main-bg

Votimi Jashtë Vendit

ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KRYETAR KOMUNE NË GLLOGOC 4 DHJETOR 2016

Votimit Përmes Postës

Periudha e Aplikimit/ Regjistrimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizmin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në GLLOGOC që do të mbahen më 4 Dhjetor 2016.  

Nëse jeni nga Republika e Kosovës, dhe jeni banorë i Komunës së Gllogocit, por qëjetoni jashtë Kosovës, Ju mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc.

Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta merrni nga burimet e mëposhtme:

  + 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200

  • Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës (Për adresat e tyre, ju lutem kliko këtu),
  • Duke e marrë formularin personalisht në një nga pikat shpërndarëse jashtë Kosovës. Për të shikuar listën e pikave shpërndarëse dhe adresat e tyre, ju lutem klikoni këtu 

Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet që:

  • Të keni moshën 18 vjeçare në ditën e votimit më 4 Dhjetor 2016,
  • Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të posedoni dokumente të identifikimit (ID) të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut,
  • Apo vërtetimi që vërteton se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës.

Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë, dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti të identifikimit me afat të shtetit ku jetoni.

Formularin e plotësuar së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të pranohen apo arrijnë në KQZ deri më 17 Nëntor 2016.

Formularin e plotësuar mund ta dërgoni:

  • Përmes postës në adresë të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës).

  • Përmes emailit zyrtar (ovpp@kqz-ks.org, dhe ogpp@kqz-ks.org)

  • Përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.