Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
Sekretariati i KQZ-së 2018-02-08T20:32:14+00:00

Sekretariati i KQZ-së

Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Në kryerjen e përgjegjësive dhe funksioneve të tij, KQZ-së i ndihmon Sekretariati i KQZ-së i cili i zbaton vendimet e KQZ-së, përgatitë raporte, rekomandime për vendime të KQZ-së dhe siguron ndihmë tjetër të nevojshme administrative për KQZ-në. Sekretariati, gjithashtu, e asiston KQZ-në në zbatimin e funksioneve dhe përgjegjësive të cilat i janë caktuar në pajtueshmëri me rregullativën për zgjedhje.

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit

Sekretariati i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve drejtohet nga Kryeshefi Ekzekutiv i cili i përgjigjet drejtpërdrejt KQZ-së.

Enis Halimi shërben si kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së që nga viti 2013. Gjatë kësaj periudhe 5 vjeçare janë mbajtuar dy palë zgjedhje të rregullta lokale, dy palë zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kososvës dhe po ashtu edhe disa zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunës, të gjitha procese këto të cilat vlerësohen, qoftë nga organizmat brenda e qoftë jashtë vendit, se kanë shënuar trend sinjifikant pozitiv në organizim dhe administrim.

Përvoja e tij përfshinë edhe aktivitete si ligjërues universitar, analist i fushës së shëndetësisë në Kuvendin e Kosovës, udhëheqje të komunikimit publik.

Enis Halimi ka studiuar dhe mban grada shkencore në mjekësi dhe shkenca politike. 

Njësitë e Sekretariatit

Për kryerjen efikase të përgjegjësive, autorizimeve dhe detyrave të punës që i janë caktuar, për shërbimet administrative në menyrë profesinonale, Sekretariati ka strukturë të organizimit si në  vijim:

Zyra e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit është në funksion të mbarëvajtjes së punës së Kryeshefit Ekzekutiv, si dhe kordinon punën me strukturat e tjera të Sekretariatit.

  1. Harton legjislacionin sekondar (aktet nënligjore), në konsultim me departamentet e tjera të SKQZ-së dhe Këshillat e KQZ-së, të cilat miratohen nga KQZ-ja;
  2. Pranon kërkesat për zëvendësimin e anëtarëve të kuvendeve komunale, shqyrton dhe i  procedon ato në Këshilla dhe KQZ;
  3. Harton marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet KQZ-së dhe institucioneve të tjera;
  4. Administron procesin e ankimeve zgjedhore, përgatit dosjet përkatëse për çdo ankim të paraqitur dhe i vë në dispozicion të anëtarëve të KQZ-së brenda afateve dhe mënyrës së përcaktuar në Ligjin për Zgjedhjet dhe aktet e KQZ-së;
  5. Përfaqëson KQZ-në në organet gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit për çështjet ku KQZ-ja është palë;
  6.  Siguron që aktet nënligjore të propozuara dhe të hartuara nga KQZ-ja të jenë të bazuara në legjislacionin në fuqi;
  7. Jep këshilla juridike, rekomandime, udhëzime dhe interpretime ligjore për KQZ-në dhe Sekretariatin.
  1. Zbaton aktivitetet e nevojshme për të gjitha çështjet operacionale që kanë të bëjnë me përgatitjet e zgjedhjeve dhe referendumeve;
  2. Harton dhe zbaton Planin Operativ të Zgjedhjeve;
  3. Ndërmerr të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me kriijimin e listës së votuesve;
  4. Planifikon dhe organizon trajnimeve për trupat zgjedhore dhe stafin mbështetës;
  5. Planifikon dhe organizon edukimin dhe informimin e votuesve;
  6. Organizon dhe zbaton aktivitetet në operacionin e votimit jashtë Kosovës dhe regjistrimin e personave me nevoja dhe rrethana të veçanta;
  7. Kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe nga Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së.

Departamenti është i përberë nga tri divizione;

  • Divizioni për Shërbimin e Votuesve,
  • Divizioni për Informim dhe Edukim,
  • Divizioni për Trajnime.
  1. Ofron shërbime të nevojshme administrative për KQZ-në;
  2. Zbaton politikat që kanë të bëjnë me administratën e KQZ-së;
  3. Planifikon dhe përgatit buxhetin e KQZ-së, përpilon dhe kontrollon raportet periodike finaciare, si dhe pasqyrat financiare.
  4. Përcjellë ecurisë e shpenzimeve të buxhetit në perputhje me linjat përkatëse buxhetore për të siguruar mbarëvajtje të menaxhimit financiar dhe të kontrollit të shpenzimeve;
  5. Mbikëqyr të gjitha aspektet e raportimit buxhetor nga ana e SKQZ-së dhe ushtron të gjitha funksionet që i janë dhënë Zyrtarit Kryesor Financiar sipas legjislacionit në fuqi;
  6. Ofron shërbime administrative në lëminë e personelit dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e burimeve njerëzore në Sekretariat, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  7. Shpërndanë mjetet e fondit për mbështetje të partive politike dhe ekzekutimin e pagesave për grupet parlamentare;
  8. Ofron shërbime të përkthimit për nevojat e KQZ-së;
  9. Siguron funksionimin e logjistikës, transportit, deponimit, materialeve për zyre, dokumentacionit, materialeve zgjedhore për zgjedhje dhe infrastrukturën e Sekretariatit;
  10. Ruan dhe sistemon të gjitha dokumentet zyrtare të KQZ-së, në pajtim me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin përkatës për arkivim, si dhe mirëmbanë,menaxhon dhe administron sistemin e arkivës.

