Nė bazė tė nenit 64.2 pika (a) dhe (b), nenit 128.2, Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme dhe Ligjit nr. 03/L-256 p?r Ndryshimin dhe Plotėsimin e Ligjit nr. 03/l-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės si dhe nenit 20 dhe neni 29.2 tė Ligjit nr. 03/L- 072 pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me datė 02. 07. 2013, nxjerr: RREGULLĖN ZGJEDHORE NR. 06/2013 QENDRA E NUMĖRIMIT DHE E REZULTATEVE Neni 1 Dispozitat e Pėrgjithshme Qėllimi i kėsaj rregulle ėshtė tė rregullojė mbikėqyrjen, vėzhgimin, pranimin, kontrollimin e materialit zgjedhor, auditimin e formularėve tė rezultateve dhe hetimin, verifikimin e zarfeve tė fletėvotimeve me kusht dhe zarfeve tė fletėvotimeve pėr votim pėrmes postes, procedurėn e numėrimit tė fletėvotimeve nė QNR, ankesat lidhur me procesin e punės nė QNR, si dhe pėrpilimin e rezultateve pėrfundimtare tė zgjedhjeve. Neni 2 Pėrkufizimet 2.1 Qendra e Numėrimit dhe Rezultateve (QNR) - ėshtė lokacioni ku pranohet i gjithė materiali zgjedhor nga secili vendvotim, kontrollohen, procedohen tė dhėnat nga secila FPR, FRK dhe Formulari i Rezultateve tė Dengut (FRD), numėrohen fletėvotimet me kusht, fletėvotimet e Votimit tė Personave me Nevoja tė Veēanta, fletėvotimet pėr votim jashtė Kosovės si dhe ēdo fletėvotim i rregullt me kėrkesė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) ose tė Panelit Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), dhe pas kompletimit tė tė gjitha proceseve tė lartcekura, tabelohen dhe pėrpilohen rezultatet pėrfundimtare tė zgjedhjeve. 2.2 Koordinatori i QNR-sė - ėshtė personi pėrgjegjės pėr menaxhimin e tė gjithė personelit dhe aktiviteteve qė zhvillohen nė QNR nė konsultim me Kryeshefin Ekzekutiv tė Sekretariatit tė KQZ-sė dhe gjithashtu edhe pėr implementimin e saktė tė kėsaj rregulle tė zgjedhjeve. Koordinatori i QNR-sė rekomandon dhe zbaton procedura teknike tė pėrcaktuara me kėtė rregull zgjedhore, dhe procedurat e QNR-sė. 2.3 Pas rekomandimit nga koordinatori i QNR-sė, Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-sė e emėron njė nga anėtarėt e personelit tė QNR-sė i dėshmuar suksesshėm nė procedurat e testimit nė pajtim me procedurat pėr Rekrutim tė Shėrbimit Civil, qė tė veprojė si zėvendės koordinator i QNR-sė nė rast tė mungesės sė koordinatorit tė QNR-sė. 2.4 Me zarfin e fletėvotimit me kusht (ZFK) - nėnkuptohet zarfi i jashtėm nė tė cilin janė tė shėnuara tė dhėnat personale tė votuesit qė voton me fletėvotim me kusht. Brenda Zarfit tė FK-sė duhet tė jetė Zarfi i Fshehtėsisė, i cili pėrmban fletėvotimin(et) e hedhura. 2.5 Me fletėvotimin pėr votim pėrmes postės - nėnkuptohet fletėvotimi me tė cilin votohet sipas dispozitave tė parashtruara nė nenin 96 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės, gjegjėsisht rregullėn zgjedhore (03/2013) pėr Votim Jashtė Kosovės. 2.6 Formulari i pėrputhjes sė tė dhėnave dhe i rezultateve (FPR) - ėshtė formulari i bashkėngjitur si shtojcė nė kėtė rregull zgjedhore dhe i miratuar nga KQZ-ja para zgjedhjeve pėr qėllim tė pėrputhjes sė votave-rezultateve nė njė vendvotim. 