main-bg

Informatat Zgjedhore

Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) janë trupa të themeluara nga KQZ-ja në tridhjetë e tetë (38) komunat e Republikës së Kosovës për të ndihmuar organizimin e zgjedhjeve. KKZ-të janë përgjegjëse t’i administrojnë zgjedhjet përbrenda komunës së tyre gjegjëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së që vepron përmes Sekretariatit, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor.