GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS / Nr. 30 / 23 GUSHT 2013, PRISHTINĖ LIGJI NR. 04/L-212 PĖR PLOTĖSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PĖR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, TĖ NDRYSHUAR DHE PLOTĖSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 Kuvendi i Republikės sė Kosovės, Nė bazė tė nenit 65 (1) tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, Miraton LIGJ PĖR PLOTĖSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PĖR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, TĖ NDRYSHUAR DHE PLOTĖSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-058 Neni 1 1. Qėllimi i kėtij ligji ėshtė ndryshimi dhe plotėsimi i Ligjit nr. 03/L-174 pėr Financimin e Subjekteve Politike, tė ndryshuar dhe plotėsuar me Ligjin nr. 04/L-058. 2. Termi “ligji bazik” i pėrdorur nė dispozitat e kėtij ligji i referohet i Ligjit nr. 03/L-174 pėr Financimin e Subjekteve Politike, tė ndryshuar dhe plotėsuar me Ligjin nr. 04/L-058. Neni 2 1. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 1.5. riformulohet me tekstin si nė vijim: 1.5. Kontributet - dhuratat (donacionet) ose ndihma e cilido lloj qė nėnkupton njė akt tė ndėrgjegjshėm pėr t’i dhuruar tė mira ekonomike apo tė ngjashme pėr subjektin politik, qoftė nė para tė gatshme, shėrbime, shitja e gjėsendeve nėn ēmimin e tregut, ofrimi i shėrbimeve nėn ēmimin e tregut apo nė tė mira tjera materiale. 2. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 1.10. riformulohet me tekstin si nė vijim: 1.10. Subjekti politik – parti politike, koalicion, nismė qytetare ose kandidat i pavarur. Pėr qėllime tė kėtij ligji, pėr subjektet si Organizatat e tė Rinjve, Fondacionet, Institutet apo trupa tė ngjashme qė janė tė krijuara nga subjektet politike apo qė kanė lidhje me subjektet politike ose qė kryejnė aktivitete funksionale pėr subjektet politike do tė vlejnė tė njėjtat dispozita tė kėtij ligji sa i pėrket raportimit financiar tyre. 3. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 1.12. riformulohet me tekstin si nė vijim: 1.12. Shpenzimet pėr fushatė – tė gjitha shpenzimet dhe pagesat e bėra pėr mallra dhe shėrbime nė pajtim me Ligjin nr. 03/L-073 pėr Zgjedhjet e pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovė, tė ndryshuar dhe plotėsuar me Ligjin nr. 03/L-256, dhe Ligjit nr. 03/L-072 pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės. Neni 3 1. Neni 4 i ligjit bazik, pas paragrafit 1, shtohen paragrafėt e rinjė 2., 3., 4. dhe 5. me tekstin nė vazhdim: 2. Tė gjitha tė hyrat financiare dhe materiale tė subjekteve politike duhet tė regjistrohen nė regjistrat e subjekteve politike. Tė hyrat e realizuara nė formė tė shėrbimeve duhet tė regjistrohen nė kundėrvlerėn monetare tė shėrbimit. 3. Tė gjitha subjektet politike duhet tė kenė njė llogari tė vetme bankare nė njėrėn nga bankat komerciale tė regjistruara nė Republikėn e Kosovės, pėrmes tė cilės do tė kryejnė tė gjitha transaksionet. 4. Tė gjitha tė hyrat financiare tė lejuara me dispozitat e kėtij ligji, pėrveē kuotave tė anėtarėsisė dhe tė hyrave tė realizuara nga shitja e tė mirave materiale tė pėrcaktuara nė nenin 6, paragrafi 1. tė ligjit bazik, do tė realizohen pėrmes transaksionit bankar. Tė hyrat nga kuotat e anėtarėsisė dhe tė hyrat e parapara sipas nenit 6, paragrafi 1. tė ligjit bazik, tė cilat mund tė realizohen nė para tė gatshme duhet tė derdhen nė llogarinė e vetme bankare tė subjektit politik mė sė largu 5 (pesė) ditė nga dita e pranimit tė tyre. 5. Nė rast se njė subjekt politik ka pranuar mjete financiare nė kundėrshtim