Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. 

Në fillim të mbledhjes, kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi tregoi lidhur me përgatitjet e procesit zgjedhor. Ai tha se përgatitjet po vijojnë sipas planifikimeve, ndërsa bëri të ditur se lidhur me procesin e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, deri të hënën paradite janë pranuar 15 mijë e 200 aplikime. 

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për certifikimin e 21 subjekteve politike me gjithsejt 685  kandidatë për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 6 tetor 2019. Drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj tha se pas shqyrtimit të aplikimeve kjo Zyrë ka arritur të verifikojë dokumentacionin lidhur me këto subjekte politike.    

Nr. KOALICONET Emri i Subjektit politik dhe akronimi Numri i Kandidatëve
1 Koalicioni NISMA-AKR-PD NISMA SOCIALDEMOKRATE – ALEANCA KOSOVA E RE – PARTIA E DREJTËSISË 110
2 Koalicioni SLOBODA SLOBODA 8
Nr. AKRONIMI Emri i Partisë politike Numri i Kandidatëve
1   LËVIZJA VETËVENDOSJE! 110
2   FJALA 51
3 KDTP KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI 30
4 PREBK PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS 27
5 IRDK INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS 24
6 PDAK PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS 50
7 SLS SAMOSTALNA LIBERALNA STRANKA 13
8 GIG GRAÐANSKA INICIJATIVA GORE 6
9 NDS NOVA DEMOKRATSKA STRANKA 59
10 PAI PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM 38
11 PLE PARTIA LIBERALE E EGJIPTIANE 48
12 PKS PARTIJA KOSOVSKIH SRBA 12
13 JGP JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA 13
14 PG POKRET ZA GORA 6
15   SRPSKA LISTA 17
16 SDA STRANKA DEMOKRATSKE AKCIJE 9
17 KNRP KOSOVAKI NEVI ROMANI PARTIA 8
18 PEK PARTIA EUROATLANTIKE E KOSOVËS 45
  Kandidatët e Pavarur  
1   ESMIR KASI 1
    Totali i kandidatëve: 685

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për akreditimin e grupit të parë prej 116 vëzhguesve që do të vëzhgojnë zgjedhjet e 6 tetorit, të cilët përfaqësojnë Institutin Demokratik të Kosovës.  

Gjithashtu u bë e ditur se aplikimi për vëzhgim të procesit zgjedhor për OJQ vendore përfundon më 27 shtator, ndërsa për organizata dhe misione ndërkombëtare përfundon më 1 tetor. 

Mediat lokale dhe ndërkombëtare që janë të interesuara të vëzhgojnë zgjedhjet duhet të aplikojnë për t’u akredituar deri më 1 tetor 2019. 

Në fund të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e Udhëzimit për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimit lidhur me dokumentet për identifikimin e votuesëve në vendvotim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019. 

Sipas këtij Udhëzimi, dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e Republikës së Kosovës, siç i parasheh neni 90 i Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme. 

Gjitashtu, ky Udhëzim është i obligueshëm për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

2019-09-09T16:19:52+00:00 09/09/2019|