Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Prishtinë, 10 qershor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm, sipas listave të subjekteve politike përkatëse.

Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës rekomandohet që:

  1. Visar Hoti të zëvendësojë Driton Selmanaj;
  2. Ismet Beqiri të zëvendësojë Arban Abrashin; dhe
  3. Faton Bislimi të zëvendësojë Armend Zemajn.

Nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë rekomandohet që:

  1. Arbëreshë Krasniqi të zëvendësojë Albulena Balaj – Halimajn.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të çregjistruar 4 parti politike, të cilat nuk e kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike, siç përcaktohet në nenin 12.6 të ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme.

Partitë politike të çregjistruara në mbledhjen e sotme, 10 qershor 2020, janë:

  1. ESDAK – Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova;
  2. SLS – Samostalna Liberalna Stranka;
  3. LD – Lëvizja për Drejtësi; dhe
  4. PEK – Partia Euroatlantike e Kosovës.
2020-06-11T06:31:05+00:00 10/06/2020|