me dispozitat e kėtij ligji, subjekti i tillė politik duhet qė brenda dy (2) javėsh nga data e pranimit tė kėtyre mjeteve tė kthejė ato pėrmes llogarisė bankare nė burimin e pranimit, dhe brenda tė njėjtit afat ta informojė KQZ-nė. Neni 4 1. Neni 9 i ligjit bazik, pas paragrafit 2. shtohen dy paragraf tė rinjė 3. dhe 4. me tekstin si nė vijim: 3. Nė rast tė bashkimit tė dy apo mė shumė subjekteve politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės nė njė subjekt tė ri, subjekti suksesor merr mjetet e ndara nga Fondi, konform pėrfaqėsimit tė tij nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės. 4. dhjetė pėrqind (10%) e shumės sė ndarė nga Fondi i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, tė shkojnė pėr mbėshtetjen e punės sė secilit deputet. 2. Neni 9 i ligjit bazik, paragrafi 3 rinumėrohet si paragrafi me numėr 4. Neni 5 2. Neni 10, paragrafi 1. i ligjit bazik riformulohet si vijon: 1. Pėr financimin e fushatave zgjedhore qendrore dhe lokale, pėr zgjedhjet tė rregullta dhe tė jashtėzakonshme, me propozimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Kuvendi i Republikės sė Kosovės mund tė ndaj mjete nga Buxheti i Republikės sė Kosovės pėr Fondin, por jo mė shumė se 0.05% tė Buxhetit tė Republikės sė Kosovės. Neni 6 1. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 1. pas nėnparagrafit 1.5. shtohen nėnparagrafėt e rinjė 1.6., 1.7., 1.8. dhe 1.9., me tekstin si nė vijim: 1.6. Ndėrmarrjet private gjersa janė nė marrėdhėnie kontraktuale pėr ofrimin e mallrave dhe kryerjen e shėrbimeve me institucionet e Republikės sė Kosovės dhe tre (3) vite pas pėrfundimit tė marrėdhėnies kontraktuale; 1.7. Organizatat jo qeveritare, organizatat humanitare, organizatat fetare dhe organizatat sindikale; 1.8. Personat fizik dhe juridik tė cilėt janė debitorė ndaj institucioneve tė Republikės sė Kosovės, kundėr tė cilėve ėshtė iniciuar procedurė pėrmbarimi; 1.9. Organizatat e tė Rinjve, Fondacionet, Institutet apo trupa tė ngjashme qė janė tė krijuara nga subjektet politike apo qė kanė lidhje me subjektet politike ose qė kryejnė aktivitete funksionale pėr subjektet politike; 2. Nė Nenin 11 tė ligjit bazik, nė paragrafin 3, fjalėt “nė llogari bankare” zėvendėsohen me fjalėt “pėrmes llogarisė sė vetme bankare”, pjesa tjetėr mbetet e pa ndryshuar. 3. Neni 11 i ligjit bazik, pas paragrafit 3, shtohet paragrafi i ri 4. me tekstin si nė vijim: 4. Kandidatėt e subjekteve politike nuk mund tė pranojnė asnjė donacion jashtė rregullave tė pėrcaktuara pėrmes kėtij ligji pėr financimin e subjekteve politike. Asnjė donacion nuk mund tė bėhet drejtpėrdrejtė pėr kandidatin, por duhet tė kalojė pėrmes subjektit politik, duke respektuar dispozitat e kėtij ligji. Neni 7 1. Neni 13, paragrafi 2 i ligjit bazik, fshihet nga teksti i ligjit. Neni 8 1. Neni 15 i ligjit bazik., paragrafi 3. Nėn-paragrafi 3.2. togfjalėshi “qė tejkalojnė shumėn prej njėqind (100) Eurosh” fshihet nga teksti i ligjit 2. Neni 15 i ligjit bazik, nėn-paragrafi 3.5. fshihet nga teksti i ligjit. 3. Neni 15 i ligjit bazik, paragrafit 4. fshihet nga teksti i ligjit. 4. Neni 15 i ligjit bazik, paragrafi 5. ri numėrohet si paragraf 4. 5. Neni 15 i ligjit bazik, pas paragrafit 4. shtohet njė paragrafi i ri me numėr 5., me tekstin si nė vijim: 5. Subjektet politike duhet tė publikojnė dhe tė mbajnė tė publikuar sė paku njė (1) vit nė faqet e tyre zyrtare Raportin Vjetor Financiar tė vitit paraprak dhe Raportin e Deklarimit Financiar tė Fushatės sė zgjedhjeve paraprake dhe ta publikojnė versionin tyre tė shkurtuar nė njėrėn nga gazetat ditore kombėtare. Formatin e versionit tė shkurtėr pėr publikim e pėrcakton KQZ-ja pėrmes njė akti nėnligjor. 