1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 87 / 16 NËNTOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-256 PЁR NDRYSHIMIN DHE PLOTESIMIN E LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTESIMIN E LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Neni 1 Neni 3 i ligjit në fuqi, përkufizimi “KZAP” riformulohet si vijon: “PZAP” do të thotë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, një organ i pavarur përgjegjës për vendosjen për parashtresat dhe ankesat në lidhje me procesin zgjedhor. Neni 2 Në tërë tekstin e ligjit në fuqi “KZAP”- Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, zëvendësohet me “PZAP” –Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Neni 3 Neni 4 i ligjit në fuqi, paragrafi 3. riformulohet si në vijon: 4.3 Sipas kompetencave të Presidentit të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi i Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më herët se katër (4) muaj dhe jo më vonë gjashtë (6) m ua j para datës së zgjedhjeve. Vendimi përmban datën e zgjedhjeve. Neni 4 Neni 105 i ligjit në fuqi, paragrafi 1. riformulohet si në vijon: 105.1 Ankesat lidhur me administrimin e numërimit në QNR dorëzohen me shkrim pranë PZAP-it brenda njëzetekatër (24) orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Neni 5 Neni 105 i ligjit në fuqi, paragrafi 3. riformulohet si në vijon: 105.3 Për të gjitha ankesat e marra nga PZAP-i vendoset jo më vonë se shtatëdhjetedy (72) orë nga momenti i pranimit të ankesave në zyrat qendrore të PZAP-it. Neni 6 Neni 106 i ligjit në fuqi, paragrafi 1. riformulohet si në vijon: 106.1 KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha ankesat që u përkasin votimit dhe numërimit të 2 vendosura nga PZAP-i dhe çdo apel ndaj vendimeve të PZAP-it lidhur me to të jetë vendosur nga Gjykata Supreme e Kosovës. Neni 7 Neni 110 i ligjit në fuqi riformulohet si në vijon: 110.1 Kosova konsiderohet një zonë e vetme zgjedhore. 110.2 Subjekti politik që nuk është kandidat i pavarur e paraqet listën e kandidatëve në përputhje me nenin 27, nenin 29 dhe rregullat e KQZ-së. 110.3 Secili subjekt politik i certifikuar paraqitet në votim me “listë të hapur”. 110.4 Votuesi pajiset më një fletëvotim të vetëm për zgjedhje dhe a) e shënjon atë me votën për një (1) subjekt politik, dhe b) mund që po ashtu të shënojë atë me vota për deri në pesë (5) kandidatë nga lista e subjektit politik për të cilin ka votuar votuesi. 110.5 Nëse një fletëvotim shënjohet për më shumë se pesë (5) kandidatë, atëherë numërohet vetëm vota e hedhur për subjektin politik. Neni 8 1. Neni 111 i ligjit në fuqi, paragrafi 4. riformulohet si në vijon: 111.4 Të gjitha votat e fituara nga kandidatët që janë në listën e hapur të subjektit politik numërohen ndaras. Listat me kandidatë rirenditen sipas mënyrës zbritëse në bazë të numrit të votave të fituara për secilin kandidat. 2. Neni 111 i ligjit në fuqi, paragrafi 6. riformulohet si në vijon: 111.6 Nëse pas ndarjes së vendeve të përcaktuara për kandidatët në listën e një subjekti politik, ashtu siç është përcaktuar në paragrafin 5 të këtij neni, kandidatëve të gjinisë pakicë nuk u janë ndarë së paku 30% nga numri i përgjithshëm i vendeve të ndarë për atë subjekt politik, kandidati i fundit i zgjedhur i gjinisë shumicë zëvendësohet nga kandidati i radhës i gjinisë pakicë në listën e rirenditur për kandidatë, derisa numri i përgjithshëm i vendeve të ndara për gjininë pakicë të jetë së paku 30%. Ky paragraf nuk zbatohet ndaj ndarjes së vendeve nga lista që përbëhet prej një (1) apo dy (2) kandidatëve. Neni 9 Neni 115 i ligjit në fuqi, paragrafi 2. riformulohet si në vijon: 115.2 Kryetari i Gjykatës Supreme emëron kryesuesin e PZAP-it nga mesi i gjykatësve të Gjykatës Supreme dhe emëron anëtarët nga mesi