main-bg

Periudha e Shërbimit të Votuesve

Fillon më 20 maj dhe përfundon më 28 maj 2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

11 qershor 2017

Periudha e Shërbimit të Votuesve

Fillon më 20 maj dhe përfundon më 28 maj 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Votuesit do të kenë mundësi të informohen dhe t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në lidhje me Qendrën e tyre të Votimit në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e tyre, ose në ueb-faqen e KQZ-së  www.kqz-ks.org

Qytetarët mund t’i drejtohen Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, i cili do t’u ofrojë përgjigje në pyetjet si:

  • A kam të drejtë të votoj?

Ju keni të drejtë të votoni nëse jeni të regjistruar në Regjistrin Civil dhe jeni nga mosha 18-vjeçare në ditën e votimit më 11 qershor 2017.

  • Ku duhet të votoj?

  Vizitoni Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, ose ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org për tu informuar se në cilën Qendër të Votimit Ju mund të votoni.

  • Si ta ndryshoj Qendrën e Votimit?

Për të ndryshuar Qendrën e Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson ndryshimin e qendrës së votimit përmes aplikacionit online, që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org ku në anën e djathtë klikoni në linkun “Ku do të votosh?”.

Aplikacioni online ju mundëson informacione se në cilën Qendër të Votimit jeni caktuar të votoni dhe gjithashtu ju mundëson ndërrimin e qendrës së votimit.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.