė vendoset tabela treguese/njoftuese e KKZ-sė dhe tė jenė tė afishuar emrat e anėtarėve tė KKZ-sė, numri i telefonit tė zyrės dhe orari i punės. 4. Zyra e KKZ-sė duhet tė jetė e pajisur me mjetet e nevojshme te punės. 5. Administrata komunale, pėrmes kryetarit tė Komunės, obligohet tė ofrojė ndihmėn e nevojshme logjistike pėr KKZ-nė, duke ofruar: hapėsira shtesė pėr akomodim tė stafit zgjedhor tė KKZ-sė, veturė, kompjuter, gjenerator dhe mjete tjera pėr punėn e KKZ-sė, pėr procesin zgjedhor. 6. Nė rast tė pamundėsisė sė pėrmbushjes sė kushteve, sipas paragrafit 5 tė kėtij neni, Komisioni ėshtė e obliguar t’i plotėsojė kushtet alternative pėr nevojat KKZ-sė. Neni 14 Dokumenti i identifikimit (disktinktivi) Gjatė ushtrimit tė detyrės, anėtarėt e KKZ-sė janė tė detyruar tė mbajnė nė mėnyrė tė dukshme dokumentet e identifikimit (disktinktivin), sipas dizajnit tė miratuar nga Komisioni. Neni 15 Vula e KKZ-sė 1. KKZ-ja pėrdor vulėn e aprovuar nga Komisioni. 2. Vula e KKZ-sė mbahet nga Kryesuesi i KKZ-sė, i cili e administron atė, nė pėrputhje me Ligjin mbi pėrdorimin e vulave zyrtare, Ligjin e zgjedhjeve dhe aktet tjera tė Komisionit. 3. Vula e KKZ-sė vendoset nė tė gjitha aktet e nxjerra dhe tė miratuara nga KKZ-ja, tė nėnshkruara nga Kryesuesi i KKZ-sė. 4. Vula nuk mund tė nxirret pa ndonjė arsye jashtė ambienteve tė punės tė KKZ-sė. 5. Nė rast se vula e KKZ-sė bėhet e papėrdorshme, humbet ose nxirret jashtė zyrės sė KKZ-se, pėrpilohet shėnim zyrtar, i cili evidentohet nė Librin e Protokollit. 6. KKZ-ja njofton Komisionin me shėnimin zyrtar. 7. Komisioni, pas vlerėsimit tė shėnimit zyrtar tė KKZ-sė, e pajisė KKZ-nė me vulėn e re. Neni 16 Orari i punės sė KKZ-sė 1. Orari i punės sė KKZ-sė ėshtė nga ora 8:00-16:00. Pėr nevoja tė kryerjes sė detyrave shtesė, orari mund tė zgjatet. 2. Kryesuesi i KKZ-sė e pėrcakton orarin e punės sipas nevojės, dinamikes dhe aktiviteteve tė punėve nė kuadėr tė KKZ-sė. Neni 17 Konstituimi dhe mbledhjet e KKZ-sė 1. Mbledhja konstituive e KKZ-sė thirret nga Kryesuesi, menjėherė pas emėrimit tė anėtarėve nga Komisioni. 2. Njoftimi pėr mbledhjen konstituive u dėrgohet anėtarėve tė KKZ-sė, pėrmes subjekteve tė tyre politike. 3. Pas konstituimit, KKZ-ja pėrcakton orarin e mbledhjeve tė rregullta. 4. Nė secilin rast, njoftimi pėr mbledhje pėrmban: datėn, vendin, orėn dhe rendin e ditės. 5. Mbledhjet thirren nga kryesuesi ose nga sė paku tre anėtarė tė KKZ-sė. Neni 18 Procedura e zhvillimit tė mbledhjeve tė KKZ-sė 1. Mbledhjet mbahen nė zyrat e KKZ-sė. 2. Kuorumi pėr mbajtjen e mbledhjeve ėshtė kur janė tė pranishėm shumica e anėtarėve tė KKZ-sė. 3. Mbledhjet e KKZ-sė janė publike. 