main-bg

Sqarim lidhur me pagesat për KVV-të dhe stafin teknik të angazhuar në Zgjedhjet e 11 qershorit

KQZ, pas verifikimeve dhe korigjimeve të bëra, i ka dërguar në Ministrinë e Financave listat e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit dhe stafit teknik të cilët kanë qenë të angazhuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që u mbajtën më 11 qershor 2017.

Këto lista janë dërguar për transfer të mjeteve në llogaritë e stafit të angazhuar.  

Në këto zgjedhje, numri i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit dhe stafit teknik të angazhuar ka qenë: 24 mijë e 581 persona.