i gjykatësve të gjykatave të qarkut. Pas hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, Kryetari i Gjykatës Supreme emëron kryesuesin dhe anëtarët e PZAP-it brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve. Neni 10 Neni 115 i ligjit në fuqi, paragrafi 4. riformulohet si në vijon: 115.4 Në rast se pozita e kryesuesit apo një anëtari mbetet e zbrazët, Kryetari i Gjykatës Supreme emëron një person në atë pozitë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve në pajtim me nenin 115.2. Neni 11 3 1. Neni 116 i ligjit në fuqi, paragrafi 1. riformulohet si në vijon: 116.1 PZAP-i përbëhet nga dhjetë (10) anëtar, përfshirë edhe kryesuesin. PZAP-i mund të mblidhet në seanca të ndara me nga së paku tre (3) anëtar. Neni 12 1. Neni 118 i ligjit në fuqi, paragrafi 2. riformulohet si në vijon: 118.2 PZAP-i ofron bazat ligjore dhe faktike për vendimet e tij me shkrim. PZAP-i u ofron kopjet e vendimeve të tij me shkrim, palëve të përfshira, brenda afatit prej sh ta tëdh je ted y (72) orëve nga momenti i lëshimit të vendimit, në rast se ai ndikon në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Për vendimet tjera KZAP-i ofron kopjet e vendimeve të tij me shkrim palëve të përfshira në çështje, brenda pesë (5) ditëve kalendarike. 2. Neni 118 i ligjit në fuqi, paragrafi 4. riformulohet si në vijon: 118.4 Mund të apelohet vendimi i PZAP-it, sikurse që PZAP-i mund të rishikojë cilindo nga vendimet e marra, pas prezantimit të fakteve të reja nga pala e interesuar. Ankesa në Gjykatën Supreme të Kosovës mund të paraqitet brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i marrjes vendimit nga PZAP-i , në rast se gjoba e përfshirë është më e lartë sesa pesëmijë (5.000) Euro ose në rast se çështja prek një të drejtë themelore. Gjykata Supreme vendos në afatin prej shtatëdhjetedy (72) orëve pas paraqitjes së apelit. 3. Neni 118 i ligjit në fuqi, paragrafi 5. riformulohet si në vijon: 118.5 Vendimi i PZAP-it është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga KQZ-ja, përveç në rast se apeli i lejuar parashtrohet brenda kohës së paraparë dhe Gjykata Supreme përcakton ndryshe. Neni 13 Neni 119 i ligjit në fuqi, paragrafi 1. riformulohet si në vijon: 119.1 Personi i cili ka interes ligjor në një çështje brenda juridiksionit të P ZAP-it, ose të drejtat e të cilit janë shkelur për sa i përket procesit zgjedhor të rregulluar sipas këtij ligji ose rregullave zgjedhore,, mund të paraqesë ankesë PZAP-it brenda 24 orëve nga momenti i mbylljes së qendrës së votimit, dhe PZAP-i do të vendos për ankesën brenda 72 orëve nga koha kur është pranuar ankesa. Neni 14 Neni 120 i ligjit në fuqi, paragrafi 1. pikat b) dhe c) riformulohen si në vijon: b) para certifikimit të rezultateve zgjedhore, është në kompetencë të PZAP-it, në raste të jashtëzakonshme të anulojë rezultatet në një vendvotim apo qendër votimi, dhe ta urdhërojë KQZ-ën ti përsërisë votimin në një qendër votimi apo vendvotim, nëse konsideron se ka ndikim në rezultatet finale; dhe c) të vendosë një gjobë ndaj një subjekti politik në vlerë deri në pesëdhjetëmijë euro(50,000) Euro. Neni 15 Neni 122 i ligjit në fuqi, paragrafi 1. riformulohet si në vijon: 122.1 Personi fizik ose juridik, të drejtat ligjore të të cilit janë prekur nga cilat do vendime të mëposhtme, vendime këto të marra nga KQZ-ja, mund të apelojë atë vendim në PZAP brenda njëzetekatër (24) orëve pasi që vendimi i apeluar shpallet nga KQZ-ja dhe apeli duhet të vendoset nga PZAP-i brenda shtatëdhjetedy (72) orëve pasi të jetë parashtruar apeli: 4 Neni 16 Ky ligj hyn në fuqi ditën e dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-256 29 tetor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-067-2010, datë 01.11.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.