5.1. Raporti Vjetor Financiar i subjektit politik duhet tė publikohet nė mjetet e informimit tė parapara nė paragrafin 5. tė kėtij neni deri mė 30 korrik tė vitit pasues. 5.2. Raporti i Deklarimit Financiar tė Fushatės sė subjektit politik duhet tė publikohet nė mjetet e informimit tė paraparė nė paragrafin 5. tė kėtij neni mė sė larg gjashtė (6) muaj pas ditės sė mbajtjes sė zgjedhjeve. Neni 9 Neni 17 i ligjit bazik, paragrafi 1., riformulohet me tekstin si nė vijim: 1. Subjektet Politike janė tė detyruara tė definojnė nė statut mundėsinė e ushtrimit tė kontrollit tė brendshėm financiar tė tyre dhe, me qėllim tė luftimit tė praktikave korruptive dhe ngritjes dhe forcimit tė menaxhimin financiar dhe transparencės, subjektet politike duhet tė zhvillojnė mekanizmat e kontrollit tė brendshėm financiar. Neni 10 1. Neni 18 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si nė vijim: Neni 18 Mospagimi i detyrimeve 1. Nė rastet kur njė subjekt politik nuk paguan detyrimet, tė tilla si gjobat e shqiptuara nga KQZ-ja, detyrimet tatimore, apo detyrimet qė burojnė nga pėrmbarimi i vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė, atėherė shuma pėrkatėse i zbritet nga buxheti i qė i ndahet nga Fondi. 2. Nė rast se shuma e detyrimeve tė subjektit politik ėshtė mė e madhe sesa buxheti tė cilin e realizon nga Fondi, subjekti politik nuk mund tė merr pjesė nė zgjedhje pa e paguar borxhin e tij. Neni 11 1. Neni 19 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si nė vijim: Neni 19 Kontrolli financiar 1. Raportet Vjetore Financiare dhe Raport tė Deklarimit Financiar tė Fushatės tė cilat dorėzohen nga subjektet politike nė KQZ, do tė auditohen nė pėrputhje me standardet e kontabilitetit tė zbatueshme nė Kosovė, nga auditorė tė cilėt do ti pėrzgjedh Kuvendi i Republikės sė Kosovės pėrmes Komisionit pėr Mbikėqyrjen e Financave Publike nėpėrmjet njė thirrje tė hapur publike pėr aplikim. 2. Pėr zbatimin e obligimit qė buron nga paragrafi 1. i kėtij neni, Kuvendi i Republikės sė Kosovės pėrmes Komisionit pėr Mbikėqyrjen e Financave Publike, nė muajin janar tė ēdo viti pėrzgjedh me konkurs publik sė paku dhjetė (10) auditorė tė licencuar tė cilėt do tė auditojnė Raportet Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar tė Fushatės sė subjekteve politike. Pėr t’u pėrzgjedhur auditorėt ndėr tė tjera duhet tė plotėsojnė kriteret nė vijim: 2.1. tė jenė auditor tė licencuar sipas kėrkesave tė legjislacionit nė fuqi nė Republikėn e Kosovės; 2.2. tė kenė pėrvojė pune sė paku dy (2) vjeēare nė fushėn e auditimit; 2.3. personat fizik ose juridik tė pėrzgjedhur tė mos kenė pasur raporte kontraktuale me ndonjėrin nga subjektet politike gjatė tre (3) viteve e fundit; 2.4. tė mos kenė qenė donatorė tė ndonjėrit nga subjektet politike apo tė kenė pėrfituar nė ndonjė mėnyrė nga subjektet politike gjatė tre (3) viteve tė fundit; 2.5. tė mos jetė nėn hetime apo i dėnuar pėr kryerjen e ndonjė vepre penale; 2.6. tė paraqes njė listė me tė gjitha auditimet qė ka kryer gjatė tre (3) viteve tė fundit. 3. Nė rast tė aplikimit tė personave juridik pėr tu pėrzgjedhur pėr auditor nga paragrafi 1. i kėtij neni, personi i tillė juridik dhe personat fizik tė cilėt janė pjesė pėrbėrėse e personit juridik duhet t’i pėrmbushin tė gjitha kriteret sipas paragrafit 2. i kėtij neni. Personi i tillė juridik duhet gjithashtu tė paraqes listėn e tė gjithė punėtorėve. 