main-bg

KQZ-ja Certifikoi Rezultatet Përfundimtare të Raundit të Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje, të kryesuar nga kryetarja, znj. Valdete Daka.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave në Vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezzultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet e dala që u përkasin votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa dhe Gjykata Supreme e Kosovës, KQZ-ja Certifikon Rezultatet Përfundimtare të Raundit të Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas (Gllogoc), të mbajtura më 18 dhjetor 2016.  


Në Komunën e Drenasit (Gllogocit), Kryetar Komune është zgjedhur z. Ramiz Lladrovci nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 14 mijë e 537 vota apo 62.55% të votave. 


Lidhur me vendimin e KQZ-së për Certifikimin e këtyre rezultateve do të njoftohet edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). 


Rezultatet Përfundimtare të Certifikuara për kandidatët janë si në vijim:


Rezultatet e përgjithshme 


Statistikat e përgjithshme  


Rezultatet sipas vendvotimit  


Statistikat sipas vendvotimit 


Rezultatet e votave me kusht sipas dengut