Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Takim informues për fushatën zgjedhore me përfaqësues të subjekteve politike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) së bashku me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbajtën takim informues me përfaqësues të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ky takim u mbajt në prag të fillimit të fushatës zgjedhore për subjektet politike (25 shtator – 4 tetor) dhe qëllimi kryesor ishte diskutimi i mënyrave se si të bëhet përmirësimi i komunikimit të ndërsjellë të akterve të zgjedhjeve me fokus te veçantë në respektimin e kodit të mirësjelljes dhe zbatimit në plotni të legjislacionit që ndërlidhet me zgjedhjet në Kosovë. 

Gjithashtu, në këtë takim u theksua domosdoshmëria që subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre për të kontribouar në krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Gjatë fushatës zgjedhore, subjektet politike janë të obliguara të respektojnë Kodin e Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatet, të përcaktuar me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme si dhe rregullën zgjedhore të KQZ-së që rregullon fushatën e zgjedhjeve dhe njoftimet për ngjarjet politike.

Përfaqësuesit e subjekteve politike u informuan se subjektet politike garuese duhet të dorëzojnë në KQZ raportin financiar të fushatës 45 ditë pas ditës së zgjedhjeve.

Panelistë në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësuesit e subjekteve politike dhe të disa OJQ-ve, ishin anëtarët e PZAP-it, Faton Ademi e Adnan Konushevci si dhe Yll Buleshkaj, drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC).

 

2019-10-14T07:21:37+00:00 24/09/2019|