main-bg

Sekretariati i KQZ-së

Sekretariati i KQZ-së është një trupë teknike, e themeluar nga KQZ-ja për të ndihmuar KQZ-në në kryerjen e përgjegjësive dhe funksioneve të saj. Sekretariati i KQZ-së, i zbaton vendimet e KQZ-së dhe përgatitë raporte, rekomandime për vendime të KQZ-së, siguron ndihmë tjetër të nevojshme administrative për KQZ-në. Pas miratimit nga KQZ-ja, Sekretariati lidhë marrëveshje me palët e treta, në emër të KQZ-së duke u mbështetur në procedurat e themeluara nga KQZ. Sekretariati i KQZ-së, drejtohet nga Kryeshefi Ekzekutiv dhe Zëvendësi i Kryeshefit Ekzekutiv të cilët i përgjigjen drejtpërdrejt KQZ-së.

Komisionet Komunale Zgjedhore

Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) janë trupa të themeluara nga KQZ-ja në tridhjetë e tetë (38) komunat e Republikës së Kosovës për të ndihmuar organizimin e zgjedhjeve. KKZ-të janë përgjegjëse t’i administrojnë zgjedhjet përbrenda komunës së tyre gjegjëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së që vepron përmes Sekretariatit, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor. KKZ-të përbëhen nga shtatë (7) anëtarë dhe emërohen brenda pesëmbëdhjetë ditëve  pas shpalljes së zgjedhjeve.

Lista e Emërimeve të KKZ-ve 2013