main-bg

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së - Zëvendësimi i deputetëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, në përgjigje të kërkesës së Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë në listat e certifikuara të Subjekteve Politike për zëvendësimin e deputetëve të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rekomandon si në vijim:


1.  Kandidatët e radhës që pasojnë në Listën e Certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 11 Qershor 2017, nga subjekti politik “Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Konservatore e Kosovës, Alternativa Demokratike e Kosovës, Republikanët e Kosovës, Partia e Ballit, Partia Socialdemokrate, Balli Kombëtar i Kosovës”, të cilët i zëvendësojnë deputetët, janë: 


z. Nait Hasani e zëvendëson z. Ramush Haradinaj;

z. Fadil Beka e zëvendëson z. Fatmir Limaj;

z. Enver Hoti e zëvendëson z. Enver Hoxhaj;

z. Gani Dreshaj e zëvendëson z. Rrustem Berisha dhe

z. Bekë Berisha e zëvendëson z. Pal Lekaj.


2.  Kandidati i radhës që pason në Listën e Certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 11 Qershor 2017, nga subjekti politik “Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re” është:


z. Imet Rrahmani, i cili e zëvendëson z. Behgjet Pacolli.


3.  Kandidati i radhës që pason në Listën e Certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 11 Qershor 2017, nga subjekti politik “Koalicija VAKAT” është:


z. Bahrim Shabani, i cili zëvendëson z. Rasim Demiri.