Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ-ja filloi organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.  

Në fillim të mbledhjes kryetarja Daka bëri të ditur se gjatë ditës së sotme (8 prill 2019) Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi ka shpallur Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.  

Në përmbushje të detyrave kushtetuese dhe ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi me përgatitjet e zgjedhjeve në këto komuna. Në mbledhjen e së hënës, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në këto katër komuna, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019.

Disa nga afatet kohore janë si në vijim:

– Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të fillojë me datë 9 prill dhe do të përfundoj me datë 18 prill 2019;

– Certifikimit dhe publikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të bëhet me datë 22 prill 2019;

– Hedhja e shortit për renditjen në fletëvotim do të mbahet me datë 28 prill 2019;

– Afati i fundit për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë është data 12 prill 2019;

– Fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë me datë 13 maj dhe do të përfundojnë me datë 17 maj 2019;

– Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve do të fillojë me datë 9 prill 2019 dhe do të përfundoj me datë 12 maj 2019;

– Emërimet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) do të bëhet me datë 15 prill 2019;

– Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë me datë 25 prill dhe do të përfundoj me datë 30 prill 2019;

– Aplikimi për regjistrim si votues me nevoja të veçanta do të fillojë me datë 9 maj dhe do të përfundoj me datë 13 maj 2019;

2019-04-08T17:21:55+00:00 08/04/2019|