Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
Çertifikimi i subjekteve politike 2018-02-18T23:46:39+00:00

Çertifikimi i subjekteve politike

Procesi i Çertifikimit të Subjekteve Politike për Kuvend të Kosovës

Të gjitha subjektet politike, duke përfshirë partitë politike, iniciativat qytetare, koalicionet, dhe kandidatët e pavarur, duhet të aplikojnë për çertifikim për të garuar në Zgjedhje për Kuvend të Kosovës. Për tu çertifikuar, subjektet politike duhet të ndjekin hapat në vazhdim: 

Datat përcaktohen gjatë procesit zgjedhor

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso kërkesën për çertifikim të subjekteve politike

Kërkesa për çertifikim të subjekteve politike

Hapi 2 Shkarko dhe plotëso librezen  e nënshkrimeve

Subjektet politike që duan të garojnë për Kuvend të Kosovës duhet të kenë 1000 nënshkrime të vlefshme. Ky hap nuk vlen vetëm për subjektet politike që kanë fituar ulëse në zgjedhjet paraprake për Kuvend të Kosovës.

Libreza e nënshkrimeve

Hapi 3 Shkarko dhe plotëso formularin e pëlqimit të koalicionit

Ky formular plotësohet vetëm nga partitë poltike të interesuar të garojnë në zgjedhje për Kuvend të Kosovës përmes një koalicioni. Koalicionet mund të bëhen vetëm në mes të partive politike.

Formulari i pëlqimit të koalicionit

Hapi 4 Shkarko dhe plotëso listën e kandidatëve të subjektit politik

Në këtë listë duhet të shënohen të dhënat e të gjithë kandidatëve të cilët garojnë për Kuvend të Kosovës. Lista nuk mund të përmbajë më shumë se 110 kandidatë. Brenda listës duhet të aplikohet kuota gjinore prej 30%, që do të thotë që së paku 30% e kandidatëve duhet t’i përkasin njërës gjini. Gjatë plotësimit të listës, çdo i treti kandidatë në listë duhet t’i përkas gjinisë së nënpërfaqësuar (në shumicën e rasteve gjinia e nënpërfaqësuar janë gratë).

Lista e kandidatëve duhet të plotësohet në mënyrë elektronike dhe pastaj të printohet dhe nënshkruhet nga personi i autorizuar i subjektit politik. Përveq listës së nënshruar, subjekti politik duhet të sjellë të njejtën listë në formatin Excel edhe në CD.

Lista e kandidatëve të subjektit politik

Numri më i vogël i kandidatëve nga gjinia e kundërt

Hapi 5 Shkarko dhe plotëso formularin e çertifikimit të kandidatit

Secili kandidatë që garon në Zgjedhje për Kuvend të Kosovës duhet të plotësoj formularin e çertifikimit të kandidatit me të dhëna personale. Pjesa C e formularit duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik.

Formulari i çertifikimit të kandidatit

Hapi 6 Shkarko dhe plotëso formularin e publikimit financiar të kandidatit

Të gjithë kandidatët që garojnë në Zgjedhje për Kuvend të Kosoves duhet të plotësojnë formularin e publikimit financiar.

Formulari i publikimit financiar të kandidatit

Hapi 7 Dorëzo deklaratën politike

Të gjitha subjektet politike duhet të shkruajnë një deklaratë politike, e cila përmbanë pjesët kryesore të programit të tyre. Formati i shkruarjes së deklaratës politike nuk është i përcaktuar, por nuk duhet të tejkaloj 150 fjalë. Deklarat duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik.

Hapi 8 Dorëzo simbolin e subjektit politik

Për tu çertifikuar me sukses, partitë politike duhet të dorëzojnë simbolin e subjektit të printuar dhe në CD. Kjo kërkesë vlen vetëm për partitë politike. Ky simbol do të vendoset në fletëvotim, ashtu si pranohet në KQZ.

Hapi 9 Paguaj për shërbimin e çertifikimit

Pasi të përgatitni të gjitha dokumentet e listuara më lartë, subjektet politike do te dorëzojnë ato në Zyren për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ. Gjatë dorëzimit të dokumenteve, subjektet politike do të bëjnë pagesën në vlerë prej 2000 Euro.

Procesi i Çertifikimit të Subjekteve Politike për Zgjedhje Lokale

Të gjitha subjektet politike, duke përfshirë partitë politike, iniciativat qytetare, koalicionet, dhe kandidatët e pavarur, duhet të aplikojnë për çertifikim për të garuar në Zgjedhje Lokale të Kosovës. Për tu çertifikuar, subjektet politike duhet të ndjekin hapat në vazhdim:

Datat përcaktohen gjatë procesit zgjedhor

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso kërkesën për çertifikim të subjekteve politike

Në këtë dokument subjektet politike do të specifikojnë nëse do të garojnë për Kuvende Komunale, Kryetarë Komunash, apo dyjat. Njëkohësisht, subjektet që garojnë në Zgjedhje Lokale duhet të specifikojnë kodet e komunave në të cilat do të garojnë.

