main-bg

KQZ-ja dhe KEDS-i nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë, 10 tetor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi.


Përmes këtij dokumenti, përcaktohen kushtet dhe mënyra e bashkëpunimit lidhur me furnizim me energji elektrike për nevoja të KQZ-së, gjatë procesit të Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit 2017.


Në emër të KQZ-së, Memorandumin e nënshkroi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka kurse në emër të KEDS-it firmosi Drejtori i Përgjithshëm, George Karagutoff.


Pas nënshkrimit, kryetarja Daka tha se ky memorandum u nënshkrua që më 22 tetor të ketë energji elektrike në çdo Qendër Votimi dhe në objekte tjera të nevojshme për KQZ-në.  


Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i KEDS SH. A, George Karagutoff u shpreh se përmes ekipeve do të monitorojnë gjendjen në Ditën e Zgjedhjeve për të pasur furnizim të rregullt me energji elektrike.  


Sipas këtij memorandumi, KQZ-ja do t’i sigurojë KEDS-it listën e specifikuar të të gjitha objekteve, përfshirë adresat e sakta të Qendrave të Votimit me qëllim të furnizimit pandërprerë me energji elektrike.