Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

PERIUDHA PËR NDËRRIMIN E QENDRAVE TË VOTIMIT 23 prill – 29 prill 2019

Gjatë kësaj periudhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës ju ofron mundësin të gjithë votuesve për ndërrimin e Qendrës së Votimit sipas zgjedhjes së tyre dhe sa më afër vendbanimit të tyre të përhershëm.

Votuesi mund të kërkoj ndërrimin e qendrës së votimit nga data 23 prill 2019 deri me datën 29 prill 2019.

Gjatë kësaj periudhe, ju mund të kërkoni këto informata:

  • A jeni në listën e votuesve?
  • Në cilën qendër të votimit do të votoni?
  • Ku dhe si mund ta ndërroni qendrën e votimit?

Për tu informuar për lokacionin e qendrës tuaj të votimit dhe mënyrën e ndërrimit të saj, KQZ-ja ka vënë në shërbim të votuesve:

  • Makina kërkuese, e cila gjendet në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org. Përmes kësaj, ku ju mund të shikoni se në cilën qendër të votimit jeni caktuar që të votoni, dhe gjithashtu keni mundësi ta ndërroni qendrën e votimit përmes aplikacionit online. Për tu lidhur direkt me aplikacionin klikoni këtu”,
  • Zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhorë në komunën tuaj. Për adresat e zyrave të komisioneve komunale zgjedhore, klikoni këtu.
  • Listat e votuesve të vendosura në hyrje të objekteve që shfrytëzohen si qendra të votimit gjatë ditës së zgjedhjeve, dhe listën e preliminare të votuesve të publikuar në objektin ku Komisionet Komunale të Zgjedhjeve kanë zyrat.

Për informata shtesë ju mund të telefononi në linjën telefonike pa pagesë 0 800 55 555.

Gjatë kësaj periudhe Qendrën e Votimit mund ta ndërroni vetëm brenda të njëjtës komunë, ndërsa ata që kanë ndërruar vendbanimin nga një komunë në një komunë tjetër, duhet ta informojnë QKRC-në (Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil) për ndryshimin e adresës së tyre. Pas ripërtëritjes së adresës në Regjistrin Civil, ndryshimi i qendrës së votimit do të pasqyrohet edhe në Listën e Votuesve.

2019-04-22T16:10:53+00:00 22/04/2019|