Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
  • SAMI HAMITI

    Anëtar i KQZ-së

SAMI HAMITI 2018-02-21T20:28:17+00:00

Project Description

Sami Hamiti u lind më 1 nëntor 1965 në Dumnicë të Poshtme të komunës së Podujevës.

Ai ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

Ka qenë udhëheqës i sektorit financiar në NT “Vatra” (1992-1995) dhe më pas edhe i sektorit financiar në NT “Mifa” (1995-2000). Gjatë viteve 2001-2003 ka ushtruar njëkohësisht detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës dhe të zëvendës/kryeshefit Ekzekutiv. Në periudhën 2003-2007 ka qenë Kryeshef Ekzekutiv i Komunës së Prishtinës, ndërsa më vonë (2007-2010) Këshilltar i Lartë Politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, detyrë të cilën e ka ushtruar në periudhën 2009 – 2013.

Ka qenë konsulent i jashtëm në disa botime që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë dhe të pushtetit lokal, si: Përmbledhja e rregulloreve dhe urdhëresave komunale I dhe II; Zbatimi praktik i dispozitave të aplikuara për pushtet lokal; Informator për biznes, pjesa I dhe II. Gjithashtu, ka qenë anëtar i grupit punues për hartimin e Ligjit për Pushtet Lokal; anëtar i grupit punues për hartimin e Ligjit për Financa Lokale, si dhe anëtar i grupit të ekspertëve për reformim të administratës publike, etj.

Është emëruar anëtar i KQZ-së pas nominimit nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).