Kërkesa për çertifikim të subjekteve politike

Hapi 2 Shkarko dhe plotëso librezën e nënshkrimeve

Subjektet politike që duan të garojnë për Zgjedhje Lokale duhet të kenë 100 nënshkrime të vlefshme nëse garojnë në 1 komunë ose 1000 nënshkrime nëse garojnë në më shumë se 10 komuna. Nënshkrimet duhet të jenë të votuesve të regjistruar në komunën ku dëshirojnë të garojnë. Ky hap nuk vlen vetëm për subjektet politike që kanë fituar ulëse në zgjedhjet paraprake për Kuvende Komunale apo për ata që kanë qenë Kryetar Komune.

Libreza e nënshkrimeve

Hapi 3 Shkarko dhe plotëso formularin e pëlqimit të koalicionit

Ky formular plotësohet vetëm nga partitë poltike të interesuar të garojnë në zgjedhje për Zgjedhje Lokale përmes një koalicioni. Koalicionet mund të bëhen vetëm në mes të partive politike.

Formulari i pëlqimit të koalicionit

Hapi 4 Shkarko dhe plotëso listën e kandidatëve të subjektit politik

Në këtë listë duhet të shënohen të dhënat e të gjithë kandidatëve të cilët garojnë për Zgjedhje Lokale. Lista nuk mund të përmbajë më shumë kandidatë se sa ulëse në kuvend komunal për komunë në të cilën garon. Brenda listës duhet të aplikohet kuota gjinore prej 30%, që do të thotë që së paku 30% e kandidatëve duhet t’i përkasin njërës gjini. Gjatë plotësimit të listës, çdo i treti kandidatë në listë duhet t’i përkas gjinisë së nënpërfaqësuar (në shumicën e rasteve gjinia e nënpërfaqësuar janë gratë).

Lista e kandidatëve duhet të plotësohet për secilën komunë në të cilën garon subjekti politik. Duke shfrytëzuar të njejtin shabllon të listës, subjektet politike do të plotësojnë një listë për kryetar komune dhe një për kandidatë për kuvend komunal. Secila listë duhet të tregoj komunën në të cilën garon subjekti politik. Këto lista duhet të plotësohen në mënyrë elektronike dhe pastaj të printohen dhe nënshkruhen nga personi i autorizuar i subjektit politik. Përveq listave të nënshruara, subjekti politik duhet të sjellë të njejtat lista në formatin Excel edhe në CD.

Lista e kandidatëve të subjektit politik

Numri i ulëseve të Kuvendeve të Komunave dhe numri më i vogël i kandidatëve nga gjinia e kundërt

Hapi 5 Shkarko dhe plotëso formularin e çertifikimit të kandidatit

Secili kandidatë që garon në Zgjedhje Lokale duhet të plotësoj formularin e çertifikimit të kandidatit me të dhëna personale. Pjesa C e formularit duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik.

Formulari i çertifikimit të kandidatit

Hapi 6 Shkarko dhe plotëso formularin e publikimit financiar të kandidatit

Të gjithë kandidatët që garojnë në Zgjedhje Lokale duhet të plotësojnë formularin e publikimit financiar.

Formulari i publikimit financiar të kandidatit

Hapi 7 Dorëzo deklaratën politike

Të gjitha subjektet politike duhet të shkruajnë një deklaratë politike, e cila përmbanë pjesët kryesore të programit të tyre. Formati i shkruarjes së deklaratës politike nuk është i përcaktuar, por nuk duhet të tejkaloj 150 fjalë. Deklarat duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik. Iniciativat qytetare duhet të dorëzojnë edhe një akt themelim të iniciativës.

Hapi 8 Dorëzo simbolin e subjektit politik

Për tu çertifikuar me sukses, partitë politike duhet të dorëzojnë simbolin e subjektit të printuar dhe në CD. Kjo kërkesë vlen vetëm për partitë politike. Ky simbol do të vendoset në fletëvotim, ashtu si pranohet në KQZ.

Hapi 9 Paguaj për shërbimin e çertifikimit

Pasi të përgatitni të gjitha dokumentet e listuara më lartë, subjektet politike do te dorëzojnë ato në Zyren për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ. Gjatë dorëzimit të dokumenteve, subjektet politike do të bëjnë pagesën në vlerë prej 200 Euro nëse garojnë vetëm në një komunë ndërsa 2000 Euro në garojnë në më shumë se 10 komuna.