2.7 Formulari i rezultatit tė kandidatėve (FRK) ėshtė formulari i bashkėngjitur si shtojcė nė kėtė rregull zgjedhore dhe qė ėshtė i miratuar nga KQZ-ja para zgjedhjeve, pėr qėllim tė regjistrimit sė rezultateve tė kandidatėve. 2.8 Formulari i Rezultateve tė Dengut (FRD) - ėshtė formulari i bashkėngjitur si shtojcė nė kėtė rregull zgjedhore dhe qė ėshtė i miratuar nga KQZ-ja para zgjedhjeve, me qėllim tė regjistrimit tė rezultateve nga Votimi me Kusht, Votimi me Nevoja tė Veēanta dhe Rrethana tė Jashtėzakonshme dhe Votimi Jashtė Kosovės. 2.9 Me Listėn Pėrfundimtare te Votuesve (LPV) - nėnkuptohet lista e votuesve siē pėrcaktohet nė nenin 3 dhe nenin 8.6 tė Ligjit mbi Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės, dhe nė nenin 2.2 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės. 2.10 Lista pėrfundimtare e votuesve e njė vendvotimi (LPV VV) - ėshtė lista e votuesve tė caktuar pėr votim nė njė VV tė rregullt, qė mban nėnshkrimet e atyre votuesve tė cilėt kanė hedhur votat e rregullta nė atė VV, siē theksohet nė nenin 3 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe nenin 2.2. tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės. 2.11 Lista e votuesve me kusht (LVK) e njė VV-je - ėshtė lista e votuesve tė cilėt votojnė me Fletėvotim me Kusht (FK) nė njė VV tė dyfishtė, siē theksohet nė nenin 3 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe nenit 2.2 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės ose gjatė programit tė votimit tė personave me nevoja tė veēanta dhe rrethana tė veēanta, sipas nenit 99 tė Ligjit pėr Zgjedhje tė Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe nenit 25 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės dhe Rregullės sė zgjedhjeve Nr. 04/2013 Votimi i Personave me Nevoja dhe Rrethana tė Veēanta. 2.12 PZAP - do tė thotė Paneli Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa, njė organ i pavarur, pėrgjegjės pėr vendosjen pėr parashtresat dhe ankesat nė lidhje me procesin zgjedhor. Neni 3 Mbikėqyrja dhe Vėzhgimi 3.1 Tė gjitha aktivitetet qė zhvillohen nė QNR mund tė mbikėqyren nga anėtarėt e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ). Anėtarėt e KQZ-sė mund tė vėzhgojnė aktivitetet qė zhvillohen nė QNR nė ēfarėdo kohe. 3.2 Brenda QNR-sė jo mė tepėr se katėr (4) vėzhgues tė akredituar nga e njėjta organizatė e akredituar mund tė jenė tė pranishėm njėkohėsisht pėr tė vėzhguar zgjedhjet. 3.3 Me rast te rinumėrimit te votave dhe situatave tjera, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund te rrisė numrin e vėzhguesve nė QNR. 3.4 Pėrfaqėsuesit e mediave tė akredituara nga KQZ, gjithashtu mund ta vėzhgojnė aktivitetin e zhvilluar nė QNR. Pėrfaqėsuesit e mediave tė akredituara nga KQZ-ja, duhet tė lejohen brenda QNR-sė pėr njė kohė tė shkurtėr, me kusht qė prania e tyre tė mos e pengojė procesin e numėrimit dhe se nga i njėjti medium nuk duhet tė ketė mė shumė se katėr (4) persona. 