Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
Organizimi dhe Funksionimi 2018-03-29T13:45:09+00:00

Organizimi dhe funksionimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur.

KQZ, është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë. Roli i KQZ-së është të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe, mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në të gjitha aspektet për të siguruar që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare.

Përbërja e KQZ-së

KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë. Kryesuesi, emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati i Kryetarit të KQZ-së është (7) vjet, duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës. Dhjetë (10) anëtarët e tjerë të KQZ-së, emërohen si rezultat i nominimeve të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.

Këshillat e KQZ-së

KQZ, për nevoja të brendshme ka themeluar Këshillat e përhershëm. Këshillat i trajtojnë çështjet të caktuara sipas përgjegjësisë, dhe i përcjellin për miratim në formë të rekomandimeve, raporteve dhe konkluzione në mbledhjet e KQZ-së. Komisioni ka 5 këshilla të përhershëm:

  1. Këshilli për marrëdhënie me jashtë trajton çështjet qe kane te bëjnë :
    • Identifikon dhe vendos raporte paraprake me partnerë dhe donatorë te mundshëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
    • Identifikon dhe vendos raporte paraprake me partnerë dhe donatorë te mundshëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
    • Hulumton dhe siguron projekte për trajnim dhe shkëmbim të përvojave për ngritjen profesionale te stafit te Komisionit.
    • Hulumton dhe siguron projekte për trajnim dhe shkëmbim të përvojave për ngritjen profesionale te stafit te Komisionit.
    • Identifikon dhe propozon Komisionin krijimin e marrëdhënieve me mekanizma të ndryshme zgjedhore ne botë duke përfshire edhe anëtarësimin e Komisionit në ato mekanizma
    • Angazhohet për rritjen e bashkëpunimit te Komisionit me trupat menaxhuese te zgjedhjeve ne vendet e rajonit dhe me gjere.
    • Merret me çështjet protokollare
    • Identifikon, shqyrton dhe rekomandon Komisionin për pjesëmarrjen e delegacioneve te Komisionit ne ngjarjet ndërkombëtare si konferenca, vëzhgime, trajnime, seminare, punëtori etj.
  2. Angazhohet për ngritjen e vazhdueshme te imazhit te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në opinionin publik.
  3. Per çështjet  qe i shqyrton, i rekomandon dhe  raporton tek Komisioni për ç`do aktivitet të ndërmarrë nga Këshilli.
  1. Këshilli i Personelit trajton çështjet e personelit ne Sekretariat, pajtim me ligjin .
  2. Shqyrton dhe rekomandon organogramin, planin e punësimit, rregulloret për organizimin e brendshëm dhe planin e trajnimit te Sekretariati.
  3. Trajton politika për përmirësimin e kushteve te punës, kompensimin dhe shpërblimin ne baze te natyrës dhe volumit te angazhimit.
  4. Shqyrton propozimet e Sekretariatit për ndryshimet organizative dhe gradimet e stafit.
  5. Shqyrton dhe rekomandon planin e punësimit dhe  përshkrimin e detyrave të punës për personelin jo te përhershëm.
  6. Trajton procedura për emërimin dhe vlerësimin e zyrtareve te lartë.
  7. Kryeshefi i Sekretariatit i raporton Këshillit të Personelit për të gjitha çështjet e personelit të Sekretariatit.
  8. Trajton çështjet tjera te personelit qe janë kompetence e Komisionit.
  9. Këshilli për personel i paraqet Komisionit informata,  raporte me shkrim, rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.
  1. Këshilli i Buxhetit dhe Financa shqyrton:
    • Propozimin e buxhetit vjetor për KQZ-në, buxhetin për zgjedhje, rishikimin e buxhetit dhe fondin e Subjekteve Politike
    • Pasqyrat financiare periodike dhe përfundimtare, si dhe trendët e shpenzimit
    • Rialokimin e mjeteve
    • Propozimet për përmirësimin e raportimit financiar dhe kontrollit
    • Planin dhe raportet e prokurimit
    • Arsyeshmërinë e projekteve
    • Harton raporte për KQZ-në përkitazi me buxhetin.
    • Çeshtjet tjera financiare qe jane kompetence e komisionit
  2. Çdo propozim duhet të miratohet nga KQZ-ja para se të dorëzohet në Ministrinë e Financave.
  3. Këshilli për buxhet dhe Financa i paraqet Komisionit informata,  raporte me shkrim,  rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.
  4. KQZ-ja mund të kërkojë arsyetim plotësues nga Kryeshefi i Sekretariatit ose Këshilli për çfarëdo shpenzime.
  1. Këshilli për çështje ligjore i trajton :
    • Te gjitha aktet nënligjore te cilat i nxjerr Komisionit
    • procedurat e zgjedhjeve konform ligjit
    • parashtresat
    • zëvendësimet e asamblistëve dhe deputeteve
    • çështjet qe rekomandon ZRPPC
    • kontestet brenda subjektit
    • dhe çështjet tjera ligjore qe janë kompetence e Komisionit
  2. Këshilli çështje ligjore paraqet Komisionit informata,  informata,  raporte me shkrim,  rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.
  1. Këshilli për Operacione Zgjedhore trajton :
    • Planet Operacionale për zgjedhje
    • Informimin dhe edukimin e votuesve
    • Doracakun dhe modulin e trajnimit
    • Dizajnin e fletëvotimeve dhe broshurave
    • Identifikimin e qendrave të votimit dhe të vendvotimeve
    • Krijimin e Listave të votuesve me të gjithë votuesit me zotësi juridike për të votuar në zgjedhjet në Kosovë
    • Përzgjedhjen, themelimin dhe trajnimin e këshillave të vendvotimeve
    • Ndërmarrjen e aktiviteteve për të siguruar që njerëzit me aftësi të kufizuara të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës
    • Aktivitete të tjera operacionale qe lidhen me zgjedhjet
  2. Këshilli për Operacione zgjedhore paraqet Komisionit informata,  raporte me shkrim, rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.

Sekretariati i KQZ-së

Në kryerjen e përgjegjësive dhe funksioneve të tij, KQZ-së  i ndihmon Sekretariati i KQZ-së i cili i zbaton vendimet e KQZ-së, përgatitë raporte, rekomandime për vendime të KQZ-së dhe siguron ndihmë tjetër të nevojshme administrative për KQZ-në. Sekretariati, gjithashtu, e asiston KQZ-në në zbatimin e funksioneve dhe përgjegjësive të cilat i janë caktuar në pajtueshmëri me rregullativën për zgjedhje.

Zyra për RPPC

Zyra e ngarkuar me përgjegjësi rreth Regjistrimit të Partive Politike funksionon si pjesë e Sekretariatit të KQZ-së.