Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin përfundimtar të raundit të dytë (rivotimit) për kryetar të komunës së Istogut, që u mbajtën më 17 dhjetor 2017.

Në vazhdim të mbledhjes, duke u përgjigjur në kërkesën e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë në listën e certifikuar të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje pas dorëheqjes nga posti i deputetit të z. Mytaher Haskuka dhe z. Qëndron Kastrati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se: 

  • z. Shemsi Syla është kandidati i radhës për të zëvendësuar z. Mytaher Haskuka dhe 
  • z. Salih Zyba është kandidati i radhës për të zëvendësuar z. Qëndron Kastrati. 

Gjiashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në përputhje me detyrimin ligjor, pas auditimit, ka bërë publikimin e Raporteve Financiare Vjetore dhe Raporteve të Shpenzimeve të Fushatës Zgjedhore të subjekteve politike.

2018-05-14T21:16:12+00:00 27/12/2017|