main-bg

Zgjedhjet e përgjithshme

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, u mbajtën më 17 nëntor të vitit 2001. Numri i votuesëve në këto zgjedhje, ishte 1.249.987, kurse pjesmarrja në votime ishte 64%. Këto zgjedhje u bënë me lista të mbyllura, dhe u votua vetëm për subjektin politik. Subjektet politike, i caktuan kandidatët e tyre në listë. Kishte një zonë elektorale (Kosova). U zgjodhën 100 deputet, kurse 20 vende ishin të rezervuara. 1/3 e kandidatëve deputet, është përcaktuar në bazë të gjinisë. U votua në 1.668 vendvotime dhe pati, 498 qendra votuese.


Zgjedhjet 2007

  • Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës
  • Zgjedhjet për Kuvendet Komunale 
  • Zgjedhjet për Kryetar të Komunave

Zgjedhjet e vitit 2007, u mbajtën më 17 nëntor. Numri i votuesëve në këto zgjedhje ishte 1.454. 174. Kurse, më 8 dhjetor, u zhvillua rundi idytë për Kryetar të Komunave. Pjesmarrja në votime për Kuvendin e Kosovës: 54%. Për Kuvendet Komunale: 39.4%. Për Kryetar të Komunave: 395. Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës, zgjedhjet për Kuvendet Komunale: votë për subjektin dhe votim deri në 10 kandidatë; zgjedhjet pë Kryetar të Komunave: votë vetëm për një kandidat, u zhvilluan me lista të hapura. Për herë të parë, u vendos ‘pragu elektoral’ prej 5%. Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, u zhvilluan si një zonë elektorale. Zgjedhjet për Kuvendet Komunale, u zhvilluan në 30 zona elektorale. Dhe, zgjedhjet për Kryetar të Komunave, gjithashtu në 30 zona elektorale. Zgjedhjet siguruan 100 deputet ëpr Kuvendin e Kosovës, për Kuvendet Komunale 920 këshilltar, për Kryetar të Komunave 30 dhe, u bënë emërime në pesë komuna/ katër kryetar të komunave të emëruar. Vende të rezervuara për Kuvend të Kosovës: 20. Kurse 1/3 e kandidatëve, është përcaktuar në bazë të gjinisë së kundërt. Në këto zgjedhje, u votua në 2.323 vendvotime dhe, kishte  621 qendra votuese. Për votim me nevoja të veqanta, u organizuan 108 ekipe, për 6.372 votues. Këto zgjedhje i vëzhguan, 27.000 vëzhgues.

Zgjedhjet e vitit 2007 për pushtetin Qendror dhe Lokal në Kosovë, janë mbajtur më 17 nëntor. Numri në total i qytetarëve të Kosovës të cilët kanë dalë në zgjedhje, ka qenë: 628.630 veta. Votues, e që kanë qenë qytetarë të Kosovës, 622.397 veta. Votues përmes postës, kanë qenë 6. 233. Fletëvotime me kusht kanë qenë 33.791.  Pjesmarrja në votim, është determinuar brenda teritorit të Kosovës në shkallë prej 42.40%. Pjesmarrja e përgjithshme, ka qenë në shkallën prej 40.10%.  


Rezultatet sipas partive

  • PDK: 196207 ose 34.3%
  • LDK: 129410 ose 22.6
  • AKR: 70165 ose 9.6%
  • LDD – PSHDK: 57002 ose 10.0%
  • AAK: 54611 ose 9.6%
  • ORA: 23722 ose 4.1%
  • PD: 9890 ose 1.7%
  • Të tjerët: 30760 ose %.4%


Numri i vendeve në Kuvend

  • PDK: 37 deputet
  • LDK: 25 deputet
  • AKR: 13 deputet
  • LDD-PSHDK: 11 deputet
  • AAK: 10 deputet
  • KDTP: 3 deputet
  • PDAK: 3 deputet                                          
  • SLS: 3 deputet
  • SDSKiM: 3 deputet
  • SDA: 2 deputet
  • SNS: 1 deputet
  • ND: 1 deputet
  • GIG: 1 deputet
  • SKMS: 1 deputet
  • IRDK: 1 deputet
  • SNSDKiM: 1 deputet
  • PREBK: 1 deputet

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës - 12 Dhjetor 2010

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës janë mbajtur me datë 12 Dhjetor 2010.

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 12 Dhjetorit 2010 janë mbajtur në 745 Qendra të Votimit me gjithsejt 2280 Vendvotime ndërsa numri i votuesve të regjistruar ka qenë 1,630,636. Në zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë garuar gjithsejt 29 Subjekte Politike.

Me vendim të KQZ-së të dates 16 Dhjetor 2010 nga Zgjedhjet e 12 Dhjetorit në Komunat Deçan, Gllogovc, Skenderaj, dhe në Qendrat e Votimit 1304E në Lipjan dhe 3008A në Malishevë janë perseritur Zgjedhjet më 09 Janar 2011 dhe në Komunën e Mitrovicë më 23 Janar 2011.

 Data e mbajtjes së zgjedhjeve Lloji i zgjedhjeve Votimi
12.12.2010Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2010Të gjitha Komunat 37
09.01.2011Rivotim - Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2010Deçan, Gllogovc, Skenderaj ndersa në Lipjan dhe Malishevë nga një QV
23.01.2012Rivotim - Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2010Mitrovicë