3.5 Pa marrė parasysh dispozitat e kėsaj rregulle, nėse Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-sė sipas gjykimit tė tij/saj tė lirė dhe me kėrkesė tė koordinatorit tė QNR-sė konstaton se numri i vėzhguesve tė akredituar tė zgjedhjeve ose i pėrfaqėsuesve tė mediave tė akredituara tė pranishėm brenda nė QNR ėshtė duke e penguar procesin, ai/ajo duhet t’i udhėzojė vėzhguesit dhe/ose pėrfaqėsuesit e mediave qė tė zvogėlojnė numrin e tyre. Neni 4 Pranimi dhe kontrollimi fillestar i materialit 4.1 Pas marrjes sė materialit nga secila KKZ, personeli i QNR-sė duhet tė pranojė Formularin e Pėrputhjes sė Rezultateve (FPR), Formularin e Rezultateve tė Kandidatėve (FRK), Listėn Pėrfundimtare tė Votuesve (LPV), Listėn e Votuesve me Kusht (LVK), Librat e Votimit dhe thasėt e mbyllur tė Zarfeve tė Fletėvotimeve me Kusht (ZFK) dhe kutitė e mbyllura tė votimit. Numrat e shiritave mbyllės tė kutive tė votimit dhe thasėt e ZFK-ve duhet tė verifikohen. Personeli i QNR-sė duhet tė shėnojė secilin artikull tė marrė ose qė mungon nė raportin e pranimit tė QNR-sė. 4.2 Personeli i QNR-sė duhet tė bėjė auditime dhe hetime pėrkitazi me materialet e marra sipas nenit 4.1, nėse; (a) nuk mund tė pėrcaktohet numri i vendvotimit, i materialeve tė marra; dhe/ose (b) njė FPR, FRK dhe/ose LPV-ja mungojnė; dhe/ose (c) ka ndonjė parregullsi ose shmangie tė tjera nga procedurat ligjore. 4.3 Sekretariati i KQZ-sė duhet t’ia dorėzojė koordinatorit tė QNR-sė zarfet e fletėvotimeve pėr votim pėrmes postės njė ditė pas ditės sė Zgjedhjeve, siē ėshtė e paraparė me rregulloren 03 / 2013 pėr Votim Jashtė Kosovės. 4.4 Komisionet Komunale Zgjedhore duhet tė dorėzojnė tė gjithė materialin zgjedhor nė QNR. Nė rast se gjatė pranimit tė materialit nga personeli i QNR, evidentohet se mungon ndonjė material zgjedhor, atėherė KKZ-ja nga komuna pėrkatėse duhet tė sjellė materialin qė mungon gjatė pranimit nė QNR, nė afatin sa mė tė shkurtėr. Neni 5 Auditimi i formularėve tė rezultateve dhe hetimet 5.1 Personeli i QNR-sė duhet tė kontrollojė saktėsinė e tė dhėnave tė shėnuara nė ēdo FPR dhe duhet t’i mbajė materialet pėr auditim dhe/ose hetim, nė rast tė mospėrputhjes mbi nivelin e tolerancės paraqitur nė mes tė: (a) numrit tė pėrgjithshėm tė fletėvotimeve tė rregullta tė gjetura nė kutinė e votimit krahasohet nga numri i pėrgjithshėm i nėnshkrimeve nė LPV; (b) numrit tė ZFK-ve tė gjetura nė Kutinė e ZFK-ve krahasohet me numrin e emrave nė LVK pėr (c) numri total i votave vlefshme, votat e zbrazėta dhe votat jo valide duke krahasuar me numrin e votave tė rregullta tė gjetura nė kutinė e votimit; (d) numri total i votave tė papėrdorura, tė votave tė dėmtuara, tė votave tė rregullta tė gjetura nė kutinė e votimit, ZVK tė gjetura nė thesin e ZVK tė krahasuara me numrin e fletėvotimeve tė pranuara. Niveli i tolerancės do tė jetė i paraqitur me vendimin e KQZ-sė, me rekomandimin nga koordinatori i QNR- sė. 5.2 Nė rast se hetimi qė ėshtė bėrė nė bazė tė nenit 4.2 dhe nenit 5.1 tė kėsaj rregulle, nuk e zgjidh problemin e identifikuar, koordinatori i QNR-sė duhet t’i paraqesė rekomandim me shkrim KQZ-sė, qė ajo tė vendosė. 