Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
Obligimet e Partive Politike 2018-05-27T23:10:54+00:00

Obligimet e partive politike

Të gjitha partitë politike të regjistruara me sukses në KQZ duhet t’i përmbahen obligimeve ligjore brenda afateve të përcaktuara. Obligimet ligjore përfshijnë:

1. Formulari i azhurnimeve vjetore të partisë politike

Ky formular përfshinë të dhënat për organin më të lartë ekzekutive të partisë politike.

Formulari i azhurnimeve vjetore të partisë politike

Afati i fundit i dorëzimit: 31 janar i çdo viti

2. Raporti vjetor financiar i subjektit politik

Ky raport duhet të përmbajë bilancin e gjendjes që tregon pasurinë, detyrimet dhe kapitalin e partisë, duke përfshirë të gjitha degët e saj në periudhën e përfshirë në raport. Në këtë raport duhet të përfshihen detajet e të gjitha transaksioneve brenda periudhës së raportuar. Për më shumë informata, shikoni Ligjet për Financimin e Subjekteve Politike Nr. 03/L-174, Nr. 04/L-058, dhe Nr. 04/L-212.

Raporti vjetor financiar i subjektit politik

Afati i fundit i dorëzimit: 1 mars i çdo viti

Vërejtje: Partitë politike duhet të bëjnë dhe të mbajnë nga një kopje të raportit të dorëzuar në KQZ.

3. Raporti vjetor financiar i subjektit politik (forma e shkurtuar)

Forma e shkurtuar e raportit përfshinë të dhënat e përgjithësuara të transaksioneve të subjektit politik brenda periudhës së raportuar. Pas dorëzimit në KQZ, ky raport duhet të publikohet edhe në uebfaqet e subjekteve politike.

Raporti vjetor financiar i subjektit politik (forma e shkurtuar)

Afati i fundit i dorëzimit: 1 mars i çdo viti

Vërejtje: Partitë politike duhet të bëjnë dhe të mbajnë nga një kopje të raportit të dorëzuar në KQZ.

4. Formulari për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike

Ky formular tregon se partia politike është e interesuar të vazhdojë regjistrimin e saj edhe në vitin në vijim.

Formulari për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike

Afati i fundit i dorëzimit: 31 mars i çdo viti

5. Formulari për njoftimin e ndryshimeve të partisë politike

Ky formular përfshinë çdo ndryshim brenda partisë politike, si shembull personin kontaktues apo financiar apo ndryshimet në kryesi.

Formulari për njoftimin e ndryshimeve të partisë politike

Afati i fundit i dorëzimit: 5 ditë pas ndryshimeve

6. Raporti financiar i fushatës së subjektit politik (forma e shkurtuar)

Forma e shkurtuar e raportit përfshinë të dhënat e përgjithësuara të transaksioneve të subjektit politik brenda periudhës së raportuar. Pas dorëzimit në KQZ, ky raport duhet të publikohet edhe në uebfaqet e subjekteve politike.

Raporti financiar i fushatës së subjektit politik

Forma e shkurtuar e publikimit të fushatës zgjedhore

Çdo Subjekt Politik i certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, dorëzon Raportin e Deklarimit Financiar të Fushatës së Subjektit, duke i përfshirë të gjitha shpenzimet dhe pjesët përbërëse të tij. Ky raport duhet të përmbajë të ardhurat e subjektit politik për periudhën raportuese, përfshirë datën e të gjitha kontributeve, të gjitha shpenzimet, përfshirë shpenzimet e fushatës, flet bilancin që paraqet pasurit detyrimet dhe barazimin e subjektit prej ditës se pare deri te dita e fundit e periudhës se raportimit. Për më shumë informata, shikoni Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme Nr.03/L-073 Rregullën Zgjedhore 12/2013 Kufizimi i Shpenzimeve të Fushatës dhe Deklarimi Financiar si dhe Ligjet për Financimin e Subjekteve Politike Nr. 03/L-174, Nr. 04/L-058, dhe Nr. 04/L-212.

Data e raportimit duhen të plotësohen për periudhën në të cilën subjekti raporton për zgjedhjet përkatëse.  

Afati i fundit i dorëzimit: Dyzetë e pesë (45) dite kalendarike pas ditës së zgjedhjeve.

Vërejtje: Subjektet Politike të certifikuara duhet të bëjnë dhe të mbajnë nga një kopje të raportit të dorëzuar në KQZ.

Të gjitha këto dokumente duhet të dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Çertifikim në KQZ.