main-bg

Shërbimi i votuesve

ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KRYETAR KOMUNE

NË GLLOGOC 4 DHJETOR 2016

PERIUDHA E SHËRBIMIT TË VOTUESVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizmin e Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc, që do të mbahen më 4 Dhjetor 2016.  

Përmes Periudhës së Shërbimit të Votuesve, KQZ-ja ju mundëson të gjithë votuesve me të drejtë vote ta ndryshojnë Qendrën e Votimit sipas zgjedhjes së tyre dhe sa më afër vendbanimit të tyre të përhershëm.

Periudha e shërbimit të votuesve fillon me 10 Nëntor 2016 dhe përfundon me 22 Nëntor 2016.

Gjatë kësaj periudhe, votuesve ju ofrohen informata të përgjithshme, siç janë:

  •  Nëse votuesi me të drejtë vote është në listën e votuesve
  •  Në cilën qendër të votimit do të votojë
  •  Ku dhe si votuesit mund të ndryshojnë qendrën e tyre të votimit

KQZ ka vënë në shërbim të votuesve, listat e votuesve që gjenden në hyrje të objekteve që shfrytëzohen si qendra të votimit gjatë ditës së zgjedhjeve dhe listën e preliminare të votuesve në objektin ku Komisioni Komunal i Zgjedhjeve e ka zyrën.

Për çdo informatë më të detajuar ju mund ta vizitoni:

·  Zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor që gjenden në ndërtesën e Kuvendit Komunal,

Si dhe mund të vizitoni ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org ku në anën e majtë, në linkun KU DO TË VOTOSH? është e publikuar aplikacioni online për ndërrimin e qendrës së votimit, ku ju mund të shikoni se në cilën qendër të votimit jeni caktuar të votoni në ditën e zgjedhjeve dhe gjithashtu keni mundësi ta ndërroni qendrën e votimit përmes aplikacionit. Për tu lidhur direkt me aplikacionin klikoni  këtu.

  • Ndërrimin e Qendrës së Votimit gjithashtu mund ta bëni në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor duke plotësuar formularin për Ndërrim të Qendrës së Votimit  me ndihmën e Komisionit Komunal Zgjedhor, ose

  • Për informata shtesë thirrni në linjën telefonike pa pagesë 0 800 55 555.

Nëse keni ndërruar vendbanimin dhe dëshironi të votoni në një qendër votimi në komunën e Gllogocit, ju duhet  ta informoni QKRC (Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil) për ndryshimin e adresës suaj. Pas ripërtëritjes së adresës në Regjistrin Civil, ndryshimi do të pasqyrohet edhe në Listën e Votuesve.