Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
IBRAHIM SELMANAJ 2020-05-28T13:24:28+00:00

Project Description

U lind më 7 tetor të vitit 1968. Ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Studimet i vazhdoi në SH.L.P. “Bajram Curri” në Gjakovë në vitin 1991.

Për disa vitë shërbeu si mësimdhënës në shkollën fillore “Minatorët e Trepqës” në Rastavicë. Studimet universitare i vazhdoi në Universitetin “ Hasan Prishtina” në vitin 2007

Në luftën e fundit të Kosovës ishte zëvëndës-komandant për moral në Zonën Operative të Dukagjinit. Ishte krytear i parenë Komunën e Deçanit pas përfundimit të luftës dhe në vitin 2004 rizgjidhet kryetar në radhët e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në vitin 2005 u emërua Ministës i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i AAK-së në periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, 2008.

Pas një shkëputje nga skena politike, shërbeu si Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Deçanit.

Ishte pjesmarrës në konferenca të rëndësishme ndërkombëtare dhe përfaqësoi Kosovën në Organizatën Ndërkombëtare të Punës-ILO në Gjenevë.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Flet gjuhën shqipe, serbo-kroatisht dhe gjuhën angleze.