main-bg

Vëzhgimi i Zgjedhjeve

Ju njoftojmë se Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës mbahen me: 22 tetor 2017

Njoftim për aplikim PËR AKREDITIM TË VËZHGUESVE 

Ju njoftojmë se të gjitha  subjektet politike të certifikuara, OJQ-të dhe organizatat qeveritare e ndër-qeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtëpitë mediatike dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se mund të dërgojnë në Zyrën për RPPC kërkesën për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës


Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të individëve në emër të organizatës   është jo më vonë se tridhjetë ditë (30) ditë para Ditës së Zgjedhjeve gjegjësisht gjer më 21.09.2017.


Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të  vëzhguesve të organizatave  është njëzet e pesë (25) ditë para Ditës së Zgjedhjeve gjegjësisht gjer më 26.09.2017


Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave  për vëzhgimin e Ditës së Zgjedhjeve është njëzet (20) ditë para Ditës së Zgjedhjeve gjegjësisht gjer më 02.10.2017


Mediat 

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për  akreditim të mediave është pesëmbëdhjetë (15) ditë para Ditës së Zgjedhjeve gjegjësisht gjer më 06.10.2017


Formularët, mund t’i merrni në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, apo në ueb-faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org 

Për tu akredituar nevojitën të plotësohen këto dokumente:

Ky formular duhet të plotësohet nga Përfaqësuesi i Autorizuar. Formulari duhet të plotësohet me dorëshkrim dhe shkronja kapitale.


Ky formular duhet të plotësohet në mënyrë elektronike nga Përfaqësuesi i Autorizuar. Kopja e plotësuar në formë elektronike (e panënshkruar) duhet të dorëzohet në CD. E njëjta listë e vëzhguesve duhet të jetë edhe në formën e shtypur dhe e nënshkruar nga Përfaqësuesi i Autorizuar.

Kjo Deklaratë duhet të plotësohet me dorëshkrim.


Për Shtëpitë Mediatike nevojiten të plotësohen këto dokumente:


Ky formular duhet të plotësohet nga Përfaqësuesi i Autorizuar. Formulari duhet të plotësohet me dorëshkrim dhe shkronja kapitale.

Ky formular duhet të plotësohet në mënyrë elektronike nga Përfaqësuesi i Autorizuar. Kopja e plotësuar në formë elektronike (e panënshkruar) duhet të dorëzohet në CD. E njëjta listë e vëzhguesve duhet të jetë edhe në formën e shtypur dhe e nënshkruar nga Përfaqësuesi i Autorizuar.

  • Certifikata e Shtëpisë Mediatike


Për informata dhe sqarime shtesë, mund të kontaktoni në tel. 038 211 995; 038 200 23 509.


Vërejtje: Aplikimet duhet të dorëzohen vetëm në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim dhe brenda afatit të paraparë. Aplikimet përmes e-mailit nuk merren parasysh, përveç aplikimeve nga jashtë Republikës së Kosovës