main-bg

Ndrysho Qendrën e Votimit

ZGJEDHJET E PARAKOSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS  8 QERSHOR 2014

PERIUDHA E SHËRBIMIT TË VOTUESVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizmin e Zgjedhjeve të jashtëzakonshëm për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 qershor 2014. 

Përmes Periudhës së Shërbimit të Votuesve, KQZ-ja ju mundëson të gjithë votuesve me të drejtë vote ta ndryshojnë Qendrën e Votimit sipas zgjedhjes së tyre dhe sa më afër vendbanimit të tyre të përhershëm.

Periudha e shërbimit të votuesve fillon me 14 Maj dhe përfundon me 24 Maj 2014.

Gjatë kësaj periudhe votuesve ju ofrohen informata të përgjithshme, siç janë:

  • Nëse votuesi me të drejtë vote është në listën e votuesve
  • Në cilën qendër të votimit do të votojë 
  • Ku dhe si votuesit mund të ndryshojnë qendrën e tyre të votimit

KQZ ka vënë në shërbim të votuesve listat e votuesve që gjenden në hyrje të objekteve që shfrytëzohen si qendra të votimit gjatë zgjedhjeve.

Për çdo informatë më të detajuar ju mund t’i vizitoni:

  • Zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore që gjenden në ndërtesat e kuvendeve komunale
  • Si dhe mund të vizitoni ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org tek Shërbimi i Votuesve, ose 
  • Për informata shtesë thirrni në linjën telefonike pa pagesë 0 800 55 555.

Nëse dëshironi të ndryshoni qendrën tuaj të votimit brenda komunës tuaj, vetëm plotësojeni formularin për “Ndërrim të Qendrës së Votimit” me ndihmën e Komisionit Komunal Zgjedhorë. Kjo vlen vetëm nëse ndërroni qendrën e votimit brenda komunës së njëjtë. Ndërrimi i qendrës së votimit mund të bëhet nga data 14 Maj deri më datën 24 Maj 2014 në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor, në komunë tuaj.

 

Nëse keni ndërruar vendbanimin dhe dëshironi të votoni në një qendër votimi në ndonjë komunë tjetër, ju duhet  ta informoni QKRC (Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil) për ndryshimin e adresës suaj. Pas ripërtëritjes së adresës në Regjistrin Civil, ndryshimi do të pasqyrohet edhe në Listën e Votuesve.