Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
  • BETIM GJOSHI

    Anëtar i KQZ-së

BETIM GJOSHI 2018-05-13T22:58:11+00:00

Project Description

Betim Gjoshi u lind më 16 prill 1981 në Sankoc të komunës së Drenasit.

Ai ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Më pas ka vijuar me studime master në drejtimin Juridiko – Penal. Gjithashtu, ai ka ndjekur specializimin në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Degën Diplomaci dhe Praktikë Diplomatike. Për disa vite, ka punuar gazetar dhe më pas edhe Zëdhënës i Minsitrisë së Shërbimeve Publike (2002-2005).

Ai është angazhuar në fushën e zgjedhjeve që nga viti 2007, fillimisht si Trajner i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe i Anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit. Ka ndjekur edhe trajnime që kanë të bëjnë me proceset zgjedhore dhe me fushën e drejtësisë, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme vendore e ndërkombëtare nga këto lëmi.

Është emëruar anëtar i KQZ-së pas nominimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demoraktike të Kosovës (PDK).