main-bg

Aktivitetet kryesore për Zgjedhjet Lokale 2017


Plani Operacional për Zgjedhjet Lokale 2017 



Kalendari i aktiviteteve kryesore për Zgjedhjet Lokale 2017

DATA

AKTIVITETET KRYESORE

REFERIMI LIGJOR

SHËNIM 

21 qershor 2017

Shpallja e zgjedhjeve

Vendimi i Presidentit

Bazuar në Neni 4 ( Data e Shpalljes së Zgjedhjeve ), vendimi i Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më herët se gjashtë (6) dhe jo më vonë se katër (4) muaj para datës së

zgjedhjeve. Vendimi përmban datën e zgjedhjeve

23 qershor 2017

Pranimi i Ekstraktit të parë të Regjistrit Civil nga Agjencia e Regjistrimit Civil

Rregulla 02/2013,

Neni 3.3

KQZ -pranon Ekstraktin e Regjistrit Civil jo me vonë se 2 dite pas ditës se shpalljes se Zgjedhjeve

21 qershor – 5 korrik 2017

Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve 

Neni 67 i LZP-së

KQZ-ja emëron KKZ-në brenda afatit prej  (15) ditësh pas shpalljes së datës së zgjedhjeve.

22 - 26 qershor 2017

KQZ-ja të vendosë për kufizimet e shpenzimeve për subjektet politike

Neni 39 i LZP-ë

KQZ përcakton maksimumin e shpenzimeve te fushatës mbështetur ne numrin e përgjithshëm te votuesve te regjistruar ne listën e votuesve ne freskimin e fundit te LV-se ne dispozicion te KQZ-së.

21 qershor – 22 gusht 2017

Periudha e aplikimit për certifikim te Subjekteve Politike

Neni 15.2 LZP-së

Aplikimi për certifikim mund te dorëzohen ne çdo kohë gjatë orëve te rregullta te punës deri 60 ditë para ditës se zgjedhjeve .

22 qershor – 6 korrik 2017

Periudha e njoftimit për aplikim për certifikim përmes koalicionit

Periudha e njoftimit të partive politike që nuk dëshirojnë të garojnë në zgjedhje

Neni 15.4 LZP-së

Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve  nga Presidenti i Kosovës, partia politike e regjistruar do të kërkojë certifikim përmes koalicionit si dhe partia politike e regjistruar e cila nuk dëshiron të certifikohet për zgjedhje duhet të njoftojë Zyrën që nuk garon në zgjedhje

16 korrik – 23 gusht 2017

Periudha e regjistrimit për votimin jashtë Kosovës

Neni 97 LZP-së

Rregulla nr. 03/2013

Neni 3.5

Votuesi me te drejtë vote mund te aplikoj  për te marrë një fletëvotim për votim jashtë Kosovës duke dorëzuar te plotësuar aplikimin për votim jashtë Kosovës / Formularin e Regjistrimit te votuesit duhet te dërgohet ne KQZ ne mes periudhës kohore 25 ditë pas shpalljes se ditës se zgjedhjeve dhe 60 ditë para ditës së zgjedhjeve.

26 korrik - 12 shtator 2017

Periudha e shërbimit të votuesve

Rregulla nr. 17/2013

Neni 4.2

KQZ-ja ju mundëson të gjithë votuesve me të drejtë vote të njoftohen për Qendrat e Votimit ku janë të caktuar dhe ju mundëson që të ndryshojnë Qendrën e Votimit sipas zgjedhjes së tyre sa më afër vendbanimit të tyre të përhershëm ne periudhën kohore tridhjetë e pesë ditë(35) pas ditës së shpalljes së ditës së zgjedhjeve dhe dyzet ditë para ditës së zgjedhjeve.

23 gusht – 7 tetor 2017

Afati i për regjistrim për votimin me nevoja të veçanta

Neni 99.1 LZP-së

Rregulla nr. 04/2013

Neni 2,3,5,6

Votuesi me zotësi juridike i cili të regjistrohet si votues i ngujuar në shtëpinë periudhën 60 ditë dhe pesëmbëdhjetë  ditë para ditës së zgjedhjeve Votuesit me lëvizje të kufizuar; KKZ në bashkëpunim me administratën e  institucioneve do te beje evidentimin e te gjithë qytetarëve me te drejt vote në këto institucione jo më vonë se 15 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Votuesit ne rrethana te veçanta; KKZ përgatit listën me të dhënat e votuesve dhe lokacionet ku ndodhen/ jetojnë votuesit në rrethana të veçanta jo me vonë se 15 ditë para  ditës së zgjedhjeve.

29 gusht - 12 shtator 2017

Periudha e kundërshtimit dhe e konfirmimit

Neni 8.1 i LZP-së

Rregulla nr. 02/2013

Neni 3.8

Periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit është periudha kohore në mes të 54 ditëve dhe 40 ditëve para ditës së zgjedhjeve.

