Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Prishtinë, 12 prill – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje u njoftua lidhur me procesin e krijimit të Listës Preleminare të votuesve për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj. Sipas të dhënave jo-përfundimtare, numri i votuesve në këto katër komuna është: 58 mijë e 520 votues, apo 1 mijë e 507 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale të vitit 2017. Mbështetur në të dhëna jo-përfunditmare numri i votuesve në Mitrovicën e Veriut është 22 mijë e 242; në Zubin Potok 8 mijë e 612; në Leposaviq 18 mijë e 390; dhe në Zveçan 9 mijë e 276.

Në vazhdim të mbledhjes KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgedhore (13 maj – 17 maj) të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Sipas vendimit të KQZ-së, duke u mbështetur në Rregullën Zgjedhore për Kufizimin e Shpenzimeve të Fushatës, shuma e mjeteve për shpenzimet e fushatës zgjedhore është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse. Vendimi i KQZ-së mbështetet në listën jo-përfundimtare të votuesve në këto katër komuna.

 

Komuna Numri i votuesve sipas listës

preleminare të votuesve

Shuma

e lejuar

MITROVICË E VERIUT 22 242 11 121 €
ZUBIN POTOK 8 612 4 306 €
LEPOSAVIQ 18 390 9 195 €
ZVEÇAN 9 276 4 638 €
    29 260 €

 

2019-04-12T14:23:06+00:00 12/04/2019|