Lista Votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës. Pasi që pranon të dhënat nga Regjistri Civil, KQZ cakton votuesit në qendra të votimit, duke pas parasysh që qytetarët të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.

Për të votuar në zgjedhje, sigurohuni që jeni pjesë e Regjistrit Civil të Kosovës duke e verifikuar këtë informatë në Zyrat Komunale të Regjistrimit Civil

Lista e votuesve brenda vendit

Ju mund të verifikoni qendrën tuaj të votimit në link-un e mëposhtëm dhe nëse jeni caktuar larg vendbanimit tuaj atëherë ju mund të bëni kërkesën për ndërrim të qendrës së votimit, brenda afateve të caktuara.

Gjeni qendrën tuaj të votimit

Ndërrimin e qendrës së votimit mund ta bëni edhe përmes zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore.

18 Mars – 3 Prill 2024

18 Mars – 3 Prill 2024

Nëse aplikoni për ndryshim të qendrës së votimit përmes platformës online, KQZ do të njoftoj për statusin e aplikimit tuaj përmes emailit.

Kundërshtimi dhe konfirmimi i listës votuese

Nëse informatat tuaja apo të ndonjë personi që njihni nuk janë të sakta, apo nëse pretendoni për përfshirje të ndonjë emri i cili nuk duhet të figurojë në listë, ju mund të kundërshtoni listën votuese. Kundërshtimi i listës mund të bëhet brenda afateve të caktuara, përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:

18 Mars – 5 Prill 2024

Zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, ku do të ketë personel mbështetës, të cilët do të ju udhëzojnë në plotësimin e formularit përkatës dhe në hapat e mëtutjeshëm.

Duke dërguar ankesën përmes emailit: [email protected]

Vërejtje: Lista preliminare votuese ndahet me subjektet politike të certifikuar dhe vëzhgues të akredituar, të cilët kanë të drejtë të kundërshtojnë apo konfirmojnë atë.

Formulari i ankesës

Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni në numrin pa pagesë: 0800 55 555.