Departamenti i Administratës dhe Përkrahjes përbvhet nga këto divizione:

  • Divizioni për Buxhet dhe Financa,
  • Divizioni për Personel dhe Shërbime të Përbashkëta.
  1. Harton dhe zbaton planet, procedurat dhe projektet për funksionimin sa me cilësor të TI-së, duke siguruar ofrimin e shërbimeve të përshtatshme për të gjithë stafin e KQZ-së;
  2. Analizon dhe vlerëson nevojat dhe mundësitë për automatizimin e proceseve, si dhe implementon teknologji të reja në operacione zgjedhore;
  3. Administron dhe mirëmbanë rrjetin, sistemet dhe aplikacionet e KQZ-së;
  4. Krijon dhe mirëmbanë e bazën e të të dhënave të përcaktuara nga KQZ-ja;
  5. Bashkëpunon me Agjencinë për Shoqëri të Informacionit dhe institucionet e tjera për zbatimin e politikave në fushën e TI-së;
  6. Siguron dhe mirëmbanë pajisjet, si dhe ofron shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit për KQZ-në dhe Sekretariatin;
  7. Mirëmbanë dhe përditëson ueb faqen e KQZ-së, duke përfshirë publikimin me kohë të të gjitha rregullave zgjedhore, vendimeve dhe materialeve të tjera të KQZ-së.
  1. Mbikëqyr punën e Zyrtarëve të Lartë Komunalë të Zgjedhjeve;
  2. Koordinon aktivitetet ndërmjet Sekretariatit të KQZ-së dhe Zyrtarëve të Lartë Komunalë të Zgjedhjeve (ZLKZ-ve), respektivisht Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ-ve), përkitazi me operacionet zgjedhore në nivel komunal;
  3. Ndihmon dhe këshillon subjektet politike për zgjedhje në nivel komunal;
  4. Udhëheq aktivitetet për të përgatitur planet strategjike dhe operacionale në nivel komunal;
  5. Harton dhe implementon Planin Operacional të Sigurisë për Zgjedhje;
  6. Koordinon aktivitetet zgjdhore për ZLKZ/KKZ-të në terren për personelin dhe trupat menaxhuese që angazhohen gjatë zgjedhjeve mes nivelit qendror dhe komunal, në bashkëpunim me njësitë tjera të Sekretariatit;
  7. Përkujdeset për zbatimin e aktiviteteve akteve normative të nxjerra nga KQZ-ja në Komisione Komunale Zgjedhore.
  1. Harton dhe përgatitë planet e auditimit;
  2. Kryen detyrat e auditimit në pajtim me planet e punës, rregullat, udhëzimet dhe standardet e auditimit;
  3. Siguron mbështetjen për Kryeshefit Ekzekutiv dhe KQZ-së në përmirësimin e menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm;
  4. Përgatitë raportet dhe raporton në komitetin e auditimit;
  5. Udhëheq Njësinë e Auditimit të Brendshëm, në pajtim me ligjin në fuqi për auditimin e brendshëm;
  6. Bën auditime të brendshme në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet,dhe standardet profesionale në fuqi.
  1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të Sekretariatit në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  2. Siguron që të gjitha kërkesat për prokurim janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
  3. Përgatitë materialet standarde, varësisht nga procedura e prokurimit;
  4. Nënshkruan kontratë publike në emër të autoritetit kontraktues;
  5. Përcakton procedurën e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
  6. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.
  1. Pranon dhe bën kontrollimin fillestar të materialit të ndjeshëm zgjedhor;
  2. Bën futjen e të dhënave, auditimin e formularëve të rezultateve dhe hetimin e tyre;
  3. Verifikon zarfet e fletëvotimeve me kusht dhe fletëvotimeve përmes postës, si dhe numëron ato;
  4. Bën rinumërim në bazë të vendimve të KQZ-së;
  5. Ndërmerr aktivitete për tabulimin dhe publikimin e rezultateve preliminare dhe përfundimtare;
  6. Menaxhon operacionet dhe proceset që ndërlidhen me rezultatet, si dhe përgatitë rezultatet e zgjedhjeve për KQZ;
  7. Planifikon kerkesat dhe specifikat për sisteme informative për tabulimin dhe prezantimin e rezultateve;
  8. Bën analiza dhe hulumtime lidhur me statistikat dhe rezultatet e zgjedhjeve.