Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
  • ARTAN ASLLANI

    Anëtar i KQZ-së

ARTAN ASLLANI 2020-05-29T12:17:00+00:00

Project Description

Artan Asllani lindur me 23.04.1991 në Gjakovë.

Kam përfunduar shkencat kompjuterike në universitetin AAB pastaj kam ndjekur studimet master në fakultetin Ekonomik në drejtimin Menagjment dhe Informatikë.

Nga viti 2006 jam angazhuar me pune vullnetar në disa organizata, në vitin 2008 kam filluar punë vullnetare edhe në organizatën Balkan Sunflowers Kosova (BSFK) ku me pas edhe kam marr përgjithësi në fillim si Facilitator në komunën e Fushë Kosovë pastaj kam vazhduar si Koordinator i grupit të të rinjve në kuadër të organizatës dhe tash jam i angazhuar si Ekspert i jashtëm.

Themelues i grupit jo formal Akademia e veprimit social në Fushë Kosovë në vitin 2013 qëllimi i themelimit të grupit ka qene ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë që jetojnë në komunën e Fushë Kosovës dhe të avokojme për ndryshime. Njeri nga aktivitetet e rëndësishme të këti grupi ka qenë fushata vetëdijesuese për rendësin e votimit në zgjedhjet e para kohësheme për kuvend të republikës së Kosovës në vitin 2014.

Në organizatat Health for all dhe Forca kam menaxhuar projekte kryesisht për të rinjtë dhe jam angazhuar si trajner për tema sociale.

Që nga viti 2006 deri më tani kam pas rastin të marr pjese në shumë trajnime njëra nga trajnimet më të rëndësishme dhe qe ka ndikuar në zhvillimin tim personal ka qenë kursi universitar dy vjeçar Leadership and Developmental Community youth work (Level 1 and level 2) i organizuar nga Forum Syd ne bashkëpunim me Univerzitetin e Evropës Juglindore në Teotvë. Përveç trajnimeve të shumta kam përfaqësuar Kosovën edhe jashtë shtetit në kuadër të organizatës YMCA Kosova.

Tani jam emëruar anëtar i KQZ-së pas nominimit nga Partia e ashkanlinjëve për integrim (PAI)

Gjuhët: Shqip dhe Anglisht.