4. Pas pėrzgjedhjes sė listės sė auditorėve tė cilėt do tė bėjnė auditimin nga paragrafi 1. i kėtij neni, Komisioni pėr Mbikėqyrjen e Financave Publike i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės nga kjo listė do tė caktojė me short auditorėt tė cilėt do tė jenė pėrgjegjės pėr auditimin e raporteve tė subjekteve politike. Njė auditor nuk mund tė auditojė dy herė radhazi raportet financiare tė njė subjekti politik. 5. Subjekti i regjistruar politik bashkėpunon ngushtė me Auditorėt e pėrzgjedhur nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės dhe u ofron atyre qasje tė plotė dhe tė papenguar nė shėnimet financiare tė partisė, duke pėrfshirė tė gjitha shėnimet pa kufizime. 6. KQZ - ja ia paraqet rezultatet paraprake tė kontrollimit tė raportit vjetor financiar nga auditorėt organit mė tė lartė ekzekutiv tė subjektit politik, duke pėrfshirė edhe listėn e gabimeve ose lėshimeve brenda gjashtėdhjetė (60) ditėsh nga fillimi i kontrollimit. 7. Subjekti i regjistruar politik brenda pesė (5) ditėve tė punės nga marrja e rezultateve paraprake tė kontrollimit mund ta dorėzojė raportin e rishikuar financiar dhe shpjegimin lidhur me ēdo gabim tė dukshėm ose lėshim tė identifikuar nga auditorėt. 8. Pas pranimit tė raportit tė rishikuar financiar nga subjekti politik dhe shpjegimet pėr gabimet dhe lėshimet e identifikuara, Auditorėt e pėrzgjedhur nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės pėrmes Komisionit pėr Mbikėqyrjen e Financave Publike brenda dhjetė (10) ditėve dorėzojnė KQZ-sė Raportin Pėrfundimtar tė Auditimit ku janė tė identifikuara ēdo gabim ose lėshim nė raportin financiar, duke marrė parasysh ēdo shpjegim ose rishikim tė dorėzuar nga subjekti politik. 9. Procesi i auditimit tė Raporteve vjetore financiare tė subjekteve politike duhet tė mbarojė mė sė largu deri mė 15 qershor tė vitit pasues. 10. KQZ-ja duhet t’i publikoj dhe t’i mbaj tė publikuar tė gjitha raportet vjetore financiare tė subjekteve politike sė bashku me raportin pėrfundimtar tė auditimit tė subjekteve politike nė faqen e saj zyrtare mė sė largu deri mė 30 qershor tė vitit pasues. Po ashtu, deri mė kėtė datė KQZ-ja obligohet t’i pėrcjellė subjektit politik raportin pėrfundimtar tė auditimit. 11. KQZ-ja obligohet t’i pėrcjellė deri mė 30 qershor tė vitit pasues raportet vjetore financiare tė subjekteve politike sė bashku me raportin pėrfundimtar tė auditimit tė subjekteve politike dhe mė sė largu deri mė gjashtė (6) muaj pas ditės sė mbajtje sė zgjedhjeve raportin financiar tė fushatės sė subjekteve politike sė bashku me raportin pėrfundimtar tė auditimit tė subjekteve politike pėr nė Agjencinė Anti Korrupsion, e cila nė pėrputhje me mandatin tė saj mund tė ekzaminoj kėto raporte. 12. KQZ-ja pėrgatit njė raport vjetor pėr Kuvendin e Republikės sė Kosovės pėr shpėrndarjen dhe shpenzimin e mjeteve nga Fondi. Neni 12 1. Neni 21 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si nė vijim: Neni 21 Dispozitat ndėshkimore 1. Subjekti politik gjobitet me gjobė bazike me dhjetė pėrqind (10%) tė shumės sė realizuar nga Fondi nė vitin paraprak nėse nuk e paraqet Raportin Vjetor Financiar dhe Raportin e Deklarimit Financiar tė Fushatės nė afatin e paraparė me ligj, dhe me gjobė ditore prej 0.01 % tė shumė sė gjobės bazė, deri nė paraqitjen e raportit. Subjekti politik i cili nuk merr mjete nga Fondi gjobitet me gjobė bazike me njėmijė (1000) Euro me gjobė ditore prej 0.01 % tė shumė sė gjobės bazė, deri nė paraqitjen e raportit. Subjekti politik i cili nuk e paraqet Raportin Vjetor Financiar dhe Raportin e Deklarimit Financiar tė Fushatės brenda afatit tė pėrcaktuar me ligj humb drejtėn pėr tė pėrfituar mjete nga Fondi pėr vitin e ardhshėm. 