main-bg

Raportet Financiare & Auditimet

Nga secili subjekt politik (përfshirë partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur), i cili merr pjesë në zgjedhje, do të kërkohet t’i paraqesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve raport për publikimin financiar.

Raporti i deklarimit financiar te fushatës së Subjektit politik, përfshirë  të gjitha degët dhe pjesët përbërëse të tij, për periudhën që fillon me ditën e shpalljes së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës dhe që përfundon me ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ose të parakohshme.

Raporti i Publikimit Financiar për Fushatën dorëzohet jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë kalendarike pas ditës së zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas rregullës së zgjedhjeve, do të caktoj një kufi të shpenzimeve të fushatës të subjektit politik të certifikuar, i cili do të shprehet si shumë që del në bazë të numrit të votuesve të regjistruar.

Subjektet nuk mund të shpenzojnë mbi atë kufi për fushatën e tyre politike.Nga secili subjekt politik kërkohet të mbajë shënime të sakta dhe të hollësishme për gjendjen financiare të selisë qendrore dhe për të gjitha degët gjatë periudhës së përfshirë në raportin e deklarimit financiar të fushatës.

Shkarko këtu