Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
  • ALIM RAMA

    Anëtar i KQZ-së

ALIM RAMA 2020-05-28T13:20:39+00:00

Project Description

Alim Rama është anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor i emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje në shkurt 2020.

Para kësaj detyre, Alim Rama ka qenë menaxher i Projektit për Mbështetje të Zgjedhjeve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Afganistan, me buxhet vjetor mbi 100 milionë dollarë dhe rreth 120 pjestarë të stafit. Njëkohësisht ka shërbyer edhe si  këshilltar i lartë i Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Afganistan. Përveç kësaj z. Rama ka qenë këshilltar i lartë i Komisionit për Reformë Zgjedhore në Afganistan.

Alim Rama ka përvojë 19 vjeçare në fushën e zgjedhjeve dhe qeverisjes së mirë dhe ka ekspertizë në regjistrimin e votuesve, operacione të zgjedhjeve, menaxhim të rezultatit të zgjedhjeve, procedurave zgjedhore, ngritjes së kapaciteteve të institucioneve zgjedhore, menaxhim projektesh, planifikim të buxhetit, teknologji informative, menaxhim stafi dhe mbikqyrje. Alim Rama ka qenë i angazhuar si ekspert në fushën e zgjedhjeve dhe demokratizimit edhe në programet e Kombeve të Bashkuara në Pakistan, Jordani dhe Maldive si dhe në misionin e OSBE-së në Kosovë.

Alim Rama ka diplomuar në Fakultetin Elektroteknik në Universitetin e Prishtinës. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Jeton në Prishtinë.

Gjuhët: shqip, anglisht dhe serbisht.