main-bg

AFATI PËR APLIKIM PËR AKREDITIMIN E VËZHGUESVE 11 MAJ – 4 QERSHOR 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 11 maj ka filluar të rrjedhë afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor.

Ky afat, sipas vendimit të KQZ-së, përfundon me datë 4 qershor.


Subjektet politike të certifikuara; OJQ-të; Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare; Organizatat Ndërkombëtare të Specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut; përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe Mediat mund të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e Zgjedhjeve.


Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.


Për më shumë informacione, ju lutem vizitojeni vegzën: http://www.kqz-ks.org/sq/vezhgimi-i-zgjedhjeve