Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
  • VALDETE DAKA

    Kryetare e KQZ-së

VALDETE DAKA 2018-02-21T20:15:46+00:00

Project Description

Valdete Daka u lind më 19 prill 1961 në Mitrovicë.

Ajo ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës si dhe ka të mbaruar edhe provimin e Judikaturës. Është gjyqtare e karrierës dhe aktualisht është Gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës. Më parë ajo ka punuar Gjyqtare në Gjykatën Komunale të Prizrenit dhe më pas edhe në Gjykatën e Qarkut të Prizrenit, në lëmin penal dhe për të mitur. Për disa vite, ka qenë edhe anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Është certifikuar nga Këshilli i Evropës si trajnuese për gjyqtarë dhe prokurorë lidhur me Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. Njëkohësisht, është edhe eksperte e certifikuar në këtë fushë.

Në dhjetor të vitit 2017, në emër të KQZ-së, Daka ka pranuar Çmimin Ndërkombëtar Zgjedhor (vendi i parë) në kategorinë “Menaxhimi i Zgjedhjeve”, në një ceremoni të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Parlamentare (ICPS).

Ajo ka marrë pjesë në vizita të ndryshme studimore dhe në konferenca me karakter ndërkombëtar nga fusha e zgjedhjeve dhe e drejtësisë.

Gjuhët: shqip, anglisht, serbisht dhe turqisht.