main-bg

Votimi brenda vendit

Çdo qytetarë i Kosovës i regjistruar në regjistrin qendror civil dhe që i ka mbushur 18 vjetë apo më i vjetër ka të drejtë për të votuar në zgjedhe. Komisioni qendror i Zgjedhjeve i caktonë dhe shpërndanë votuesit nëpër qendra të votimit, në bazë të të dhënave mbi adresat e vendbanimit të tyre.

KQZ-ja mban Listën e Votuesve dhe siguron që Lista e Votuesve është e saktë dhe e azhuruar, dhe e njëjta përmban:

a) ekstraktin më të vonë në dispozicion nga Regjistri Qendror Civil i të gjithë votuesve me të drejtë vote të cilët janë regjistruar si qytetar të Kosovës sipas Ligjit për Shtetësinë;

b) të gjithë votuesit me të drejtë vote jashtë Kosovës të cilët në mënyrë të suksesshme kanë aplikuar për votim jashtë Kosovës.

Lista e Votuesve është në dispozicion për të pasur qasje në të ashtu siç parashihet me

rregullat e KQZ-së. Në përputhje me rregullat dhe procedurat e KQZ-së, qytetarët me të drejtë vote mund të sfidojnë dhe konfirmojnë listën e votuesve, të kërkojë ndrrimin e qendrës së votimit brenda komunës së njëjtë, të kërkojnë shërbime të veçanta si votues me nevoja dhe rrethana të veçanta etj.