Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Shënohet Dita Globale e Zgjedhjeve

Sot, me rastin e shënimit të Ditës Globale të Zgjedhjeve, në komuna të ndryshme të Kosovës janë mbajtur takime me maturantë dhe forume rinore.

Tema bosht e këtyre takimeve ishte: Rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjëve në zgjedhje.

Dita Globale e Zgjedhjeve shënohet në shumë shtete që nga viti 2005, kur ekspertët e zgjedhjeve nga e gjithë bota morën pjesë në Konferencën Globale me zyrtarët e zgjedhjeve në Hungari. Nëpërmjet kësaj konference dërguan mesazhin lidhur me nevojën jetike për të forcuar procesin e zhvillimit demokratik në të gjithë botën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shënon këtë ditë, përmes aktiviteteve të ndryshme, që nga viti 2013.

2019-02-07T18:47:23+00:00 07/02/2019|