Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Prishtinë, 15 prill – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje u diskutua lidhur me rolin këshillues të OSBE-së në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se roli i OSBE-së në këto zgjedhje, vetëm në këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për Këshillat e Vendvotimeve, është në funksion të organizimit sa më të mirë të tyre. Në fund, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që kryetarja e KQZ-së të komunikojë me drejtues të Misionit të OSBE-së në Kosovë për të formalizuar bashkëpunimin.   

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ-ja mori vendim për miratimin e specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet në këto katër komuna.

2019-04-15T14:28:27+00:00 15/04/2019|