Votuesit me te drejt vote mund te kundërshtojnë, siç është përcaktuar ne nenin 9 pa saksitë apo lëshimet në Listën  e Votuesve gjatë periudhës se vendosur për atë qellim nga KQZ-ja

22 shtator – 20 tetor

Periudha e Votimi jashtë Kosovës

Rregulla nr. 03/2013

Votat jashtë Kosovës duhet të pranohen nga KQZ 24 orë para ditës së zgjedhjeve.

18 -19 shtator 2017

Certifikimi i listës së votuesve

Neni 8.6 i LZP-së

KQZ-ja e Certifikon listën Përfundimtare te Votuesve 30 deri 25 ditë para ditës së zgjedhjeve 

6 shtator 2017

Tërheqja e shortit të renditjes së subjekteve politike në fletëvotim

Neni 24.1 LZP-së

Shorti i fletëvotimit mbahet ne një datë të caktuar nga KQZ-ja 45 ditë paraditës së zgjedhjeve 

24 – 30 shtator 2017

Afati i  për emërimin e këshillave të vendvotimeve

Neni 77 LZP-së

Emërimi i anëtareve dhe kryesuesve te KVV-së jo me vonë se 30 ditë para ditës së zgjedhjeve .

25 – 26 korrik 2017

Publikimi i lokacionit të Qendrave të votimit

Neni 83.1 LZP-së

Rregulla nr.16/2013

Neni 7

Publikimi i lokacionit të Qendrave të votimit  jo me vonë se 40 ditë para ditës se zgjedhjeve .

21 shtator – 20 tetor 2017

Periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike

Neni 44 LZP-së

Rregulla nr.13/2013

Neni 2.1

Periudha e fushatës së zgjedhjeve do te thotë  prej 30 ditëve për fushatën zgjedhore te subjekteve politike e cila përfundon 1 ditë para ditës se zgjedhjeve.

22 qershor – 21 shtator 2017

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për akreditim të individëve që dëshirojnë të vëzhgojnë në emër të organizatave 

Neni 54.5 LZP-së

Rregulla nr.07/2013

Neni 3.1

 Akreditimi i individëve për vëzhgim te zgjedhjeve ne emër te ndonjë organizate duhet te parashtrohet ne KQZ jo me vonë 30 ditë para ditës se zgjedhjeve.

22 qershor – 26 shtator 2017

Kërkesa për akreditim te vëzhguesve te organizatave

Neni 54.3 LZP-së

Rregulla nr.07/2013

Neni 3.2

Kërkesën për akreditim te vëzhguesve çdo organizatë mund te parashtroj pran KQZ-se ne çdo kohë deri ne ditën e 25 para ditës se zgjedhjeve

22 qershor – 2 tetor 2017

Kërkesa për akreditim te vëzhguesve te organizatave per vëzhgim per ditën e zgjedhjeve

Neni 54.3 LZP-së

Rregulla nr.07/2013

Neni 3.3

Organizatat që aplikojnë për akreditim për vëzhgimin e ditës së  zgjedhjeve duhet të dorëzojnë kërkesë në KQZ (Zyrë), jo më vonë se njëzet  (20) ditë para ditës së zgjedhjeve

22 qershor – 6  tetor 2017

Kërkesa për aplikim te mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve

Rregulla nr. 07/2013

Neni 5.2

Mediat duhet të njoftojnë zyrën për listën e stafit të tyre me se largu 15 ditë para ditës së zgjedhjeve.

22 tetor 2017

DITA E ZGJEDHJEVE

Vendimi i Presidentit për shpalljen e datës së zgjedhjeve.

23 tetor – 6 dhjetor 2017

Dorëzimi i Raportit financiare të fushatës

Rregulla nr. 12/2013

n/a

Certifikimi i Rezultateve

Neni 106.1 LZP-së

KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

n/a

Kthimi i Pagesave te Certifikimit te SP-ve

Rregulla 08/2013,

neni 9.2

Brenda 30 ditëve pas certifikimit te rezultateve

19 nëntor 2017

RAUNDI I DYTE I ZGJEDHJEVE

Ligji Nr. 03/L-072,

Neni 9.6

Raundi i dytë mbahet në ditën e diel ë katër (4) javë pas raundit të parë.

n/a

Dorëzimi i  Raportit financiare të fushatës për Raundin e dytë

Rregulla nr.12/2013

Neni 4.1

Raporti i publikimit financiar për fushatën  i dorëzohet Zyrës për Regjistrim të Partive Politike jo më vonë se dyzet e pesë ditë kalendarike pas ditës së zgjedhjeve.

n/a

Shkatërrimi i materialit të  ndjeshëm  zgjedhor

Ligji Nr. 03/L-073,

neni 103.4

KQZ me një vendim pas certifikimit zyrtar te rezultatit te zgjedhjeve , shkatrrën materialin zgjedhor brenda 60 ditëve, përveç nëse udhëzohet ndryshe nga PZAP-i

n/a

Raporti Financiar lidhur me shpenzimet e zgjedhjeve

Ligji Nr. 03/L-073,

neni 113.6

Brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve prej ditës së shpalljes të rezultateve të zgjedhjeve , KQZ-ja do të publikoj një raport të plotë për shpenzimet zgjedhore dhe mënyrën e shpenzimit.