5.3 Gjithė materiali i mbajtur pėr hetim nga personeli i QNR-sė, ose deri sa KQZ-ja tė vendosė siē pėrcaktohet nė nenin 5.2 te kėsaj rregulle, duhet tė deponohet nė njė vend tė sigurte me qasje tė kufizuar vetėm pėr stafin qė ėshtė i caktuar nga koordinatori i QNR-sė pėr hetim, pra hetuesit e QNR-sė, deri nė pritje tė hetimit. Neni 6 Verifikimi i zarfeve tė fletėvotimeve me kusht dhe i zarfeve tė fletėvotimeve pėr votim pėrmes postės 6.1 Vetėm Zarfet e Fshehtėsisė tė Votave me Kusht dhe Zarfet e fshehtėsisė tė VPNV-sė dhe Zarfet e Votimit Pėrmes Postės tė cilat referohen, lidhen me Zarfin e Votave me Kusht, VPNV dhe Zarfet e Votimit Pėrmes Postės tė cilat mund tė referohen, lidhen me dokumentet e identifikimit tė votuesit, do tė procedohen pėr verifikim. 6.2 Personeli i QNR-sė duhet tė konfirmojė Zarfin e Fletėvotimit me Kusht (ZFK), Zarfin e Fshehtėsisė sė VPNV ose Zarfin e Fletėvotimit pėr Votim Pėrmes Postės, nėse: (a) emri i votuesit nė ZFK ose nė Zarfin e Fletėvotimit pėr Votim Pėrmes Postės gjendet nė LPV; (b) votuesi i njėjtė nuk ka votuar me njė fletėvotim tjetėr tė rregullt, Fletėvotim me Kusht (FK) tjetėr ose me ndonjė Fletėvotim tjetėr pėr Votim Pėrmes Postės. (c) Zarfi i Fletėvotimit pėr Votim Pėrmes Postės pėrmban njė kopje tė dokumentit tė identifikimit qė kėrkohet sipas nenit 3.3, pika a dhe b tė Rregullės sė Zgjedhjeve nr. 03/2013 “Votimi Jashtė Kosovės”; dhe (d) votuesi nuk ishte pėrjashtuar nga Lista e Votuesve me vendim tė PZAP-it apo me vendim tė Gjykatės Themelore. 6.3 QNR-ja duhet t’i mbajė dhe duhet t’i ndajė tė gjitha ZVK tė konfirmuara nga ZVK e pakonfirmuara pėr cilindo lloj tė zgjedhjeve. QNR-ja do tė numėrojė vetėm fletėvotimet nga zarfet e konfirmuara dhe tė pranuara. E njėjta do tė aplikohet pėr zarfet e VPNV-ve dhe fletėvotimet pėrmes postės. 6.4 Personeli i QNR-sė i hap ZFK-tė e konfirmuara qė referohen nė nenin 6.3 te kėsaj rregulle dhe: a) refuzon Zarfin e VK nėse gjendet i zbrazėt; b) refuzon Zarfin e VK nėse pėrmban mė shumė se njė Zarf tė Fshehtėsisė; 6.5 Personeli i QNR-sė do t’i hapė zarfet e fshehtėsisė tė konfirmuara tė votimit me kusht, VPNV dhe zarfet e fshehtėsisė tė konfirmuara tė votave tė votimit pėrmes postės qė rrjedhė nga neni 6.3 te kėsaj rregulle dhe do t’i korrigjojė fletėvotimet pėr zgjedhjet e konfirmuara, dhe: a) refuzon Zarfin e Fshehtėsisė nėse nuk pėrmban fletėvotim; b) refuzon Zarfin e Fshehtėsisė nėse pėrmban me shumė se njė fletėvotim pėr tė njėjtėn zgjedhje; c) pranon Zarfin e Fshehtėsisė nėse pėrmban fletėvotimin(et) pėr zgjedhjen(et) pėrkatėse dhe nėse votuesi ėshtė regjistruar nė komunėn pėr tė cilėn ai ose ajo ka hedh votėn; Neni 7 Numėrimi i fletėvotimeve nė QNR 7.1 Fletėvotimet e gjetura brenda zarfeve tė pranuara tė fshehtėsisė, e tė cilat nuk janė refuzuar ashtu siē pėrcaktohet nė nenin 6 te kėsaj rregulle, si dhe ēfarėdo fletėvotimi tjetėr qė kėrkohet tė numėrohet me vendim tė KQZ-sė ose tė PZAP-it, duhet tė numėrohen nė QNR. 7.2 Fletėvotimi duhet tė konsiderohet i pavlefshėm, nėse: (a) nė fletėvotim ėshtė shėnuar mė shumė se njė subjekt politik; ose (b) mėnyra se si ėshtė shėnuar fletėvotimi e bėn qėllimin e votuesit tė paqartė; ose (c) nuk ėshtė vulosur me vulėn zyrtare tė fletėvotimeve, pėrveē nėse ėshtė fletėvotim pėr votim pėrmes postės, i cili nuk kėrkohet tė vuloset; ose (d) ėshtė fletėvotim pėr votim pėrmes postės qė nuk ėshtė fletėvotim i pranueshėm siē pėrcaktohet nė Rregullėn e Zgjedhjeve Nr. 03 / 2013, Votimi Jashtė Kosovės. 7.3 Fletėvotimi qė nuk ėshtė i shėnuar duhet tė konsiderohet si fletėvotim i zbrazėt. 