4. Mbledhja e KKZ-sė drejtohet nga kryesuesi, ndėrsa nė mungesė tė tij, nga njė anėtar i KKZ-sė, tė cilin e cakton kryesuesi sipas rotacionit. 5. Ēdo anėtar i KKZ-sė paraqet propozimin pėr rend te ditės dhe diskuton pėr ēėshtjet qė janė nė rend tė ditės. 6. Procesverbali i mbledhjeve tė KKZ-sė evidentohet nė Librin e Protokollit, i cili duhet tė pėrmbajė: 6.1 Datėn, vendin, orėn e mbajtjes dhe rendin e ditės, 6.2 Pjesėmarrėsit dhe ata qė munguan, 6.3 Pėrmbajtjen e diskutimeve, 6.4 Rezultatet e votimit tė anėtarėve tė KKZ-ve, 6.5 Vendimet qė mirren. 7. Pas pėrfundimit tė mbledhjes, procesverbali nėnshkruhet nga kryesuesi dhe procesmbajtėsi, tė cilin e caktojnė me shumicė votash anėtarėt prezentė, i cili evidentohet nė Librin e Protokollit. Neni 19 Vendimmarrja 1. KKZ-ja provon tė vendos me konsensus, e kur kjo ėshtė e pamundur, atėherė vendoset me shumicėn e votave tė gjithė anėtarėve prezentė nė mbledhje. 2. Nėse rezultati i votimit ėshtė i barabartė, vendos vota e kryesuesit. 3. Vendimet e KKZ-sė, nėnshkruhen nga kryesuesi KKZ-sė. 4. KKZ-ja obligohet t’i bėjė menjėherė publike vendimet dhe t’i dėrgojė nė Komision pėrmes Sekretariatit. Neni 20 Konflikti i Interesit 1. Asnjė anėtar i KKZ-sė nuk mund tė marrė pjesė nė shqyrtimin dhe marrjen e vendimit lidhur me ēėshtjen nė tė cilėn ai/jo ose anėtari i tij/saj familjes, ka interesa tė natyrės personale ose financiare, e qė mund ta vejė nė dyshim paanshmėrinė e anėtarit pėr tė vepruar nė mėnyrė tė paanshme. 2. Anėtari qė ka konflikt interesi, duhet tė vetdeklarojė njė gjė tė tillė ose kjo bėhet nga ēdo anėtar i pranishėm qė ka dijeni. Neni 21 Dokumentacioni i KKZ-sė 1. Kryesuesi i KKZ-sė ėshtė pėrgjegjės pėr arkivimin dhe sistemimin e dokumentacionit zgjedhor tė KKZ-sė, krijon dosjen tė veēantė pėr vendimet, udhėzimet e Komisionit, si dhe mban dosje pėr aktet e nxjerra nga KKZ siē janė: kėrkesat, ankesat, emėrimin e anėtarėve tė KVV-ve dhe stafin tjetėr tė angazhuar nė zgjedhje. 2. Format e shkresave tė KKZ-sė janė unike dhe pėrpilohen nga Sekretariati 3. Me kėrkesė tė subjekteve politike, jepet kopja e akteve. Neni 22 Dispozitat pėrfundimtare 1. Ēėshtjet qė lidhen me punėn e KKZ-ve, e qė nuk janė tė rregulluara me kėtė rregullore, pėrcaktohen me vendim ose ndonjė akti tjetėr tė Komisionit, nė pėrputhje me ligjet e zgjedhjeve. 2. Pjesė pėrbėrėse tė kėsaj rregulle janė shtojcat: Shtojca I- Formulari i nominimeve nga subjektet politike, Shtojca II- Formulari i kandidatit, Shtojca III- Formulari i emėrimeve, Shtojca IV- Kodi i sjelljes pėr anėtarėt e KKZ-sė. Hyrja nė fuqi Kjo Rregull hyn nė fuqi mė datė 24.02.2016 Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve ___________________________ Valdete Daka 1