main-bg

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin përfundimtar të raundit të dytë (rivotimit) për kryetar të komunës së Istogut, që u mbajtën më 17 dhjetor 2017: 


Në vazhdim të mbledhjes, duke u përgjigjur në kërkesën e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë në listën e certifikuar të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje pas dorëheqjes nga posti i deputetit të z. Mytaher Haskuka dhe z. Qëndron Kastrati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se: 


-z. Shemsi Syla është kandidati i radhës për të zëvendësuar z. Mytaher Haskuka dhe 


-z. Salih Zyba është kandidati i radhës për të zëvendësuar z. Qëndron Kastrati. 


Gjiashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në përputhje me detyrimin ligjor, pas auditimit, ka bërë publikimin e Raporteve Financiare Vjetore dhe Raporteve të Shpenzimeve të Fushatës Zgjedhore të subjekteve politike. Të gjitha këto raporte (shqip, serbisht dhe anglisht) janë të çasshme në këtë vegzë: http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/395