2. Subjekti politik gjobitet pėr mospėrmbushjen e kritereve tė raportit financiar tė pėrcaktuar nė ligj si vijon: 2.1. subjekti politik, pėr informatat e pasakta dhe jo tė plota tė dhėna lidhur me bilancin e gjendjes, pasqyrėn e fitimit dhe tė humbjeve dhe pasqyrėn e pagesės mbi vlerėn pesėmijė (5.000) Euro tė bėrė personave tjerė, gjobitet me gjobė bazė prej pesė mijė (5.000) Euro si dhe me gjobė ditore prej 0.01% tė shumės bazė deri nė pėrmirėsimin e kėtyre tė dhėnave. 2.2. subjekti politik gjobitet me gjobė bazė me dymijė (2.000) Euro pėr mungesėn e kopjeve tė dokumentacionit tė raportit financiar tė paraparė nė paragrafin 3. tė nenit 15 tė ligjit bazik. 3. Subjektet politike gjobiten me gjobė bazė nė shumėn prej pesėmijė (5.000) Euro pėr mospublikimin e Raporteve Financiare tė paraparė nė nenin 15, paragrafi 5. tė ligjit bazik dhe me gjobė ditore nė vlerė prej 0.01% tė vlerės sė gjobės bazė deri nė publikimin e tyre . 4. Subjekti politik gjobitet me dyfishin e vlerės sė pranuar ndėrsa kandidati pėr kryetar komune, kandidati pėr deputet, kėshilltar komunal dhe kandidati i pavarur gjobitet me vlerėn e njėjtė tė pranuar nėse; 4.1. pranon dhe ekzekuton donacionin nga personi fizik nė kundėrshtim me nenin 5 , paragrafi 1, nėn-paragrafi 1.1. tė ligjit bazik; 4.2. pranon dhe ekzekuton donacion nga personi juridik nė kundėrshtim me nenin 5, paragrafi 1, nėn-paragrafi 1.2. tė ligjit bazik; 4.3. pranon dhe ekzekuton donacion nė kundėrshtim me nenin 11 tė ligjit bazik; 4.4. pranon dhe ekzekuton donacion deri nė njėzetmijė (20.000) Euro, origjina e tė cilėve nuk mund tė dėshmohet; 5. Subjekti politik i cili nuk mund tė dėshmojnė origjinėn e tė hyrave tė pranuar dhe tė ekzekutuara mbi njėzetmijė (20.000) Euro do tė gjobiten me trefishin e asaj shume. 6. Personat fizik dhe juridik tė cilėt japin kontribute nė kundėrshtim me nenin 5 dhe nenin 11 tė ligjit bazik, gjobiten me 20% tė vlerės sė dhėnė. 7. Tė gjitha tė hyrat realizuara nga subjekti politik jashtė burimeve tė parapare me nenin 4 tė ligjit bazik do tė derdhen nė Buxhetin e Republikės sė Kosovės dhe subjektet politike do tė gjobiten me dhjetė pėrqind (10%) tė shumės sė realizuar. 8. Subjektet politike gjobiten me dyfishin e mjeteve financiare tė harxhuara nė kundėrshtim me nenin 8 dhe nenin 10 tė ligjit bazik. 9. Subjekti politik gjobitet me gjobė bazike me pesėmijė (5.000) Euro pėr mbajtjen aktive tė dy apo mė shumė llogarive bankare dhe me gjobė ditore prej 0.01 % tė shumės sė gjobės bazė gjer nė mbylljen e kėtyre llogarive. 10. Subjekti politik gjobitet me shumėn njėmijė (1.000) Euro pėr mos njoftimin e KQZ-sė nė afatin e paraparė nė nenin 3, paragrafi 5. tė kėtij ligji, pėr mjetet e pranuara nė kundėrshtim me kėtė ligj. 11. Nėse nė keqpėrdorim tė fondeve ėshtė i pėrfshirė kandidati apo subjekti politik dhe tė vėrtetohet se fitimi i mandatit/mandateve ėshtė si rezultat i keqpėrdorimit tė fondeve nė kundėrshtim me dispozitat e kėtij ligji dhe legjislacionit nė fuqi, kandidatit apo subjektit politik i merret mandati. 12. Subjektet politike kanė tė drejtė ankese ndaj dispozitave ndėshkimore. Ankesat i drejtohen Panelit zgjedhor pėr ankesa dhe parashtresa nė bazė tė legjislacionit nė fuqi. 13. Tė hyrat nga gjobat sipas kėtij ligji derdhen nė Buxhetin e Republikės sė Kosovės. Neni 13 Ky ligj hyn nė fuqi ditėn e publikimit nė Gazetėn Zyrtare tė Republikės sė Kosovės. Ligji nr. 04/L-212 31 korrik 2013 Shpallur me dekretin Nr. DL-046-2013, datė 19.08.2013 nga Presidentja e Republikės sė Kosovės Atifete Jahjaga