7.4 Rezultatet e procesit tė numėrimit duhet tė shėnohen nė Formularin e Rezultateve tė Dengut (FRD), (FRD pėrdoret si formular nė tė cilin shėnohen rezultatet e votave me Kusht, VPNV dhe Votave pėrmes Postės), nė njė FPR ose FRK, kur ėshtė e pėrshtatshme. Neni 8 Ankesat pėrkitazi me procesin nė QNR 8.1 Ankesat lidhur me administrimin e numėrimit nė QNR, sipas nenit 105 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe nenit 26 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės dorėzohen me shkrim nė PZAP brenda 24 orėve nga ndodhja e shkeljes sė supozuar. 8.2 Paraqitja e ankesės nuk pengon ose ndėrpret procesin e numėrimit. 8.3 Nė bazė tė dispozitės sė nenit 105.3 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės, dhe nenit 26 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės, pėr tė gjitha ankesat nė PZAP, do tė vendoset jo mė vonė se 72 orė pas marrjes sė tyre nė zyrat qendrore tė PZAP-it. Neni 9 Rezultatet e zgjedhjeve 9.1 Pasi qė tė gjitha ankesat e mbetura pėrkitazi me votimin dhe numėrimin tė jenė shqyrtuar dhe vendosur nga PZAP-i dhe pasi tė jetė marrė ndonjė masė e kėrkuar nga KQZ-ja, personeli i QNR-sė duhet tė nxjerrė totalin e rezultateve tė tė gjitha FPR-ve, FRK-ve dhe FRD-ve tė pranuara dhe tė pėrpilojė rezultatet e zgjedhjeve. 9.2 Me rezultatet e zgjedhjeve nėnkuptohet numri i votave tė fituara nga secili subjekt politik i certifikuar pėr ēdo zgjedhje pėr tė cilat kanė konkurruar, si dhe numri i votave tė fituara nga secili kandidat dhe gjithashtu edhe tė gjitha tė dhėnat tjera tė kėrkuara nė bazė tė nenin 106.4 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės. 9.3 Nė raste tė jashtėzakonshme para certifikimit tė rezultateve, KQZ-ja mund tė urdhėrojė rinumėrimin e votave nė cilindo Vendvotim, Qendėr tė Votimit, Qendėr tė Numėrimit ose edhe pėrsėritjen e votimit nė njė Qendėr Votimi apo nė njė Komunė. 9.4 Rezultatet e zgjedhjeve janė pėrfundimtare dhe tė detyrueshme, sapo tė certifikohen nga KQZ-ja, nė pajtim me nenin 106.1 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe nenit 26 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės. 9.5 Para certifikimit tė rezultateve zgjedhore, ėshtė nė kompetencė tė PZAP-it, nė raste tė jashtėzakonshme tė anulojė rezultatet nė njė vendvotim apo qendėr votimi, dhe ta urdhėrojė KQZ-nė t’i pėrsėritė votimin nė njė qendėr votimi apo vendvotim, nėse konsideron se ka ndikim nė rezultatet finale. 9.6 Nė bazė tė rezultateve tė certifikuara, KQZ-ja duhet ta pėrgatisė listėn e tė gjitha mandateve pėr zgjedhjet e certifikuara dhe ia paraqet Presidentit tė Kosovės rekomandimin pėr plotėsimin e kėtyre mandateve. Neni 10 Procedurat e QNR-sė Me qėllim tė rregullimit tė procedurave tė brendshme tė QNR-sė, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton procedurat e QNR-sė si akt i veēantė pėr secilin proces zgjedhor. Neni 11 Dispozitat kalimtare dhe pėrfundimtare Me hyrjen nė fuqi tė kėsaj rregulle, shfuqizohet Rregulla Zgjedhore numėr 06/2008 Qendra e Numėrimit dhe Rezultateve e datės 25.06.2009. Neni 12 Hyrja nė fuqi Kjo rregull hyn nė fuqi me datė 02.07.2013. Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve Valdete Daka 1