Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Mbahet takimi i parë i grupit konsultativ për barazi gjinore

Sot u mbajt takimi i parë i grupit konsultativ për barazi gjinore, i cili përbëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe përfaqësues të Subjekteve Politike dhe Shoqërisë Civile.

Në këtë takim, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka foli për rëndësinë e avancimit të barazisë gjinore në proceset zgjedhore dhe gatishmërinë e KQZ-së për të dhënë kontributin në këtë drejtim.

Ky grup konsultativ, themelimi i të cilit u mbështet nga pjesëmarrësit, ka për qëllim që të punojë në arritjen e barazisë gjinore në administrimin e zgjedhjeve; rritjen e përfaqësmit gjinor në trupat zgjedhore; etj.

Thellimi i bashkëpunimit me akterët e jashtëm është një prej objektivave kryesore strategjike të KQZ-së. Për këtë qëllim janë themeluar 3 grupe konsultative: grupi konsultativ me shoqërinë civile; grupi konsultativ për barazi gjinore në zgjedhje dhe grupi konsultativ për qasje zgjedhore.

2018-11-27T21:16:31+00:00 26/11/2018|