Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
Akreditimi i vëzhguesve të subjekteve politike 2018-02-22T09:58:52+00:00

Akreditimi i vëzhguesve të subjekteve politike

Subjektet politike të çertifikuara për të garuar në zgjedhje mund të aplikojnë për akreditim të vëzhguesve. Vëzhguesit e subjektit politik mund të vëzhgojnë të gjithë procesin zgjedhor apo vetëm ditën e zgjedhjeve, varësisht se për cilën aplikojnë.

Datat për aplikim për vëzhgim të procesit zgjedhor do të përcaktohen gjatë një procesi zgjedhor

Datat për aplikim për vëzhgim të ditës se zgjedhjeve do të përcaktohen gjatë një procesi zgjedhor

Vërejtje: Individët nuk mund të vëzhgojnë zgjedhjet. Për të vëzhguar zgjedhjet ju duhet tu bashkangjiteni ekipeve të vëzhguesve të subjekteve politike apo OJQve. Këtë mund ta bëni duke kontaktuar direkt subjektin politik apo OJQ-në në kuadër të së cilës do të vëzhgoni zgjedhjet.

Subjektet politike mund të aplikojnë për akreditim të vëzhguesve, duke ndjekur hapat në vijim:

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin për akreditim të vëzhguesve

Formulari për akreditim të vëzhguesve

Hapi 2 Shkarko dhe plotëso listën e vëzhguesve

Në shabllonin e listës se vëzhguesve do të vendosni të dhënat e të gjithë personave që do të vëzhgojnë zgjedhjet në emër të subjektit tuaj politik. Lista e vëzhguesve duhet të plotësohet në mënyrë elektronike dhe pastaj të printohet dhe nënshkruhet nga personi i autorizuar i subjektit politik. Përveç listës së nënshruar, subjekti politik duhet të sjellë të njejtën listë në formatin Excel edhe në CD.

Hapi 3 Plotëso dhe nënshkruaj deklaratat e vëzhguesve

Secili vëzhgues i subjektit politik duhet të lexoj edhe nënshkruaj deklaratën e vëzhguesve. Subjekti politik duhet të mbledhë të gjitha deklaratat e nënshkruara para se të dorëzoj ato në KQZ.

Deklaratat e vëzhguesve

Hapi 4 Dorëzo aplikacionin për akreditim të vëzhguesve në KQZ

Dokumentet e listuara në hapat paraprak duhet të dorëzohen në Zyren për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ.

  • Nëse aplikacioni juaj plotëson të gjitha kërkesat, KQZ do të vazhdoj me përgatitjen e bexhave të vëzhguesve tuaj.
  • Nëse aplikacioni juaj nuk plotëson të gjitha kërkesat, KQZ do të ju njoftoj se nuk jeni akredituar për të vëzhguar zgjedhjet.

Vërejtje: Aplikacionet e pranuara në email nuk konsiderohen, përveq në raste të aplikimit jashtë Republikës së Kosovës.